top of page

Si i gjen shqiptarët Viti i Ri


Si i gjen shqiptarët Viti i Ri, për këtë dëgjoni qytetarët te Bashkim  Hoxha!

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

”Mirëmengjes me Bashkim Hoxhën”,te emisioni me i madh  i qytetarëve  ,sepse ai është emision i publikut, me publikun dhe për publikun , ku flasin qytetarët për hallet e tyre të shumta; ku flitet për varfërinë, për papunësinë ,për mjerimin ,për padrejtësinë, për eksodin, për anën e errët e të përvuajtshme të realitetit shqiptar. Këtu    qytetarët ankohen të dëshpëruar  për atë se cfarë pësojnë,vuajnë  dhe përballet publiku, i cili sikur clirohet pak kur ai  tregon të vertetat e realitetit të zymtë shqiptar, pasi pothuajse në të gjitha emisioniet dhe televizionet e tjera në Shqipëri dominojnë luksi,  mashtrimet, propaganda, dritat, reklamat e mallrave dhe ushqimeve të paarritshme për xhepat dhe portofolet  e qytarëve; nëpër sheshe kudo verbërojnë dritat në  pemët e Vitit të Ri a thua se jemi vëndi më i lumtur në botë; nëpër TV dominojnë emisionet e kota, shterpë dhe coroditëse   dhe sidomos reklamat mashtruese. Kudo zhurmë e dukje festive për festat e fundvitit , të cilat qeveria, bashkitë, politika dhe mediat nisin e i festojnë 30 ditë apo më shume kohë përpara tyre.

 

Një pakicë e vogël e shqiptarëve: pushtetarët, oligarkët, politikanët, mediatikët e “mëdhenj” të reklamës e mashtrimit si   dhe shtetarët, gjyqtarët e prokurorët e korrupsionit  gjithë vitin ata e kanë festë e lumturi  sepse kanë me bollët e me tepri paranë e zullumit, mashtrimit, hajnisë e korrupsionit. Një pakicë kanë problem dhe shqetësohen se ku dhe si ta shpenzojnë e ta harxhojnë paranë; disa, pra  një pakicë kanë hallin se cfarë dhuratash të shkëmbejnë mes tyre   kurse qeveria dhe televizionet e bajatshme kanë tre muaj që reklamojnë me bujë  5 mijë lekshin për pensionistët për të blerë  bakllavanë apo kaposhin e Vitit të Ri. Disa dhe vetëm disa  kanë  hall se dhe në cfarë vëndi të botës të shkojnë për pushime, për  dëfrime, për të luajtur kumarin e bixhozin dhe për lloj-lloj hobi e për të realizuar cfarë edhe shohin nëpër  ëndrra, ndërsa familjet shqiptare presin që t’u dëgojnë euro fëmijët e tyre për të blerë bakllavanë, arrat e kaposhin për Vitin e Ri, ashtu sikurse që familjet e shumta dhe prinderit presin gjatë gjithë vitit nga fëmijët e tyre në emigrim  t’u dërgojnë paratë për të paguar ujin , dritat ,ushqimet dhe ilacet


21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page