Nga Fritz RADOVANI:
Shtetet komuniste u ndertuen pa themele...
Shikoni anen Lindore të Globit toksor! Themelet e atyne shteteve janë kenë deri vonë nder të gjitha ata vetem Gropat pa Emna plot të vramë!
Mbas gati një Shekulli komunizem, asnjë nuk la as meturina themelesh!
Tue fillue prej Marksit, Lenini, Stalini apo edhe Ever Hoxha, e ndertuen komunizmin mbi disa shtylla të kalbuna druni, që shumica u shemben! Ma sakt këte e provojnë shtetet e ashtuquejtuna t’ atyne “demokracive popullore”, që shumica u fshine simbas t’ ishin kenë asnjëherë në 1990.
Ever Hoxha zhduku inteligjencen dhe Klerin katolik, madje “shpalli edhe Shqipninë ateiste”, e vetmja në Botë, po harroi se “gjurmët e Shen Palit nuk fshihen” nga kalldramet e Shqipnisë së Vjeter e as nder Kështjella...
47 vjet vrasje dhe varrosje nder gropa pa emna, të disa mija Atdhetarve tanë dhe, prapseprap në Rrëmajin e bukur të Ingj. Lodovik Zojzit pranë së bukres Shkoderlocja, Don Simon Jubani “Ringjalli Fenë në Shqiptarë” dhe, Shqipnia tregoi se nuk pranon kurr “me dalë jashta Europës plakë”!
Komunistat mendojnë se me pjellen e vet të degjenerueme, që sot ate po e drejton një “kryeminister” i “rilindjes komuniste” “miljoner dhe...”.
E shkreta Shqipni, sa shumë po i takon me provue n’ këte Botë plot lot!
Jo vetem Shqiptarët e vertetë po,as Europa, nuk besoj se pajtohet me até politikë “shpopullimi” që janë tue ndjekë vagabondët komunista nder Ata Troje të vjetra e shumë të nderueme, që me Shekuj u lane me Gjak nga Atdhetarë të perkushtuem tue fillue nga Alpet e pasterta t’Veriut!
Shqiptari provoi se pranon me u zhdukë perpara se me quejtë komunist!
Vllazen e Motra të Nderuem të Shqipnisë së Vertetë Europjane!
Mos harroni se “asnjë pikë Gjak Shqiptari, nuk shkon kot!” Ai asht Gjaku i Atyne Shqipeve që ju veshet Atyne Shkambijve të nendheshem të Tokës sonë të çmueshme dhe të shtrenjtë, që Shekujt ua kanë shndrrue nder Ata Shkambij që janë themelet e Asaj Ilirisë së vjeter të patundshem nder Shekuj të Shekujve, bash t’ Asaj Shqipni që po shuhet sot në Ballkan dhe, që dikur i Madhi Gjergj Kastrioti – Skenderbeu u gjujzue tue Lutë Zotin per fatin e Saj, per të cilin sot lutet dhe Shejtnesha e Madhe Nanë Tereza!
Melbourne, 12 Mars 2024.
Comments