Si u arrestua dhe pse u dënua me vdekje Gjergj Bubani?



Vilhelme Vrana Haxhiraj


Gjergj Bubani 20 janar-1899-28 shkurt 1954,

(një elitë e mohuar)


-Paragraf nga libri im Elitat e Mohuara-(f.175-180)


Gjergj Bubani

Elitari Gjergj Bubani, drejtori i parë i Radio Tiranës 1937-‘938, shkrimtar, publicist dhe përkthyes, jo vetëm i pavlerësuar nga pushteti i diktaturës, por dhe i dënuar me burg si kriminel lufte, ende pa u çliruar Shqipëria.

28 nëntor 1938: Për herë të parë në ajrin e Tiranës, u shpërnda në gjuhën e bukur shqipe zëri i drejtorit të Radios së parë shqiptare, Gjergj Bubani: Ju flet Tirana...”,- këto tri fjalë sado lehtë që mund të shpiptohen, kanë një domethënie të madhe, kanë një peshë të madhe kur i dëgjon sepse është pesha e një shteti, pesha e fjalës shqipe, e cila nuk zëvendësohet me asgjë në botë.Është fjala shqipe që gërthet fort e dëshmon: ‘Unë jam gjuha nga më të vjetrat në botë, të tjerat nuk ekzistojnë më dhe quhen gjuhë të vdekura. Unë jetoj përderisa trojet ku unë belbëzoj e lëvroj gjuhën e nënës, kanë nevojë për identitetin që u japim unë dhe raca autoktone iliro-pellazge, ku çdo pëllëmbë toke ëmbëltohet me tingujt e mi hyjnor,epse gjuha shqipe është gjuha e Perëndive.” Vivra.


Dossier : Si u arrestua dhe pse u dënua me vdekje Gjergj Bubani? Gjergj Bubani, i njohur edhe si Jorgji Bubani ose Brumbulli ishte pseudonimi letrar, ka qenë shkrimtar, publicist dhe përkthyes shqiptar. Lindi në Boboshticë të Korçës më 5 mars 1899

Ndoqi Liceun frëng në Korçë dhe më pas vazhdoi shkollën e lartë në Athinë ku studjoi për Kimi. Pas studimeve u vendos në Rumani, ku punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare "Shqipërí e re", botuar prej studjuesit Ilo Mitkë Qafëzezi. Në janar të 1922 nxori një periodike me titullin “Dodona”, ndërsa në mars 1926 revistën “Zëri shqipëtar” që pati jetë të shkurtër. Punoi edhe si sekretar i konsullatës shqiptare në Konstancë e Sofje.

Në Shqipëri u kthye më 1944, ku u arrestua më 13 nëntor. U dënua si "kriminel lufte" nga Gjyqi Special si shumë intelektualë të tjerë pa mandat arresti. Në aktakuzën e formuluar më 12 shkurt 1945 ai u akuzua "Se është bërë vegël e propagandës armike si agjitator, propagandist dhe publicist me anë të radios dhe fletoreve. Ka shkruar artikuj për okupatorin dhe kondra luftës së popullit si Drejtor i Radioemisionit, Drejtor i Radios dhe redaktor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Ndonëse nuk e pranoi akuzën dhe megjithëse tre dëshmitarë dëshmuan se Bubanin e njihnin si simpatizant të lëvizjes qysh në fillimet e saj, ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Ndërroi jetë në burg më 28 shkurt 1954.

Botimi me titull “Publicistikë-Shënime udhëtimi, (1919 -1944)” me parathënien e Mitrush Kutelit, i cili vlerëson humorin dhe satirën e Brumbullit (pseudonimi i Gjergj Bubanit) duke thënë: “në lotët dhe gajasjet brumbullore pasqyrohet më e tmerrshmja tragjedi e kësaj epoke në udhëkryqe…”

Forumi shqiptar&Standard 28-10-2010 kanë shkruar: “ Djemtë e tij të mrekullueshëm, Dionis dhe Loredan Bubani i kanë bërë jetës dhe aktivitetit të Gjergj Bubanit, një shërbim që është vepër sublime. Kanë botuar veprën Gjergjit të plotë, ku përfshihen lexues, letërkëmbime si reflektim intelektual për një njeri, të cilin jeta e zuri për fat të mirë dhe të keq, nga vitet ‘20-‘40, por i dënuar me heshtje në diktaturë.” I biri i tij, Loredani, , i cili është marrë me botimin e veprës prej 2007-s, është shprehur: “ Gjergj Bubani mund të quhet fare mirë një paraardhës i letërsisë realiste të viteve ‘30. Ai e parapriu këtë letërsi .”Ndërsa monografia “Gjergj Bubani, i harruari i përkohshëm", me autor Kliton Nesturin hedh dritë mbi jetën reale të tij.

Çfarë kemi marrë nga Bubani i vjetër, është veprimtaria e tij e shumanshme, intensive si publicist i përkushtuar, satirik e shqipërues, si botues, drejtor e redaktor gazetash e revistash, si drejtues shoqërish atdhetare e kulturore e deri si regjisor pjesësh dramaturgjike, duke qenë edhe vetë aktor, që i përktheu edhe me synimin për t’i vënë në skenë. Duke nxjerrë në pah vlerat kombëtare arrijmë në konkluzionin, se plejada e viteve ‘30-s, tashmë njihet e