top of page

Sikur të vije siç më vjen në ëndrra



Arjana Fetahu Gaba

Sikur të vije siç më vjen në ëndrra


Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ku mua gjithmonë më shtang habija,

Do të ktheja trupin në një flutur mali,

Mjaft lodhur në pafuqitë e mija.


Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Buzë eshkë dhe sytë malluar për diell,

Pak ujë hëne të mbledhur shpirtit,

Në gotën time, i dashur ta sjell.


Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ku nata më bën të çmallem me ty,

Do ti falja gjithë dyshimet që pata,

Veç të mi puthësh këta sy.


Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ah ato ëndrra me ty nëpër netë,

Më thuaj beso në dashuritë e zjarrta,

Se sot të erdha vërtetë.


__________________________


POETI!


Nje lot I nje poeti, pas psheretimes te thelle,

Ortek rrembyer, permbi deboren qe te vret,

Me rrokullima te shpirtit, trazuar ne dert,

Mos lendo, poetin se trazon nje det.


Nje zemerim I poetit, mbeshtjelle me deshperim,

Stuhi qe çan malet, me force e ulerime,

Sikur toka çahet, e s'ka me blerim,

Mos lendo poetin, se lendon lirine.


Kur I dhemb zemra, ajo aq e madhja,

Dije se gjithe bota, nje dhimbje e ka,

Ne filloj te shkruaj, dije eshte lenduar ,

Dije se ka dallge, dallge te mbedha.


Ja u jep gjithe zemren, sa here qe ta doni,

Ja u fal te gjithen, çdo rrahje nje shkronje e mban,

Nese ndihesh keq lexo nje varg prej zemre,

Shpirtin per ju ngre peshe, rrahjet me ty I ndan.


________________________________



A ke dashuruar ndonjehere si une?!...


A ke dashuruar ndonjehere si une,

Ku nete te tera te kalosh pa gjume?!

As buke s'ke ngrene dhe uje s'ke pire,

Çdo ore pa Të, me shume veshtire?!


Te shkosh per diku, mos te arrish askund?!

Rrugeve ku shkon mos te marrin fund?!

Megjithese bulevardi me njerez eshte plot,

Ti ndihesh I vetem dhe shkon kot me kot.


Çdo ngjyre perreth te te duket shperlare,

Te fshehesh mes syzesh syte qe kane qare,

Me njefare buzeqeshje te fshehesh vetmine,

Asgje dhe pse e bukur, mos ta heq merzine?!


Keto dhe sa te tjera, mos ti dish me mire,

Vuajtje qe dhembin veç per nje deshire,

Te isha I lumtur me vajzen qe une doja,

Asgje me shume se kaq, Zotit I kerkoja.


A ke dashuruar ndonjehere si une?!

Te mos duash veten po tjetrin me shume,

Te fitosh zemren dhe te gezosh jeten,

Kush me mire se une ta thote te verteten?!


Ruaje ate zemer qe derdhe shume lot,

Ruaje si gjene me te shtrenjte ne bote,

Jeto çdo çast ,sikur s'ke tjeter dite,

Beje jeten tende veç paqe dhe drite.


115 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page