top of page

Shtatë orë në Bruksel


Resmi Çorbaxhi

S H T A T E O R E N E B R U K S E L


T r e g i m


Resmi Çorbaxhi


Padashur kishte rene ne nje nga ato gropat e padukeshme qe shpesh krijojne valet e detit para se te shuheshin ne breg te detit.

“Uuuu, qenka i ftohte.” – leshoi instiktivisht nje pasthirme dhe foli me vehte si te kishte dike prane.

Ishte e vetme. Zakonisht preferonte vende te qeta dhe me pak njerez. Kete fundjave ishte ngritur heret. Ndjente nje kenaqesi kur lindja e diellit e gjente aty ne breg nen zhurmen e qete te valeve dhe pa bezdine e njerezve te tjere. Keshtu kishte menduar deri ne momentin kur degjoi fjalet e dikujt qe e kishte terhequr pasthirma e saj.

- Me sa duket tani je zgjuar. Akoma s'te ka dale gjumi.

Ketheu koken nga erdhi zeri. Pak hapa me tej ndodhej nje djale i ri, me i gjate se ajo, me trup te lidhur.dhe te rreshkur nga rrezet e diellit. Floket i kishte te dredhur dhe te bukur. Syte gjithashtu. E vetmja gje qe nuk i pelqeu ishte mjekra. E gjate dhe pa forme, si nje tufe leshterikesh te dala ne breg te detit.

Nuk iu pergjegj. Qe te largohej prej tij hodhi hapa te tjera drejt thellesise se detit. Papritur nje vale erdhi deri ne supe duke i shkaktuar te renqethura kur uji i kripur preku lekuren e saj te thate. Humbi ekuilibrin. Rreshqiti brenda vales se ngritur mbi koken e saj. Nxorri perseri koken duke u kollitur.

- Mos ki frike, m'i jep duart. Megjithese ishte rritur buze detit u ndje e pasigurte mes ftohtesise se ujit dhe vales se papritur qe e zuri ne befasi.

E trembur zgjati duart ne drejtim te tij i cili e terhoqi drejt vehtes. Nuk e mori vesh sa shpejt perfundoi brenda kraheve te tij te forte qe e udhehoqen drejt bregut. Ndiqte hapat e tij pa i shkeputur asnje cast duart nga krahet ku mbahej. Vuri re se ishte me e shkurter. Nuk e kalonte lartesine e supeve te tij. U be xheloze. Ishte me i bukur se ajo. Kete ndjenje e fshehu brenda syzeve qe nuk te lejonin te shihje syte e saj te frikesuar. Dukej me terheqese sa here qe nje tufe flokesh kerkonin te loznin ne afersi te vetullave gjysem mbuluar nga syzet. Ndersa ai… Ndjeu dicka te bute rreth supeve te saj qe ende dridheshin nga flladi mengjezor I ngopur me lageshtine e detit. Ngriti koken. Kerkoi te thoshte dicka por ai nuk e la te fliste.

Eshte peshqiri im. Nuk e kam perdorur, neqofte se e pranon

Faleminderit. Quhem Sofia. Jani – zgjati doren ne drejtim te saj.

Me duhet te iki, por...

Por... - tundi koken Jani

Mund te shihemi ne mbemje. -

Si te duash, une ketu jam, – zgjati koken ne drejtim te vendit ku kishte ngritur cadren e kampingut.U ndane. Ishte i bindur qe ajo te vinte. Hera heres bindja e tij merrte nje te krisur. Ndoshta... Perse duhej te vinte? Kush ishte ai?! Rikthehej ne kohe gjate takimit t tepapritur aty buze detit. Frika e saj per asgje. Edhe sikur te mos ishte ai perseri nuk do te ndodhte gje. U tremb kot, fare kot. Ishte nje arsye per tu takuar perseri. Kur shpresat kishin filluar te veniteshin, e shkundi zeri i saj:

- A ka njeri aty?

- Mund te hyni – kerceu menjehere dhe levizi fleten e saj qe sherbente si hyrje. Nje llampe vendosur ne qender te saj ndriconte zbehte hapesiren e ngushte. Ishte e vogel dhe e mjaftueshme per dy vete.

- Ketu qendron?

- Po!

- Nuk eshte ftohte gjate nates?

- Jo, nganjehere kam vape.

- Frike?

- Frike?! Nga kush?

Mblodhi supet,pa ditur te pergjigjej. Nuk e kuptoi se perse kishte ardhur. Por duhej te justifikonte viziten e premtuar.

-Erdha tju falenderoj per ndihmen tuaj ne mengjez. - justifikoj viziten e premtuar. Ju ndihem borxhli.

-Nuk bera....

-Po, - e nderpreu Sofia, - per ju dicka e vogel... Jani qeshi.

-Perse qesh? Ndoshta jeni mesuar. Si duket rrini me teper ne uje se ne toke.Si duket qendroni me shume ne uje se ne toke. Mund te isha mbytur..

Nuk ishte ajo qe kishte njohur buze detit. Kishte nje veshtrim magjeps. Mendimet ia preu ne mes zeri i saj.

-Ne qofte se jeni i lire kete mbasdite...

-Une i lire jam njezetekater ore non stop..

- Edhe une. Mund te kalojme mbasditen se bashku.

- Patjeter!

- Mos ndoshta keni ndonje plan?

Jo!

-Ku doni te shkojme?

-Nuk kam preferenca, kenaqesi te jem mysafiri juaj.

Je shume i kendshem. Mund te shkojme diku ketu afer, ose ne apartamentin tim. Mund te gatuaj per ju.

-Ju jeni vetem?

Po, banoj ketu afer.

Ne qoftese nuk eshte problem pse jo. Nuk dua te shpenzoni…

Shkojme! Sofia e terhoqi per krahu. Nje buzeqeshje e lehte i shpetoi ne cepat e buzeve. – Cilido te jete cmimi do te bej me te miren per nje mysafir si ju. Shkojme ne lokal, si thua?Prane tij ndihej mire, sikur te ishin njohur prej kohesh. Mbajten kembet ne lokalin e pare qe ndeshen. Zgjodhen nje tavoline me fytyre nga deti.

- Pamje shume e bukur.

- Eshte hera e pare qe vini ketu?

Jani tundi koken. – Po ju?

Qendroj gjithe veren deri sa fillon shkolla. Me pas kthehem ne Selanik.

Vertet!

Po!

Jemi nga i njejti qytet.

- Nuk me besohet. Ku banon?

- Napoli.

- Une… - belbezoi ajo -ne Kri….-

- Ahaa, po truproje ke?

- Mos shikon ndonje rreth e rrotull. Ah po, ja ku eshte, perballe meje – beri shaka me pyetjen e tij.

U bene miq shume shpejt. Sofia tregoi per humbjen e babait, jeten mes Selanikut dhe Brukselit, puna e nenes si zyrtare e larte ne zyrat e kontinentit te vjeter. Ai degjonte. Ajo fliste dhe ai perhumbej ne jeten si emigrant. Cfare t'i tregonte; qe kishte hyre legalisht ne vendin e saj,qe kishte fjetur ne nje magazine pa cati; qe fshihej nga policia, qe i kishin vene prangat ne vendin e punes si emigrant i paligjshem? Per babane qe i dhimbte gjithe trupi nga puna ne ndertim. Qe ishte shqiptar? Vendosi te mos fliste. Koha kishte kaluar. Ishin klientet e fundit ne lokal. U ngriten.

- Faleminderit qe erdhet. U kenaqem.

- Ishte kenaqesia ime. Ku ndodhet apartamenti juaj?

- Jo shume larg.

- Jam me fat, nuk duhet te porosis taxi; - qeshi Jani, duke kapur doren e saj te vogel. Ndalen hapat ne hyrje te apartamentit. Kryqezuan veshtrimet. Asnjeri nuk levizte. Prisnin njeri tjetrin.Megjithese nuk flisnin ne syte e tyre dallohej deshira per te qendruar sa me gjate. Nuk deshironin te ndaheshin kaq shpejt. Jani vlersoi ciltersine e saj, ndersa Sofia qetesine dhe maturine e tij. Padyshim e joshte bukuria dhe trupi e tij prej atleti.

- Naten e mire – they akullin e heshtjes duke fshehur deshiren e saj te brendeshme per ta ftuar brenda. Priste qe ai te reagonte, ti jepte nje arsye qe ta ftonte brenda. Ai nuk foli. Ende mbante te kapur doren e saj.

- Cfare…? - e terhoqi pas vehtes duke e pare ne sy.

Jani mblodhi supet. Nuk ishte i sigurte. Sofia kembenguli duke e terhequr pas vehtes duke. U ngjiten ne verande. Si ne nje enderr. Dy te njohur per here te pare, te cilet nuk kishin cfare te tregonin. Kur biseda ngecte ne ndihme u vinte qyteti ishullor, kampingjet buze detit, rruga gjarperuese pushtuar nga dritat e makinave pafund, valet qe ndiqnin njera tjetren deri sa shuheshin ne breg.

Me duhet te iki – kerkoi leje Jani. Kerkoi ndjese qe i kishte prishur planet ate mbasdite.

Ishte kenaqesia ime. Por…

Fole - e nxiti ai duke parandjere vazhdimin e fjales se saj.

- Apartamenti eshte i madh. Mund te qendrosh sot, ne qofte se do gjithe kohen sa te jesh ketu. Askush nuk do tju shqetesoje.

Njehere tjeter – u nis te ikte.

-Te lutem – e kapi per dore duke ngritur koken. – Nuk do te ndihem mire te largohesh ne kete ore. Ai heshti, i tunduar nga kerkesa e saj.

- He si thua? – vendosi pellembet e saj ne gjoksin e tij.

- Mire – foli me medyshje i pavendosur per vendimin e marre.

- Do te flesh ne dhomen time.

- Po ju?

- Ketu – tregoi me koke kolltukun e gjere perballe tij.

- Nuk eshte e drejte.

Sofia iu afrua me prane, vuri gishtrinjte e saj te vegjel ne buzet e tij per ti thene se vendimet e zonjes se shtepise nuk diskutoheshin. Ndjeu krahet e tij qe qarkuan supat e saj te vegjel. Humbi brenda kraharorit mes tik takut te zemres qe rrihte prane veshit te saj.

- Je shume e mire, - i peshperiti dhe e puthi ne faqen qe kishte filluar te perskuqej. Sofia u turperua. Nuk foli, as kundershtoi duke pritur te tjera puthje. U ndje mire brenda kraharorit te tij… Jani perpelitej ne shtrat pa ditur te shpjegonte ate qe kishte ndodhur. Ishin bere te afert sikur te njiheshin kohe me pare. “Rastesi, fat a dicka tjeter… Po kur te mesoje qe jam shqiptar…Uroj qe nena e saj te jete larg ndjenjave rraciste…”

Tri ditet e mbetura i kaluan se bashku, here ne cader dhe here ne apartamentin e saj. Me pas cdo fundjave Sofia braktiste Brukselin per te qene prane tij. Nuk ndryshoi asgje edhe kur mesoi se ishte shqiptar. Iu hodh ne qafe, e perqafoi dhe e ngacmoi pas vesheve te tij duke i thene: - per mua nuk ka problem. Edhe ketu gjen njerez te liq dhe te mire. Janit i ndriten syte. Nuk priste nje reagim te tille. E puthi. U ndje me i lumturi ato caste. Nuk mund te ndaheshin per anje moment. Ec e jaket vazhduan deri ne vitin e ri. Nje dite para nderrimit te viti u gjenden larg njeri tjetrit; ajo ne Bruksel dhe ai ne Selanik. Vitit i pare, njohja e pare, dashuria e pare, puthja e pare… Hapi kompjuterin. Ajo priste.

- Gezuar Vititn e Ri!

- Edhe ju!

- Mendo nje deshire.

- Eshte e parealizueshme! – psheretiu Sofia.

- Ma thuaj.

- Te ndjeja hapat e tua ne oborr, te hapja perden, dhe te te shihja ty…

X X X

I mbyllur ne dhomen izoluese te aeroportit, Jani sillte momentet me te mira me Sofien. Takimi i pare, fundjavat se bashku, udhetimi me avion, deshiren e saj.... Kishin kaluar me se dy ore deri sa oficeri i sigurise ne aeroport e mori ne interviste.

- Nuk di pse me keni ndaluar. Nqs humbas avionin njeqind e pesedhjet puntore do te mbeten pa pune. Fati i tyre eshte ketu – tundi nje tufe celesash para fytyres se tij.

- Eshte procedure…

- Vetem per mua, - e nderpreu Jani.

- Nje qendrim disa oresh dhe kthim i menjehershem. Dite festive. A nuk te duket si e cuditeshme? Perse gjithe ky nxitim?

- Te plotesoja nje deshire te vajzes qe dua.

- Si quhet?

- Sofia Tsickos!

- Ka ndonje lidhje me Kostandina…

- E bija!

- A mund ti telefonoj?

- Kujt?

- Zonjes Kostandine!

- Mund ti telefononi se bijes ose vajzes tjeter. Zonja Konstandine nuk di gje.

- Keni marre nje fluturim disa oresh.

- Sigurisht, pasi nje pjese te kohes e kalova me ju. – ironizoi Jani.

- Ju thate se ishte nje rastesi dhe suprize per te.

- Po zoteri, ishim ne skype dhe ajo shprehu nje deshire. Kerkova ne internet dhe fati ishte me mua. Gjeta bileten e fundit qe kishte mbetur. U gezua pa mase kur pesembedhjete minuta para nderrimit te vitit u gjenda ne oborrin e viles se tyre. I dergova nje mesazh duke i kerkuar te hapte perden e dhomes. Shtangu, ishte gati te hidhej nga dritarja, te fluturonte pa pyetur per muret, xhamat a pengesa te tjera. U cmend. Edhe une. U harruam ne krahet e njeri tjetrit nen driten e fishekzjarreve mireseardhes. Oh! Nuk kam per ta harruar…

Oficeri i mberthyer nga rrefimi harroi qe duhej te hidhte deshmine e tij ne kompjuter.

- Me befasove. Jam beqar por nuk di ne se do te perjetoj momente te tilla. A mund ti telefonoj Sofies.

- Sigurisht. Mund tju jap numurat e saj te telefonit. Ne se doni mund te flisni nga telefoni im.

Degjonte vetem fjalet e oficerit, pyetjet e tij dhe perpiqej te perpilonte pergjigjet e Sofies nga ana tjeter e telefonit. Nuk ishte e veshtire qe te kuptonte shqetesimin e saj. Oficeri disi i penduar zgjati telefonin ne drejtim te Janit.

- Je mire. Erdha. – foli me ze te dridhur dhe e mbylli telefonin. Nuk vonoi dhe te dy u gjenden ne krahet e njeri tjetrit. Dridhej e tera.

- Per shkakun tim.

- Asgje nuk ndodhi. Nje shans me shume te jemi perseri se bashku. Si erdhe kaq shpejt.

- Ketu isha, nuk ika. Prisja te ngrihej avioni.

- E ndjenim kete cast. – foli ngadale dhe puthi floket e saj te zinj. Oficeri i sigurimit qendronte pas tyre pa dashur te prishte intimitetin e tyre. U kthyen me fytyre drejt tij.

- Ju kerkoj ndjese jeni i lire, por eshte detyra jone. Avioni eshte duke pritur.- zgjati krahun drejt daljes qe te conte ne aeroplan.

- Edhe nje minute zoti officer. Mori ne krahe Sofien e puthi gjate pa e care koken per pranine e tij,

- Me falni… - nderhyri oficeri.

Erdha! – foli duke e perqafuar fort Sofien.U ndane. Kishte hedhur vetem disa hapa kur ktheu koken. Ajo qendronte ende atje. Vuri duart poshte faqeve. E kuptoi. Behej fjale per mjekren e tij. Shkak dyshimi. Sa here Sofia e kishte keshilluar te mos e mbante. Qeshi. Shkoi doren neper te per ti thene se do ta hoqte sapo te mbrrinte. Ne hyrje te avionit veshtroi oren. Shtate ore plot ne Bruksel. Qeshi. Supriza te kendeshme dhe te pakendeshme. Tundi koken duke vene rripin e sigurimit. E pabesueshme.

- Cmenduri!

Thate gje – foli pasagjeri ngjitur me te. Jani e veshtroi pa mundur te shpjegonte cfare kishte ndodhur….

#R e s m i #C o r b a x h i

33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page