Thinjur flokët para kohe Tretur nga flak' e qiririt, Hiqem zvarrë e robërohem Zemërdjegur brenda gjirit.
I menduar mbi një gur, Breshëron syri i shkretë, Unë digjem, bëhem zhur, Zbehem keq si i pajetë.
Flas me vete si i marrë, Lotët derdh me psherētimë, Veç s'dremis si lis i tharë Pa fole e cicërimë
Shpresa ime nuk ka humbur
Si rreze drite të pres,
Të më bësh një ditë të lumtur,
Të më çelësh si mëngjes !
Approve
Decline
Comments