SHQIPTAROKROATI...


Bardhyl Maliqi

SHAHIN HASANI - SHKOZA, SHQIPTAROKROATI ME ZË TINGËLLUES



Tani është vjeshtë, stina kur bien gjethet dhe piqen frutat. Por edhe shkrimtarët e moshës së tretë, siç është Shahin Hasani - Shkoza, shqiptro-kroati me zë tingëllues e vibrant, janë ashtu si vjeshta në stinën e begatë.

Në letërsi shpesh tharmi krijues evidentohet herët, por talenti piqet vonë. Nuk ka nevojë as për emra dhe as për argumente të veçanta, pasi kjo ndodh se pa mbushur plot hambarin tënd, nuk mund të korrësh, të shish e të bluash për të tjerët. Natyrisht ka dhe raste të veçanta, si Migjeni p.sh, por rastet e vçanta kurrë nuk e përjashtojnë, por e legjitimojnë rregullin.