top of page

Shqipëri


Razie Hoxha

Shqipëri


Mall të kam!

Mall të pashuar!

E u bëra re.

Të ta vija koken mbi ç'do mal.

Të t'puthja ç'do breg.

Moj t'u bëra vale.


E t'u bëra fllad.

Të të përkëdhel ç'do lis.

E t'u bëra flutur,

ç'do lule tënden,

ta sodis.


Krenari të kam!

Krenari të pa treguar!

E t'u bëra rrekezë.

Të ndjej erën e gjakun të gjyshërve të mi,

që kanë luftuar.

E t'u bëra gur,

në ç'do kala.

Të mbaj peshen

e historive t'ua të mëdha.


Brengë të kam!

Brengë të pashëruar!

E t'u bëra djep.

Endrrat e t'ua copë-copë,

sërish ti mbledh,

të ti përkund në duar.

E t'u bëra bastun.

Të t'i mbështes hallet.

Të mbahesh moj,

te unë.


Si të të luftoj?


Përditë e humbas luftën me ty! Ti më lufton me armët e tua më të forta. Më vë duart e tua, të më ndjellin flokët e mia, të etura për përkëdhelje. Vë buzët e tua, me burimet e buzëqeshjeve, të më ndjellin shkretëtirat e mia, të buzëve, të etura për puthje. Ndez shikime deshirash, mallesh, si diej. Të më ndjellin sytë e mi, që po enden errësirës. Këmbët m'i ndjell me rrugët e tua, të cilat i qëndis me petale ëndrrash, i bleron me shpresë. Pastaj ngjitesh në malin e krenarisë sime. Ngre flamurin e fitores tënde. Ndërsa unë dorëzohem majë atij mali. Dhe lejoj të më pushtojë bardhësia, e dëborës tënde, e magjishme, aq bukur, si në përralla. Si të të luftoj, më!?


Nata


Nata,si nje grua e bukur, plot mistere. Veshi fustanin e qëndisur me yje zjarri. Ngriti qerpikët e zez. E vuri botën në gjumë. Mori shportën e ëndrrave, ia mbolli gjumit të njerëzve. I spërkati më vesën e shpresës. Pastaj mori fenerin e hënës në dorë, dhe u nis të këkojë të dashurin e saj,mëngjesin, që t'ja falë veten.


STILISTJA


Të zhveshur të la dimri! Të mërdhirë. Dhe iku ndër zalle duke u shkrirë.

Por unë si mësova më kot: gërshëre, përmasa e gjilpërë. Dhe u bëra stiliste. Vetëm të ti vesh ty, fustanet e stinëve. Dhe nuri yt të ndriste.

E bukura e dheut, Shqipëri! Më lër të t'qëndis një fustan të ri, ashtu si poeti , plot pekule, qëndis nje poezi.

Do të ulem të t'qëndis , një fustan të bukur pranvere, ashtu siç të shkon ty.

Të marr fije plot ngjyra, me lule të të mbuloj. Oh, lidhadhet e tua të blerta. Me dorën time, t’i qëndis,t’i bleroj.

Lart mbi supe, Do të qëndis, zogj e pëllumba, që ngrenë fole. Në kembët e tua, pyjet, sorkadhet, lepujt, përrenjtë që rrjedhin me nge.

U gris fustani verës. Na duhet fustan i ri. Unë stilistja jote. Duarkryq nuk rri.

Një fustan vere, tani do të qëndis për ty. E bukuara e dheut, Shqipëri!

Do t’i lutem detit, qiellit, copëzat e mendafshta, të m’i japin hua. T’i vesh me kaltërsinë e thellë, shtatin, hiret e tua, me fustan të kaltërt, të të vesh si nje princeshë. kur të dalësh ndër shoqe. Mbi të gjitha të shkëlqesh.

Qëndis, e qëndis me nge. Ashtu si qëndis poeti, poezinë e re.

U largua vera. Fustani yt, sërish u gris! Një fustan vjeshte, tani do të qëndis.

Do të marr gjethe të arta, tylin e mjegullave gri. Do të të vesh me fustan të artë, që do të ta kenë zili.

Rreth gushës, do ta mbështjell shallin e ylbertë. Dhe frutat e tua, plot ngjyra në gji.

U largua vjeshta. Ti e zhveshe fustanin e saj. Por unë nje tjetër do qëndis. Që ngrohtë do të të mbajë.

Do të marr petale, të bardha dëbore. Dhe fastanin e bardhë, të ma gëzosh. Si një nuse e bukur, dimrit të gjatë, të më nusërosh.

Dhe kurrë s'do të lodhem, Fustanin tënd, ç'do stine, do të qëndis për ty. Dua dhe unë të t'qëndis fustane, ashtu si poeti s'lodhet, dhe të qëndis poezi.

190 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page