top of page

Shqipëria në dhimbje


Ju jeni më shumë se një Tërmet

Nga Fatmir Terziu


Ju jeni më shumë se një Tërmet


Papritmas ndihet i mpirë

trupi im është ngrirë

fjalët e mia janë zhytur në errësirë.

Ankesat e heshtura kundër panelit të dritares

fshihen si të çmendura.

Diçka dridhet brenda, por mijëra kilometra larg

rezonon një shqetësim me një të pakryer të përjetshme.

Të ëmbëla janë ende lotët që përqafojnë,

shikimin e kontureve të fytyrës së dashur

poshtë betonit.

Pyes veten,

“Pse vazhdoj të shkruaj për gjëra të rëndësishme?

rreth Filozofisë, Politikës dhe Përmendjeve të ngjashme?”

Gjëra të (pa)arsyeshme.

Futjet e kulmeve premtuese.

në vend të kësaj, unë luftoj gjeneologjinë time tunduese,

e parëndësishme për botën, por arti më ngacmues.

Dhimbja dhe lavdia

a është histori egoiste e pafundme

mendja e lodhur fëminore mund të rikrijojë.

Përkundër gjithë kësaj katraure të dhimbshme,

gjithmonë zgjedh të përsëris marrëzinë e kohës.

Tashmë drithma bën gati për të shkruar dhimbën,

ka shumë materiale të zemrës për të mos hequr dorë.

Unë shtrihem nën ato degë të thata pa jetë,

uluni, qëndroni edhe ju shëtitni nëpër dhimbje.

Vetëm bari e kupton

nën lëkurën në fillesa të panumërta

dhimbja është i vetmi helm i dukshëm

mbretërimi i venave, arterieve,

përcaktimi i venionit.

Nuk mund të të shikoja shumë

qysh ke pirë nga kupa e betonuar në gojën tënde

buzëqeshjet ia mbylle librit të së kaluarës

dhe zgjodhe të heshtësh përsëri

për të parë nëse jeta jonë e pjerrët

mund të rimarrë me mëditje

dhimbjen për të rishkruar dhimbje.

Por mosarritja ka një mënyrë për të të mposhtur ty

në këtë hartë.

Duket e çuditshme për ju,

si një parantesë e pasaktë.

Drithma e kyçi zemrën tënde si dridhja e këtij tërmeti.

Kur të gjithë plot lot, shtrydhen dhe lahen menagjisht.

Ju e kuptoni që prezenca juaj ishte vërtet e çuditshme.

Ata ishin vota, jeta, dhe miku në nevojë

ju u vetëpërzutë nga vepra.

Tani akoma besoni?

Kjo mund të ju shpëtonte

nga depresioni.

Tërmetet nuk do të thonë ndonjë dëm tek ju.

ata thjesht bëjnë punën e tyre

dhe e lënë shkatërrimin në vazhdim.

Naiv.

Shpërfillës.

Diletant.

Ata nuk janë saktësisht të gabuar.

Asnjë synim nuk i bënë fajtor.

Vetëm përulja e një kënge të dëmshme.

Ende

ne rrallë shërohemi kur themelet

nga poshtë

dridhen më shumë pa ardhur tërmetet.

Mendova se je fllad i butë, shi i rrallë.

por rezulton në të vërtetë,

sikur ta kishin shkruar në ballë,

Ju jeni më shumë se një tërmet.


Shqipëria në dhimbje

Kjo dhimbje i del eshtrave të thyera,

trondit shpirtin ky tërmet që tund koren e tokës.

Mostrat do të jenë gjithmonë me mua,

por po i ndjek

ata vërtet shkulin çfarë është e dimbshme.

Ata më lodhën,

më thyen

dhe më shkatërruan.

Nëse vazhdoj kështu,

atëherë së shpejti ata do të jenë fundi im.

Kjo nuk është jeta

që unë krijoj për të qenë i mirë në mendjen time.

Kjo është jeta me dhimbje.


Tërmeti

E zhvendosi këtë tub,

një burrë merr metalin e tij

dhe e lë gruan e vet

nën fokusin e dritës së ndritshme

të thikës së një kirurgu

mekaniku zbret poshtë,

pikëllimi i tij pikëllimë

ndërsa shirita brazdash

rrëshqasin mendjen e ngrirë

është në gjak kullues

dhe tubi sipër pikon

një tërheqje në linjën e tij

rrotulla e tij mbështjell mirë drithmën

e dhimbshme, të fshehtë,

oh, ky sistem tani funksionon

nesër, akoma do kërkoj jetë

në kuletë.


63 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page