top of page

Shpinëkthyer




Çdo mëngjes para se të lajë sytë kthehem shkitazi tek pasqyra. E ndjej sikur shoh dualitet. Ndjej…, ndjek, dhe përcjell atë që syri e fleks. Syri, si një nga shqisat e ndjeshme kërkon tinës, edhe përtej shpinës. Shpina mbetet një kthinëz, aty ku formohet e përkryer, forca e postulatit shpinëkthyer. E kjo është e vërteta: Shpinëkthyer si vetë jeta.

Çdo natë kur kthehem nga puna, para se të bie në gjumë, pres të pyes veten, nëse nuk ndodh të pyetem, habitem, vërtitem të gjej arsyen, pse. Pse ndodh kështu me mua, me ty, me të gjithë ne?

Pres të më pyesin, të më pyesësh, me qëllim që të kuptohem me „pse“-në, që të shpjegoj me të vërtetë „pse“-të.

Mund të shpjegoj. Mund të shpjegohem. Ndjej të shpjegohem: pse? Pse ndodhi të jetë kjo e ndodhur me shpinëkthyer. Shpinëkthyer?!

Shpinëkthyer, se nëse kthehem përmbys, nuk mund të të shoh. Nëse kthehem dhe zgjohem natën, gjë që duket se ndodh çdo natë që qëndroj syhapur, të paktën dy ose tre herë, atëherë gjithçka që shoh në dritën e hënës është dera e papafingos, skica e paqartë e një tavoline pranë shtratit, shkëlqimi i butë pulsues i një celulari që po ngarkon trurin e vet dixhital dhe elektronik.

Sepse, është pse, pse është sepse dhe nëse nuk mund të të shoh, atëherë mund të bind veten se nuk do të ndjej nevojën të të prek.

Sepse nëse nuk të prek, nuk kam pse të merrem me mënyrën se si ndihesh kur tërhiqesh në këtë hendek.

Kështu që unë kthehem çdo natë para se të fle dhe pres që ju të pyesni „pse“, pra pse ndodh kështu me ne?.

Por ju kurrë nuk e bëni. Nuk e bëni dhe kur keni mijëra minuta kontrate në celularin tuaj për tu konsumuar. E kur ndodh, që të cingërroni, natyrisht, fatmirësisht e kuptoj se diçka është rikthyer, përpara një pasqyrimi të kësaj pasqyre shpinëkthyer.

Dhe them kushedi çfarë halli i ka rënë, kushedi çfarë derti e ka përlyer këtë termin shpinëkthyer, që na u bë shpinëthyer në sytë e dukshëm e të padukshëm!

49 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page