SHQIPTARËT, NJË REALITET I RI NË BALLKAN, TË NDARË, 7 MILION NË 5 SHTETE, APOTE BASHKUAR NË EVROPË ?


Vasil Tabaku

Nuk ka pse të trembemi nga e vërteta e madhe e shqiptareve, e cila iu mohua padrejtesishtë për qindra vite dhe tani manipulohet me të ashtuquajturen tezë të NACIONALIZMIT. Pse shqiptarët u dashka të mbeten të ndëshkuar përjetesishtë me këtë ndarje tragjike dhe keqëdashëse ? A ka një alternativeë tjetër? A ka zgjidhje të afërt ? Interesat e kujt cënohen në këtë rast? Kujt I prishen planet ? Kujt I cënohen vlerat ? Përse ndodhi e gjithë kjo GJËMË MADHËSHTORE e pashembullt dhe e paparë?...

TË HESHTIM ?! E PSE ? KUJT I DUHET HESHTJA JONË ?... Sapo kjo cështje u ngrit në horizontin e Shqipërisë, menjohere ranë disa këmbana të largëta dhe të ngjirura : -Heshtni! Mos guxoni.Mos flisni. Mos kërkoni.Mos argumentoni. Mos u lodhni….Dhe e gjitha kjo sepse prapa gjithë kësaj sherrnaje historike ishte I ashtuquajturi ngerrc I NACIONALIZMIT.Mos ndoshta duhet të tregohemi konformistë për hirë të Nacionalizmit.? Të mos e prekim këtë tabu të historisë sonë shekullore seppse sipas dikujt na qënka herezi ? Përse ? Në fakt, heshtja jonë tepër e gjatë, nuk bëri asgjë tjetër vecëse prodhoj konformizëm , nënshtrim dhe humbje. Një humbje e madhe dhe e rndë. E dhimbëshme gjer në zemër dhe e trishtueshme gjer në vetmohim. E pra shqiptarët të ndarë në pesë shtete duruan këtë poshtërim shekullor, vetëm e vetëm qe të mos I prishej qejfi dikujt…Sa e dhimbëshme aq dhe tragjike. Po shqiptarët vallë a nuk janë të prekur? A nuk janë të poshtëruar? A nuk janë të fyer ? A nuk janë të ndarë e të përcarë? Po përse vallë? Kë kërcënuan shqiptarët në mijëravjecarët e ekzistences se tyre ? Kë pushtuan shqiptarët? Kë goditën shqiptarët? Kë grabitën shqiptarët ? Asnjë. Përkundra, shqiptarët luftuan krahpërkrah fqinjëve te tyre për lirinë. Kujtojmë këtu Revolucionin grek të shekullit 18, Prijësit e nivelit Europian si Kollokotroni ( shqiptarë) që luftoj për lirinë e Greqisë apo Bubulina, Marko Bocari etj.Po kështu dhe në Veri të Shqipërisë…Atëherë përse u dashka që shqiptarët të mbeten të përcarë e të ndarë, të gjymtuar mizorisht gjer në përcudnim historik të paparaë.?! Është mëse e qartë.padyshim dhe e spjegueshme. Qarqet ekstremiste sllave dhe ato greke e kanë mbajtur të ndezur këtë zjarr antishqiptar duke krijuar edhe njëmijë e një alibi, të cilat tashmë janë të zhvlftësuara e të dalamode…Por megjithatë ne nuk do të heshtim. Nuk do të ndalemi në kërkimin e vazhdueshëm të së drejtës sonë shekullore të mohuar në mënyrën më absurde dhe flagrante. Aq më tepër tani që Shqipëria vazhdon me sukses rrugën ë saj të pandërprerë drejt integrimit europian si një shtet me përmasa të plota të një demokracie funksionale dhe të moderuar… SHQIPTARËT, KËTA ENGJUJ TË QYTETËRIMIT DHE PAQES… Aktualisht Shqiperia dhe Kosova, janë faktori më I madh dhe më I fuqishëm I stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.Rroli I Shqipërisë në rajon përbën një argument të fuqishëm të stabilitetit, nisur edhe nga fakti I një politike stabilizuese, konstruktive dhe europerndimore. Një politikë e cila është karakterizuar nga rapotre mjaft të ekuilibruar me të gjitha shtetet në Ballkan dhe në Europë. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë dhe kohë, Shqipëria nuk ka qënë faktor destabilizues dhe konfliktesh në Rajon dhe Europë. Këtë e dëshmonë mësëmiri dhe performanca e shkëlqyer e qeverisë shqiptare, e liderëve të saj dhe politikave nderkombëtare, sociale dhe ekonomike.Shqipëria tashmë ka një ekonomi të qëndrueshmë dhe që sikundër dihet I ka rezistuar me shumë përparësi presioneve të krizës globale ekonomike botërore, duke e sfiduar atë pa rënë në recension ekonomik.Në sinkron me Shqipërinë ka ecur dhe ecën edhe Republika e Kosovës, shtetit më të ri në Ballkan dhe Botë. Shtetit që në cdo rrethanë ka patur vetpërmbajtje, korrektesë apsolute me ndërkombeëtarët dhe shgtetet fqinje përfshi këtu shtetin më radikal e më të vështirë në rajon Serbinë.Ardhja e Kosovës si shtet Sovran dhe I pavarur, krijoj një realitet të ri në Ballkan duke konfiguruar një politikë moderne demokratike dhe mjaft paqësore e të mirkuptuar drejt dialogut. Pavarsisht tendencës negative të Republikës së Serbisë,pavarsisht sulmeve të paprecedenta dhe monstruoze të saj, e cila ende nuk eshtë ndarë dotë nga format dhe taktitat e dikurshme të një shteti diktatorial me metoda të rrezikshme dhe kërcënuese vecanërisht ndaj Kosovës. Gjithësesi qeveria e Kosovës vazhdon të punoj mjaft e ekuilibruar dhe solide brenda normave të një demokracie moderne funksionale dhe një dialogu ekuilibrues si me Serbinë ashtu dhe me shtetet e tjera të Rajonit. Qeveria e Kosovës është kështu shembulli më I mirë dhe më I shkëlqyer I aplikimit të demokracisë në ploitikë dhe në realiteëtin objektivë në raport me shtetet fqinjë dhe më gjerë.Enderra e madhe e popullit martir të Kosovës tashmë është një realitët I prekshëm dhe konkret, Liria, pavarsia dhe demokracia janë tashmë frymëmarrja e cdo kosovari që I jep dinjitet, fisnikëri dhe begati shpirtërore.Por ndërkohë cdo shqiptar në Kosovë, qoftë I rritur ky apo fëmijë, kanë ende një ëndërr shekullore të parealizuar, njesimin kombëtarë, heqjen e kufijëve politikë më shtetin amë Shqipërinë. Kjo ide tashmë është shëndrruar në një aspiratë të fuqishme për cdo kosovar dhe për të shtatë milionët shqiptarë kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e diasporë… MITI SHQIPTAR DHE ALBANOFOBIA Shqiptarët janë një mit, një legjndë e vërtetë dhe madhështore e mbijetesës dhe ekzistencës solide në Ballkan dhe me hjerë. Në pesqintë vjeteë robëri të otomanëv tur që, Shqipëria jo vetëm mbijetojë dhe u konsolidua por ajo nuk u asimilua asnjë gjrim nga kultura, gjuha, politika dhe ekspansioni I otomanizmit.Kjo gjë më vonë ndodhi me sulmet sllave të Serbisë në Veri të Shqipërisë dhe sulmet e ekstremistëve grekë në Jugë të vendit. Po kjo rezistencë u konstatua edhe në Kosovë dhe në Camëri. Një rezistencë heroike e paparë, e paimagjinueshme dhe madhështore…dhe të mos harrojmë në ato shekuj dhe vite të rënda shqiptarët dhe Shqipëria nuk ishin të organizuar në ndonjë qeveri të konsoliduar apo shtet sovran.Shpesh ata ndodheshin përballë altervativave të shpërbërjes dhë shkatërrimit total. Por rezistenca e shqiptarëve mund të themi se ishte e pashembullt, e pakrahasuar me asnjë shtet, me asnjë komb apo popull në Botë.Dhe pikërisht kjo rezistencë heroike, e pashembullt dhe tejet e fuqishme e plot dinjnitet I trembëte shtetet fqinje me tendenca të theksuara shoviniste dhe asimiluese ndaj Shqipërisë. Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën dhe e ashtuquajtura “ALBANOFOBI” e këtyre shteteve dhe ndonjë shteti tjetër ndoshta edhe ne Europë..Gjithësesi ne tashmë jetojmë në një realitet tjetër shumë më të ndryshëm dhe dinamik, më demokratik dhe më të ekuiulibruar, më paqësor dhe më të mirkuptuar, ku dhe Albanofobia, nuk duhet të jetë më një FOBI, aq më tepër që shqiptarët e kanë vërtetuar katërcipërisht se janë një popull miqësor, paqësor dhe tejet I negocueshëm për dialog, mirkuptim, marrveshje dhe pse jo edhe për një zgjidhje të artë të Cështjes së madhe Kombëtare Shqiptare. Shqiptarët më tepër se kurrë apelojnë sot për mirkuptim,dialog dhe zgjidhje reale paqësorë të cështjes së tyre të madhe.Nuk mund të heshtet, apo të tërhiqen pafundësishtë shqiptarët sepse dikush, diku na paska një sindromë të përjetëshme të ALBANOFOBISË dhe luan me këtë kartë duke abuzuar rëndëshëm se gjoja shqiptarët kërcënojnë më një shtet të madh…. Është pikërisht koha dhe momënti I madh historik për zgjidhjen e shumë cështjeve që për vite të tëra presin një zgjidhje të drejtë dhe domethënëse, sikundër është Cështja e madhe Came dhe unifikimi I shtatë million shqiptarëve në një Shqipëri të vërtetë e të vetme, pa ndarjet tragjike dhe të padrejta, të cilat jo vetëm diskriminojnë shtatë million shqiptarë por dhe I mbajnë ata pa asnjë argument të ndarë dhe të përcudënuar kombëtarisht.Ka ardhur koha që të gjitha këto të zgjidhen ashtu sikundër e meritojnë shqiptarët, ky komb I mrekulleshëm, solid, paqesor, liridashës dhe fisnik.Shqiptarëve iu duhet dhënë e drejta e mohuar shekullore e unifikimit dhe dinjitetit të tyre si një nga kombet më të vjetra dhe të qytetëruara në Ballkan dhe Europë…

6 views

Shkrimet e fundit