top of page

Shqipëria është ‘Fuqi balanci në Ballkan”


Shqipëria është ‘Fuqi balanci në Ballkan”

Fatmir Terziu


Mid’hat Frashëri, në një intervistë të papublikuar më parë në fillimin e Nëntorit 1949, dhënë gazetës britanike “Aberdeen Journal” shprehet se “Shqipëria është fuqia balancuese në Ballkan”. Me fjalët e tij të matura dhënë korrespondentit diplomatik të Britanisë, John Fisher, ai flet për rëndësinë e vërtetë të vendit në politikën ndërkombëtare dhe në rolin që ajo po merr përditë. John Fisher e cilëson mendimin e Mid’hat Frashërit si një ‘mendim monarkist në opinion, që ka shumicën e ithtarëve të tij në gjysmën jugore dhe në një masë veriore të vendit’, ose ‘një çifligar shqiptar i Jugut të vendit, ish ministër shqiptar në Athinë, një njeri politikan dhe që është liberal dhe që është më i fuqishmi në jug të vendit’.

Mendimet e Frashërit në këtë intervistë që flet më shumë me fjalë të seleksionura nga Fisher janë të qarta dhe të prera: “Fjalët e mia më duket se janë të mjaftueshme dhe shqetësuese. Shqipëria ka zënka me ve ndet perëndimore. Me ta ajo mund të sillej ndryshe. Ajo duhej të kishte më shumë vëmendje se Tito që ka. Ajo ka kaq kohë që është grindur ashpër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aq sa amerikanët nuk janë të përfaqësuar edhe në Tiranë. Instancat e Britanisë janë ende duke kërkuar kompensim për dëmin e bërë nga shqiptarët që vendosën mina në afërsi të Kanalit të Korfuzit në vitin 1946. E gjitha kjo shton deri në një shumë probleme për Shqipërinë dhe, në fakt, e bën të duket pothuajse e pash- mangshme që disa lloj përplasjesh do të vijnë. Në këtë moment as Tito, as Stalini do të jetë e ngjarë të mos kenë fuqi të ndërhyjnë drejtpërdrejt në atë që mund të bëhet shpejt një plagë shumë e rrezikshme. Shumica, e ndoshta të dyja palët , jugosllave dhe ruse, do të luajnë ndeshjen e pritjes. Një situatë e tillë pastaj mund të lindë arsye të tjera, në të cilin Hoxha s’do të jetë në gjendje për të mbajtur kontrollin në asnjë nga rajonet më të largëta të territorit të tij. Autoriteti i tij mund të jetë i mbyllur përfundimisht në rajonet bregdetare. Ky zhvillim do të cojë pothuajse në izolim, dhe kjo mund të merret si e mirëqenë dhe fati për popullin e një vendi që ka zgjedhur tashmë njeriun që ata shpresojnë por që i vret shpresat me padukje, ky Enver Hoxhë e çon popullin në izolim pra’.

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page