SHQISA E GJASHTË


Fiqri Shahinllari

NGA Fiqri Shahinllari SHQISA E GJASHTË

Një mbasdite të tërë ishte lodhur nxënësi 15 vjecar mallakastriot në gjimnazin e Vlorës për të zgjidhur një problem stereometrie por edhe pse ishte ndër më të dalluarit e klasës sidomos në matematikë ai nuk i kishte dhënë dot dum problemit. I rraskapitur nga lodhja por edhe nga inati shkoi të flinte në dhomën e konviktit. Qepallat e syve plumb të rënda nuk i bënë dot ballë as naze gjumit që e këputi menjëherë. Po flinte për shtatë palë qejfe. Nuk duhet bërë haram gjumi. Ai është ligj hyjnor e universal; fjenë njerëzit, flenë kafshët, flenë pemët e drurët pyjorë gjatë dimrit. Nuk e zgjidhi ditën gjimnazisti kur ishte zgjuar por në gjumë atij iu faneps në ëndër "dikush" që i pëshpëriti në vesh dhe e ndihmoi ta zgjidhte problemin.Sa u zgjua në mëngjes nxitoi ta hidhte në lëtër zgjidhjen sic e kish parë në ëndërr. Frikë kishte mos e harronte…. Sot ai gjimnazisti I dikurshëm në Vlorë është gjysh i lumtur me një bykyk nipër e mbesa që ia bëjnë jetën behar atij e të shoqes së tij përkatësisht gjyshe. Quhet Hysen Shehaj. Fati deshte të njiheshim para nja dy vjetëve sepse jetojmë në apartamente të vecanta në një godinë 11 katëshe në Old Toun të Aleksandrisë në shtetin e Virginias të Amerikës. Gjatë bisedës në ditët e para të Janarit 2020 rrodhi edhe ngjarja që sapo tregova më sipër. Tek hedh në kompjutër këto shënime po habitem për një koincidencë sikur ta kisha kërkuar me dorë në grumbullin e fakteve që kam në memorie. Nuk mund të më shpëtojë pa e përmendur. Shumë vite më parë doktori I famshëm kanadez, kirurgu Frederik Bantingu,i dërrmuar nga lodhja në kërkim të ilacit që shëron sëmundjen e sheqerit u platit në poltronin e laboratorit të vet. Gjumi e mundi. Por megjithatë ky gjumë nuk e la rehat.Në gjumin e thellë ia kishte behur intuita që I kishte "pëshpëritur në vesh" se ilacin që kërkonte prej vitesh mund ta gjente tek pankreasi i sëmurë i qenit..Kështu lindi insulina medikamenti shërues që përdorin miliona njerëz në botë, midis tyre edhe miku im Hysen Shehaj. Ashtu si edhe në disa shkrime të tjerë kohët e fundit unë nuk guxoj të flas as për psikologji e as për filozofi. Më mjaftojnë përjetimet e mia gjatë jetës dhe gërmimi në skutat e trurit për të zgjedhur faktet që kam ruajtur në memorië nga leximet. Nuk ka njeri që nuk e ka provuar parandjenjën. Bie telefoni dhe ti e "pikas" se kush do të jetë në skajin tjetër, Duhet të jetë ai që prisje të merte. Sheh një ëndërr me aksidente dhe kjo bëhet realitet të nesërmen.Shkon në një vend dhe ke ndjesinë se aty ke qëmë më parë , dikur. Opa hyn në punë këtu dezhavuja. Në raste të tilla kemi të bëjmë me intuitën që quhet shqisa e gjashtë e njeriut. Doktor Xhozef Marfi e quan ndërdije. Ajo qëndron midis arësyes dhe ndjenjës.Është, le të themi, një sistem alarmi.Dihet që logjika ndodhet në hemisferën e majtë të trurit ndërsa në atë të djathtë janë impulset dhe ndjenjat.. Intuita është process neutral, ushqehet nga neuronet. Kjo është arësyeja që intuita është përgjegjëse për transmetimin e shpejtë e të saktë të informacioneve që japin shqisat. Thuhet se femrat janë më intuitative se meshkujt. Pse? Sepse intuita e tyre ndikohet më shumë nga hemisfera e djathtë e trurit.prandaj janë më të ndjeshme nga fenomenet e jashtëme, ndaj ato mundohen të zgjidhin problemet me anë ë komunikimit ndërsa meshkujt u besojnë veprimeve. Studimet tregojnë se gjatë ditës femrat thonë mesatarisht 20 mijë fjlalë në ditë, meshkujt përafërsisht sa gjysma e tyre . Le të kthehemi te gjumi gjatë të cilit fle vetëm truri, jo zemra ,jo stomaku, jo mushkëria e organe të tjera të trupit.Në gjumë njeriu ndërpret lidhjet me botën e shqisave. Ai një të tretën e jetës e kalon në gjumë ku përtërin forcat.Më i ëmbël gjumi bëhet natën sepse nuk ka zhurma dhe dritë.Gjatë gjumit bashkohet pjesa pozitive e shpirtit me mënçurinë. Neuronet i japin sinjale trurit për të marë vendime të rëndësishme.Duhet të vendoset ekuilibri midis logjikës dhe ndjenjave. Lind pyetja: Çfarë është atëhere intuita? Fuqi e mbinatyrëshme, dicka mistike apo proces i komplikuar mendor?Nëse pranojmë variantin e parë doemos që kemi të bëjmë me misticizëm, te koha e perëndeshës greke Hekata. Ata që e respektonin këtë perëndi , ve në dukje Dr.Marfi, para se të flinin, zgjidhnin kohën kur hëna ishte e plotë dhe i luteshin asaj që t'i mbronte nga sëmundjet e ndryshme që bënin kërdinë atëhere.Në fakt, siç tregojnë studimet intuita është bijë e një procesi të komplikuar mendor, është shqisa e gjashtë e njeriut , është procesi më i shpejtë se zakonisht i të menduarit. Mendja ka dy nivele; Atë racionale, alias vetëdijen dhe iracionalen, alias intuitën(ndërdijen). Vetëdija është fara e bimës, intuita është ara ku rritet bima e mirë apo e keqe, si të jetë fara. Vetëdija vepron sipas principit të 5 shqisave, pra është objektive. Intuita apo parandjenja është subjektive, ajo del jashtë trupit, ikën larg, mbledh informacione, kthehet.Mirëpo do ti? Me këtë shqisë të gjashtë ndodh të "lexosh"mendimet e tjetrit , të "lexosh" një lëtër të mbyllur.Për disa analistë të shquar të shkencës psikologjike intuita të çon më shpejt e më saktë te e vërteta.Me qënë se arritëm këtu le të qëndrojmë pak te fenomeni i somnambulizmit. Në kohet e lashta ky fenomen është konsideruar si ndjenje misteri. Ikën tjetri a tjetra natën, në gjumë. Me sy hapur!. Kjo dukuri u shkon për shtat njerëzve ëndërrimtarë. Në fakt njeriu ecën në gjumë natën me sy hapur jo për shkak të ndjenjave por për shkak të impulseve të pandërgjegjëshme, të pavetëdijëshme. Si të thuash, njeriu somnambul është një qënie e kurdisur pa vullnetin e tij por që ecen me precizion të lartë edhe në shtigje të rrezikëshme, edhe buzë çatisë së një ndërtese të lartë, me kujdes të hatashëm, pa i "hyrë gjëmb në këmbë" E mbron instikti i vetruajtjes edhe pse në atë kohë truri i tij është "drrasë", nuk punon. Në raste të tilla lëvizja e njeriut nuk bëhet sipas mendimeve apo ndjenjave.Ata nuk janë në realitetin objektiv por por "lundrojnë " në terren psiqik kur oranet e të parit e të dëgjuarit janë xero me xhufke,.Njeriu somnambul ka fuqinë e parafytyrimit, të intuitës. Ai shikon me shqisën e gjashtë. Ka rraste kur njerëzit flenë me sy hapur edhe kur janë në detyrë. Janë të lodhur, anë pa gjumin e natës. Dhe flenë me sy hapur, të mpirë edhe fizikisht edhe mëndërisht. Në vitet 90' po shkoja për vizitë te një miku ynë në Strugë. Kaluam Shën Naumin, Ohrin dhe po ecnim me shpejtësi rrugës automobilistike. Makinën e ngiste kunati im. Vura re jo pa shqetësim se makina po i drejtohej një objekti në anë të rrugës. U tremba ç'është e vërteta. Dhe gati thirra:" Ç'bën more Ylli? I ke sytë në ballë apo jo?" Ai, në fragment sekonde më pa dhe shpejt e mblodhi veten.Më tha: "Zëri jot më përmendi sepse nuk isha në të. Duart i kisha në timon por ato nuk më urdhëroheshin.." Shyqyr qe kjo kohë ishte vetëm 2 a 3 sekonda sepse për ndryshe nuk kishte kush t'i shkruante këto kujtime.. Ha, haaa! Zëri im shkundi kunatin. Kështu ndodh edhe kur në ëndërr dikush dëgjon zërin e nënës apo të ndonjë njeriu të dashur për të që e paralajmërojnë që për të shmangur një rrezik, ta bëjë apo jo një veprim që e ka planifikuar më parë. Nuk pretendoj se kam me vete të vërtetën por mendoj modestësisht që njeriu duhet t'i bëjë hyzmet besimit dhe dëshirës për gjëra të mira. Çdo veprim që bën njeriu në fillim i "mbin" në mendime që futen në ingranazhet e intuitës dhe vigjëlojnë nga shqisa e gjashtë.Besimi si edhe dëshira janë forcë, forcë e madhe.Ligji i besimit drejt të mirës, drejt pozitives është jetë. Duhet besuar si fëmija që beson çudirat. Sepse besimi në fund të fundit është mëndje e mirë në trurin e njeriut. Shumë njerëz shikojnë botën e jashtëme.Nuk janë shumë ata që shikojnë botën e brendëshme e cila prodhon botën e jashtëme . Në botën e brendëshme bën pjesë edhe shqisa e gjashtë. P.S: Në daç më besoni , në daç mos e besoni. Këtë shkrim e perfundova rreth mesdite të datës 15 Janar 2020.Pas dite po lexoj shkrime të miqve të mi në internet. Sytë m'i rrëmbeu një shkrim I mikut tim, shkrimtarit të spikatur Agim Bacelli resident më Nju Jork që e paska shkruar që në 15 prill 2005 por që mua sot më rastisi ta lexoj. Po ta dija më parë do ta futja diku si episod të shkurtër diku më mes të shkrimit. Agimi tregon se si tri ditë para se të vritej nga dora e një aktori të luajtur nga mendtë, Presidenti Abraham Linkol i kish tteguar një ëndërr që e kishte shqetesuar shume, gruas së vet dhe disa miqve të tij shumë të afërt. Ai e kishte mbajtur të fshehtë ëndërrën që e kish parë shtatë ditë më parë. Në ëndërr presidenti kish dëgjuar zëra të lebetitur të njerëzve që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë.U ngrit dhe kaloi dhomë më dhomë por perveç zërave lebetitese nuk shikonte gjë. Shkoi në sallën Lindore. Atje pa në mes të dhomës një arkivol por fytyra personit të vdekur nuk i dukej. Njerëzit pyesnin. President pyeti: -Kush ka vdekur? -Kanë vrarë presidentin-ishte pergjigja. Këto tregoi Linkolni. Dëgjuesit e qetësuan."Ëndërr është,nuk ka realitet.” Pas tri ditëve nga tregimi dhe dhjetë diteve nga parja e ëndërrës presidentin Abraham Linkoln e vranë vërtet në vitin 1865..

#Fiqri #SHAHINLLARI

38 views2 comments

Shkrimet e fundit