top of page

"Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e R.Sh" !




Piro Ahmetaj


Në përgjigje të interesimit të disa mediave rreth reagimit të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve digjitale të Republikës së Shqipërisë, në vijim gjeni një përmbledhje strategjike:

Para së gjithash, përtej dhe përfshi rastit konkret, ku sistemet digitale të një shteti (R.Sh) u sulmuan nga një shtet tjetër (Irani), po paraqes një opinion të zgjeruar PSE ( ?) vendet kanë jo vetëm përgjegjësinë por janë edhe në të drejtën sovrane për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike ?

Së pari, kryesisht mbas viteve 2000, kërcënimet kibernetike janë të konsideruara në top listën e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit, për rrjedhojë edhe ndaj sovranitetit kushtetues të çdo vendi më vete, ndaj Aleancës Transatlantike (NATO) dhe jo vetëm.

Mbas Samitit të Chicagos 2012, NATO ka bërë përpjekje për t’i konsideruar kërcënimet kibernetike si pjesë të artikullit 5, ose si përgjegjësi e mbrojtjes kolektive. Ndërkohë, ajo ka zhvilluar projekte, kapacitete dhe aktualisht zotëron aftësi operacionale për mbrojtjen kibermetike “vetëm të sistemeve digitale të NATO-s”, qofshin ato të instaluara në Bruksel, në instalimet e kohës së paqes apo në 30 vendet anëtare (përfshi në R.Sh)!

Si dëshmitar/ekspert teknik i këtyre përpjekjeve, e përsëris se përfshirja e kërcenimeve kibernetike brenda “Ombrellës së përgjegjësive të NATO-s” (artikulli 5), do të transformonte nga themelet Marrëveshjen e Washintonit (1949) si dhe përballjen e Aleancës me kërvenimet e gjeneratës së shekullit 21/22.

Ndërsa «dështimi» i kësaj përpjekje (nëse do e quanim kështu), ndërlidhet jo vetëm me barrën e jashtëzakonshme financiare (Triliona Dollarë) të sistemeve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurencën mes USA, UK, Gjermanise, Francës, etj për prokurimet e sistemeve nga industritë ushtarake respektive si dhe me traditën hezituese të Agjensive të Inteligjencës për të ndarë informacione me peshë, gjeopolitike dhe strategjike njëherësh.

Gjithsesi, do ishte shumë mirë sa më herët, por shpresoj nuk do jetë shumë vonë, pasi përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda artikullit 5 të NATO-s do të imponohet nga dinamika e lartë e ndryshimit të gravitetit të kërcenimeve në mjedisin e “erës së re të sigurisë”! Sigurisht NATO, do duhet të mbështesë vendet anëtare me mesazhe solidatiteti dhe asistencë teknike, si në rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, i konfirmoi mbështetjen e saj.

E lexuar nga konteksti i sipërpërmendur, besoj del edhe më e qartë që çdo vend i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe të drejtën sovrane për të zhvilluar strategji, programe, kapacitete, infrastruktura dhe rregulla angazhimi për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet kibernetike. Por, më duhet ta bëj të qartë se ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike është një ndëmarrje shumë e vëshirë dhe me kosto pothuaj të pamundur për t’u përballuar jo vetëm nga vendet e vogla të ngjashme me vendin tonë.

Po ashtu, përfitoj nga ky rast, për t’ju përgjigjur një shqetësimi publik në 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha në marrëveshje me USA, pranoi valën e parë të opozitarëve Iranian: «në rast se regjimi i Iranit do guxonte të komplotonte sulme terroriste kundër Muxhahedinëve (MEK) të akomoduar në territorin e R.Sh, pa asnjë mëdyshje (ashtu si rasti 11 Shtatorit në kullat binjake) do të konsiderohej/t sulm ndaj sovranitetit të RSh dhe çdo vendi të NATO, dhe nëse kështu do të merrte përgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleancës Transatlantike (NATO/SHBA)

Së dyti, prandaj në rastin konkret, gjykoj se mbështetur në të drejtën sovrane, Tirana Zyrtare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje propocionale ndaj sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave digjitale të R.Sh.

Përtej definicioneve të kujdesshme diplomatike, nga ana e sigurisë strategjike: «një sulm kibernetik (në këtë rast i provuar edhe nga agjenistë prestigjoze të intelingjencës), përbën mbi të gjitha kërcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Sigurisë Kombëtare të një vendi sovran», në këtë rast ndaj R.Sh. Nuk besoj se as udheheqësit, Strategët apo Diplomatët e regjimit të Iranit të kenë kundërshtime thelbësore ndaj këtij përcaktimi të gjithëpranuar boterisht ?!

Parë kështu, reagimin e «fortë», për këdo që do ta quajë kështu të Qeverisë R.Sh për ta larguar brenda 24 orëve prezencën diplomatike të Iranit nga Tirana, e gjej jo vetëm të legjitimuar brenda kornizës kushtetuese të R.Sh, por edhe të drejtë sovrane, të mirë-peshuar si dhe të koordinuar në raport me parimet e integritetit të çdo vendi të NATO-s dhe jo vetëm.

Së treti, sigurisht nuk ka vend fare as për politizimin, as për triumfalizëm delirant(si në rastin e spiunazhit Rus për depot e braktisura të Gramshit) as për kapitalizimin e suksesit dhe levdata ndaj Qeverisë, pasi në rastin më të mirë, Institucionet përgjegjëse kanë përmbushur detyrën kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare.

E thënë më drejtpërdrejt, edhe pse si ekpert i mirëkuptoj shumë mirë vështirësitë deri në pamundësi për të parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike, Qeveria dhe Institucionet përgjegjëse, në bashkëpunim me ato homologe të SHBA, Izraelit, apo ndonjë vendi tjetër, (si parandalimi i sulmit terrorist në stadiumin e Shkodrës) do të duartrokiteshin me meritë nga shqiptarët nëse do ta kishin parandaluar në kohë këtë sulm.

Nga ana tjetër, mendoj se duhet nënvizuar jo vetëm për komunitetin e sigurisë, se duke ju bashkuar me kurajo programeve të SHBA në betejën kundër regjimit të Iranit (duke strehuar oponentet e regjimit të Iranit), akt që në fakt nuk e ka bërë as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj është fare e thjeshtë që bashkë me përfitimet nga statusi i "aleatit të privilegjuar, strategjik siç e vetëquajnë pushtetarët e radhës), Shqipëria ka marrë mbi vete edhe peshën e rreziqeve nga regjimi i Iranit.

E parë nga ky këndveshtrim, mendoj se SHBA e ka përmbushur «detyrimin» duke e kompensuar Shqipërinē e vogël në raport me peshën e madhe të kërcënimeve që ka marrë duke ju bashkuar interesave gjeopolitike në luftën kundër regjimit Iranit, Irakut, dhe në çdo rast tjetër të ngjashëm. Për më konkretisht, përveç qëndrimeve diplomatike, SHBA e ka mbështetur R.Sh për projektin e mbrojtjes kibernetike me asistencë teknike, ekspertizë, etj por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur në krye të listës së bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Së katërti, përtej modestisë tepëruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik të gjithë-Pushteteve, as me (mavro) administratorët e emëruar me zvarritje në krye të Institucioneve të larta Shtetërore dhe as me delekuencën e mjero-opozitarëve të bravave, vulave dhe proçedurave; as me përrallat egocentrike të Batonëve të pushtetit dhe teoritë konspirative të Haxhiqamilëve modern, si dhe as me opinionistët e gjithëditur por të mirëpaguar nga oligarkët tru-dhjamosur!

Ajo që dua të shtoj nga kapaciteti i ekspertit për të peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare, është që faktorët politike, për më keq ato shtetërore, nuk do duhet kurrësesi të demostrojnë protagonizëm, të tipit të udhëheqësve të internacionalizmit botëror në luftën ndaj regjimeve që gjithësesi kanë peshë dhe mundësi të konsiderueshme për të kërcënuar apo qoftë edhe dëmtuar interesat e vendit tonë jo vetëm në planin e sigurisë kibernetike, por dhe më gjerë.

Së pesti, në dijeninë time të kujdesshme, 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje serioze, e finalizuar me “Marreveshjen për Sigurinë Digitale”, e nënëshkruar në Janar 2022 me Kompaninë elitare, JC Jones Cybersecurity që drejtohet nga Gjenerali* mirënjohur James Jones, ish-Komandant i NATO-s, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë Presidencës Obama etj.

Gjithësi gjykoj se mbetet emergjente dhe rekomandoj që edhe mësimet e nxjerra nga ky rast, të shërbejnë si një këmbanë e fortë alarmi, për të zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar/dekor për zyrat e shtetarëve të radhës); modernizuar sistemet, aftësitë mbrojtëse, si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institicioneve dhe strukturave përgjegjëse ndaj kërcenimeve kibernetike dhe jo vetëm!

Në shtesë, përfitoj nga rasti, që ashtu si në 10 vitet e fundit, të ri-rekomandoj edhe më fortë Autoritetet Shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë që brenda Plaftormës: “dy shtete sovrane një komb i vetëm”, do të duhet të jetësohet si një projekt shëmbullor i përbashkët për mbrojtjen kibernetike mes R.Sh dhe asaj Kosovës (për më tepër se ky projekt është jashtë korrnizës së artikullit 5 të NATO-s).

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të R.Sh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO.

Shënim: Kjo përmbledhje është ndare me ekpert/kolege në Këshillin e Atlantikut, Washington, Bruksel, etj.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page