top of page

SI ORFE NË BRIGJET E BISTRICËS


PANAJOT BOLI, SI ORFE NË BRIGJET E BISTRICËS


NGA HEKURAN HALILI,

SHKRIMTAR DHE POET


-Forca dhe eleganca e figurave letrare në vellimin me poezi ‘Lotët e hardhisë’ të poetit Panajot Boli- Çdo artist, për të shprehur botën e tij shpirtërore, për të treguar talentin e tij përpara artdashësve,ka në dispozion një instrument apo mjet të caktuar. Keshtu, muzikanti ka instrumentet muzikore si violina , piano, kitara etj, piktori ka penelin e ngjyrën,skulptori ka daltën,këngëtari ka zërin,balerina ka levizjen,kurse poeti ka fjalën. Poetit i takon të këtë në dorë diçka abstrakte, siç është fjala dhe ta përdor atë me mjeshtëri, duke e kthyer gati në diçka konkrete për të prekur ndjenjat e njerezve. Por nga ana tjetër ka në dorë diçka të shenjtë,sepse e para ishte fjala. E bëra këtë hyrje për të theksuar se sa e rendësishme është mjeshtëria me të cilën shkrimtari apo poeti di të operojë me fjalën. Nga kjo mjeshtëri varet edhe shkalla e talentit të tij dhe forca me të cilën ai do të trasmetojë tek të tjerët kumtet apo mesazhet e veta. Panajoti ka kohë tashmë, qe me krijimtarinë e tij poetike, me fjalën e shpirtit të tij, mjeshtërisht na ka dhenë poezi, libra,të cilat e evidentojnë atë si një poet origjinal, teje të ndjerë,tel violine do ta portretizoja për nga ndjeshmëria, ku muza dhe era e brigjeve të Bistricës, i bie parreshtur violinës së shpirtit të tij. Nën tingujt e kësaj violine, ai dehet dhe më dora nuk shkruan se shpirti i tij nis e këndon si Orfeu. Nuk do ta teproja po të thoja :-Panajoti është Orfe i brigjeve të Bistricës.Ai, me fjalën e shpirtit të tij , s’rresht së kenduari për këto brigje,të rralla për nga bukuria, legjendat, historira, për njrezit qe banojnë në to. Nuk do të analizoj aspekte të tjera të poezisë mjaft të ndjerë të Panajotit, por do të sjell te lexuesi forcën dhe elegancën e figurave letrare qe përdor ai, duke i berë vargjet brilante, të brishta dhe mjaft emocionuese në vellimin mjaft simpatik , me një lirikë të thekur, te ‘Lotët e hardhisë’ ...Si trumcakë të trembur dy karrike rrinë në oborr/Dhe tavolina dalëboje si murg me tespije në dorë...Nga poezia –Unë erdha baba ...Ngjiteshim te hëna ,në prehrin e saj të mirrnim një sy gjumë/Zhyteshim në ujë të kapnim dritën flori të yjeve në lumë...Nga poezia:-Këmbësorë në repirë të malit ...Turfullonte si kali, ankthi,dehej shpirti im,pastaj ikte në përendim ..Nga poezia Përendimi ...Trishtimin s’mund ta mbuloj me jorganin e lehtë gri/Si mund ta lija atë, të paudhin trishtim , të flinte me mua?!..Nga poezia :-Ti engjelli pafjetur. .. U stolis befas bajanja ime në fund të kopështit/Si çmendet vajza nga dashuria e kërkon vellon e nusërisë ..Nga poezia :-Çeli bajamja ..Djersën e ballit /Me shaminë e verdhë ma fshin hëna/Dhe endrra e çmendur vrapon tek ti.... Nga poezia : Shalova kalin e femijërisë. ...E krasis dhe retushoj, ta bëj nuse në pranverë/Pika loti derdh hardhia,qan trishtueshëm si një dre...Nga poezia: Shperthim pranvere ...Në këtë natë, e vetme në çarçafët e trendafiltë ti endërron/Ti je larg mes natës qe nuk të sheh njeri,nisma endrrën ..Nga poezia: Ti je larg ...Mora kalin e baladës plakë..Nga poezia: Erdha me hënën ..Qe herët këndoi thellëza e dita u lumturua nga drita..Nga poezia: Thasë me dritë ..Dridhen gjethët në degë të pemës e frikshëm nisin të zverdhen/Ankthndarja nga trungu amë i frigon e rrugëve derdhen.. Nga poezia : Pragndarje ..U lodh nata e zvarrë u hoq në një cep të vetmisë/Me gerhitjen aritmike të Bistricës sime , qetësinë e lagësht gris/Fusha ka fjetur sonte, lugina padashur bëhet nevrike /Përtyp mendueshëm mjegullën e hirtë në menyrë mistike/Rrjedh e përgjumur kjo Bistrica ime në këtë natë të trishtë/Ca zëra si ndrrim stacionesh radjoje në fshat, butë qetësisht/Maramendet peisazhi i dehur , misterioz,qe nuk bën gjumë /Pastaj kridhet në ujërat e saj e përqafohen me të mirin lumë...Nga poezia : Peisazh ...Ti kafen e pi vetëm në verandë , në heshtim sublim/Ndërsa dielli u vë buzëkuq reve tutje , në perëndim/Ethet po e zenë shpirtin ,nga larg vjen një trokëllimë/Ca kuaj të zinj sjellin ngarkuar të buzënxirin trishtim/...Sa shumë u enda në atë luginë ku nëma është mbjellë/Si Orfeu , këngëtari qe vajti në Had , vet kalin po ta sjell/Atë pikën e lotit në cep të syrit ta bëj dritë, ah lumturim/Të dy mbi kalin e bardhë , të etur marrëzisht për përqafim...Nga poezia:Ti kafen e pi vetëm ..Shkruaj fjalën –Pranverë në derrasën e klasës?Nxënësit buzëqeshin../ Shkronjat pikturojnë portretin tend /Unë të shoh Ty ..Nga poezia: Kur shkruaj fjalën Pranverë.. Sa dashuri ka në këto pak fjalë të përdorura mjeshtërisht Mund të sillja pafund vargje e poezi të tilla , të mrekullueshme se ato janë me bollëk qe e qendisin bukur këtë vellim me ngjyra të ndezura , të brishta me një lirikë të thekur, por nuk nuk dua të ha kohën kolegëve qe duan të thonë edhe ata fjalën e tyre.Urime dhe falemnderime për poetin Panjot Bolin, për librin e bukur dhe me vlerë qe gatove në shpirtin tend, i këndove si Orfeu, na e fale ne me kaq bujari , qe të karakterizon në çdo hap e sjelljen tuajen.

65 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page