top of page

Shpiegime...


Shpiegime të termave /nocioneve / ekonomike dhe përkufizimi midis tyre i nxitur nga nevojat që dalin nga puna me student

Në programplanin e Fakultetit, termi në përdorimin më të shpesht është /padyshim/ Ekonomia gjë që është fare e natyrshem duke marrë parasyesh profilin të cilin arsimon Fakulteti.

Dhe ne, qoftë duke vështruar realitetin në ekonomi /ndërmarrjet ekonomike në rrethinë a më gjërë/, ekonominë familjare ose ekonominë në përmasa komunale, shtetërore ose globale, kemi realizuar përceptime të mjaftueshme të cilat na ofrojnë një pasqyrë të fenomenit të ekonomisë.

Mirëpo, ndofta nuk dijmë me saktësi vjetërsinë e termit Ekonomia dhe gjenezën gjuhësore por edhe çfarë ka nënkuptuar ky term në paraqitjen në fillim të tij dhe ndryshimet me zhvillimin si shkencë e ekonomisë.

Duke konsultuar literaturen nga fusha e ekonomisë e në veçanti fjalorët e leksikonet e njohurë por edhe literaturë e libra të tjerë, sado që ka nyanca dalluese midis tyre, esenca e termit “ekonomia” puqet pothuaj katërciprisht për t’mos thënë se është e njejtë.

Termi /nocioni/ Ekonomia është fjalë me prejardhje nga gjuha greke që përbëhet nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë"dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë do të thotë "rregull shtëpiak." /kërkojë falje nëse në pikëparje fonetike shqiptimi i termit nuk është adekuat/.

Sipas Kukoleqës /”Leksikoni Organizator-Afarist”/ por edhe sipas B. Kljajiq /”Fjalor i fjalëve të huaja”/- sado që zbërthimi kuptimor i termit Ekonomia ka dallime, ato- sikur u tha më lartë- janë joesenciale, dhe nënkuptojnë: realitet konkret ekonomik të cilin e përbëjnë: elementët ekonomik relevant në të cilin ndodhjet-ngjarjet lindin /krijohen/ dhe rrjedhin qoftë mbi baza të ligjeve ekonomike, qoftë sipas parimeve ekonomike.

Në vazhdim në zbërthim /eksplikim/ të këtij termi /nocioni/ ai /autori i parë/ thot:

“Marrë në kuptimin më të gjërë, ajo mund të kuptohet:

1). Si një sistem ekonomik i përcaktuar:

a/ nga qëllimet e veta ekonomike

b/ nga elementat dales të drejtuara në sëndertimin e atyre qëllimeve

c/ nga elementat hyrës si parakusht-supozim për sendërtimin e qëllimeve përmes elementave dales,

d/ duke funksionuar, që s’është gjë tjetër përveç shndërrimit të menduar dhe të organizuar të elementëve hyrës dhe dales.

Si një sistem, ekonomia mund të organizohet në nivele të ndryshme, me ç’rast format më tipike të paraqitjes së tyre janë:

a. makroekonomia, e cila sërish mund të vështrohet si

- ekonomi botërore

- dhe si një ekonomi e një shteti

- si një ekonomi e një bashkësie brënda një shteti

b. si mezoekonomia që është si një ekonomi e një ndërmarrjeje

c. si mikroekonomia- si ekonomi e një individi.

Por, në shpiegim të këtij termi /nocioni/ nuk do shkoj më largë, nga që “realiteti ekonomik konkret” që e përfolë më lartë, në një mënyrë më të përafërt për tu kuptuar shpiegohet në vende dhe nëpërmjet të termeve /nocioneve/ që u thanë më lartë fare shkurtimisht.

/Mendoj se është e nevojshme të ndërhyjmë me një shpiegim nga “Fjalori i Shqipes së Sotme, faqe 294-djathtas/ i cili për Termin “Ekonomia” jep këte shpiegim: “Tërësia e marrëdhënieve në prodhim, në një rend shoqëror duke vazhduar me njehsimin: ekonomi feudale, natyrore, socialiste, 2. Sistemi i organizimit dhe i përdorimit të të mirave materiale në një vend, në një krahinë, në një degë të prodhimit etj./

Mendoj se një interpretim i tillë nuk përkon plotësisht me definicione dhënë nga Kukoleqa e as Kljajiq dhe duke mbërthyer më shumë disiplina shkencore të ekonomisë, në të vërtetë ikën nga definicioni preciz i termit Ekonomia. Mendoj se termi i tillë është bartur pa rishqyrtime mbi baza shkencore nga sistemi ekonomik i dikurshëm i Shqipërisë. Në fund të fundit, qëllimi i shpiegimit të tillë është paraqitja e leksikut aktual të shqipes e jo definimi mbi baza shkencore i nocionit.

Ekonomika e ndërmarrjes, u tha më lartë se nga rrjedhë dhe ç’domëthënie ka /të drejtuarit me shtëpi, familje, pasuri, ekonomi, që në teorinë ekonomike është sistemi mezoekonomik që shpërfaqet si një realitet ekonomik konkret i përcaktuar me gjëndjet konkrete ose ndryshimet konkrete të atyre gjëndjeve në rastin e sendërtimit të atyre qëllimeve që janë vënë në sistem.

Gjëndjet dhe ndryshimi i atyre gjëndjeve në ekon.nd. shpërfaqen nëpërmjet të elementave të vetë e nën ndikimin e faktorëve të cilët kushtëzojnë dinamikën e saj. Pra, përmbajtjën /esencën/ e ekon. së nd. e bëjnë:

1.elementat e rezultateve dhe ate

a) produkti fizik- me të gjitha cilësitë përdoruese -teknologjike dhe funksionale,

b)vlera e prodhimtarisë së realizuar, duke marrë parasyesh edhe ndikimin e mekanizmit tregor,

c) vlera e re resp. e ardhura, sikur masë /vëllim/ e vlerës së re të realizuar,

2. elementat e investimit /deponimit/ në ekon. e nd. që mund të jetë:

a) deponimi në formë të shpenzimit dhe ate:

(1) si shpenzim i elementave të prodhimtarisë (materialit, mjeteve për punë, fuqisë puntore/

(2) si shpenzime përsëri /që të tre ata elementa/:

b) deponim në aspektin e angazhimit të mjeteve në riprodukcion i cili, me qarkullim nëpërmjet të riprodukcionit siguron kontinuitetin e rrjedhës së materialit dhe të fuqisë punuese në riprodukcion;

3. faktorët resp. bërësit me të cilët kushtëzohet vëllimi dhe lloji i deponimeve resp. i rezultateve e që mund të janë:

a)natyror,

b)teknik,

c)shoqëror, si kategori objektive dhe

d) organizative si kategori subjektive, 4). Raportet midis elementëve të rezultatit dhe elementave të deponimit /angazhimit/, të tillë çfarë krijohen nga ndikimi i atyre faktorëve, dhe ate të vështruar nga këndi i ekon. së ndërm. – Qëllimet e ekon. së nd. puqen me qëllimet e riprodukcionit shoqëror. Ato përqëndrohen kryesisht në plotësimin e nevojave shoqërore ekonomike, marrë në kuptimin më të gjërë- individual , të përbashkëta shoqërore dhe reprodukcitive.

Të shohim tashti se ç’interpretim jep S. Kukoleça për termin:

1. EKONOMIKA /termi është me prejardhje nga gjuha greke të cilin e dhamë në fillim dhe meqë është shpieguar kuptimi nuk e trajtoj të nevojshme të flas më në asnjë rast për këte/. Të shtoj se në gjuhën angleze për termin Ekonomika përdoret termi ekonomiks që kupton shkencën mbi riprodukcionin e ekonomisë. E kuptuar në mënyrë klasike dhe të gjërë, ekonomika analizon disponibilitetin me të mira të kufizuara materiale dhe shërbime për të mbuluar /kënaqur/ nevoja personale dhe të përbashkëta. Meqë ato nevoja janë përherë më të mëdha se burimet e tyre disponibile, parimi bazik i ekonomisë është: të bëhet zgjedhja më racionale nga të gjithë të mundëshmet. Në kijerarkinë e shkencave shoqërore, ekonomika është shkencë mbi sistemet ekonomike. Meqë ato janë sisteme organizative materiale, me funksionimin e të cilave sendërtohen objektiva të caktuara ekonomike, ekonomika në fakt është shkenca mbi konstituimin dhe funkcionimin e atyre sistemeve të vështruara nga rrafshi i obektivave /qëllimeve/ të tyre.

Mirëpo, ky koncepcion mbi ekonomiken është shumë i gjërë dhe në shkallën ekzistuese shkencore, i tejkaluar. Nomenklatura shkencore e tanishme mbërthen qindra e qindra diciplina shkencore,

të cilat ekskluzivisht ose kryesisht studjojnë konstituimin dhe funkcionimin e sistemeve ekonomike, qoftë fragmentarisht qoftë në tërësi.. Janë ato diciplina shkencore ekonomike,komerciale,kontabiliste,organizative,teknikoteknologjike,psikosociologjike dhe të tjera që studjohen në dhjetra fakultete të llojeve të ndryshme, shoqëror, teknik,, medicinar etj. Secila nga ato diciplina është e specializuar për një fushë studimi të sistemeve ekonomike; secila nga ato ka dhe emërtimin e vetë të veçantë, të ndryshëm nga emërtimi ekonomika. Me vetë këte fakt edhe lënda e studimit të tyre është nxjerrë nga vazhda e ekonomikes si diciplinë shkencore.

Në përmasa të ndarjes të këtyre diciplinave shkencore, është ngushtuar dhe hapësira shkencore e ekonomikes si shkencë mbi ekonominë. Në nivelin e tanishëm të zhvillimit shkencor, në suazat e saj ka mbetur përmbajtja në vijim si rezultat i kërkimeve shkencore dhe zhvillimin e ekonomikes si shkencë:

1. Teoria e përgjithëshme për ekonominë, që studjon konstituimin dhe funksionimin e makroekonomisë në përgjithësi /pra jo të një makroekonomie/, në bazë të kësaj bënë përgjithësimet dhe aty ku ekziston mundësia, formulon ligjëshmëritë e funksionimit të sistemeve makroekonomike. Si plotësim i kësaj, ajo edhe mund të formulojë disa nga parimet e përgjithëshme të ndikimit në makroekonomi si sistem, në mënyrë që sjellja e sistemit të tillë sa më mirë të drejtohet nga objektivat /qëllimet/ e veta..

2. Ekonomika e deges ose të sektorit sikur janë

ekonomika:

e industrisë

e tregtisë

e minerarisë

e ndërtimtarisë

e zejtarisë etj.

Lëndë dhe qëllim i këtyre ekonomikave të specializuara është në ngjajshmëri me lendën dhe qëllimet e teorisë së përgjithëshme ekonomike, me dallim se këtu pikëvështrimi shkencor dhe studimi janë të drejtuar në një nënsistem të caktuar /industria, zejtaria etj./.

Për shkak të drejtimsisë, trendi i vështrimit shkencor, i analizes dhe rezultateve të arritura në ekonomikat e specializuara, është më i vogël në ligjëmëritë ekonomike e më shumë në konstituimin e nënsistemeve (“sistemi ekonomik”), në specificitetet e sjelljes së tyre, në principet, të cilëve duhet tu nënshtrohen ato sjellje dhe në rezultatet ekonomike të vetë atyre sjelljeve.

3.Ekonomika e ndërmarrjes lëndë e studimit e së cilës është mezoekonomia si një sistem ekonomik, dhe ate: elementat e deponimit, elementat e rezultateve të tyre, raporti midis deponimit dhe rezultateve, parimet mbi të cilat duhet të formohen ato raporte dhe faktorët të cilët kushtëzojnë ato raporte midis rezultateve dhe deponimeve në mezoekonomi.

4. Shprehja ekonomika, gjithnjë e më tepër në praktikën jetësore dhe në shkencë përdorët dhe për specifikimin e nevojes së zbatimit dhe për specifikimin e vetë zbatimit të parimeve themelore ekonomike të reprodukcionit.Të themi psh. ekonomika e mjedisit jetësor duhet të ketë domëthënien se parimet ekonomike do të zbatohen edhe me rastin e marrjes së masave nëpërmjet të të cilave veprohet në rrethinën e njeriut ose ekonomika e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të tjera.

EKONOMIKA E NDËRMARRJES /angl. Economics- shkenca mbi riprodukcionin shoqëror/ diciplinë shkencore që studion ekonomiken e ndërmarrjes.

Objektiv i saj është gjetja e ligjëshmërive ekonomike që veprojnë në ekonominë e ndërmarrjes dhe në formulimin e parimeve, me zbatimin e të cilëve në organizimin e procesit të riprodukcionit , rezultatet reale të atij riprodukcioni maksimalisht ti afrohen rezultateve objektivisht të mundshme. Në kontekst të detyres ashtu të formuluar, ekonomika e nd. studion:

1.rezultatet e riprodukcionit /llojet dhe sasinë e prodhimit, vlerën e prodhimtarisë, të ardhurën/,

2.deponimet në procesin e riprodukcionit /harxhimet dhe shpenzimet e elementave të prodhimtarisë; mjetet themelore dhe qarkullimore të angazhuara/,

3.raportet midis rezultateve dhe deponimit, të cilat në ndërmarrje të ndryshme mund të janë të ndryshëm, si pasojë e dallimeve qoftë në kushtet objektive të riprodukcionit , qoftë në metodat e organizimit të procesit të riprodukcionit dhe

4.faktorët që kushtëzojnë këto raporte.

Në bazë të vështrimit të këtyre raporteve /marrëdhënieve/ rezulton se ekonomika e nd. studion dhe propozon masat praktike nëpërmjet të të cilave ndikohet në rezultatet dhe deponimet e me vetë këte edhe në kualitet të ekonomisë së ndërmarrjes.

Të shohim në vazhdim se ç’definicion jep Kukoljeça për emërtimin /termin/

MAKROEKONOMIA

Sikur edhe termi ekonomika, edhe ky rrjedhë nga gjuha greke macros që dm.th. i madh, i gjatë dhe nomos ligj. e që do të thonë:

1. ekonomia e një vendi më të gjithë elementët material, vleror dhe natyror si dhe njerëzit aktivisht të inkluduar /përfshirë/ në aktivitetin ekonomik,

2.sistemi i ekonomisë shoqërore me infrastrukturen e vetë /bazën/ e faktorëve material dhe njerëzor, me mbindërtim organizativ të konstituimit dhe karakteristikave funksionale të sistemit si dhe me të gjitha manifestimet /shprehjet/ e të vepruarit shoqëror /këto hyjnë nëmakroekonomi dhe dalin nga makroekonomia/. Karakteristikat e saj janë:ndarja shoqërore e punës

(1)inkludimi /përfshirja/ i tregut në procesin e riprodukcionit shoqëror,

(2)sjellje e sistemit në përputhmëri me ligjet ekonomike,

(3)zbatimi i parimeve të politikes ekonomike në ato raste në të cilat sjellje e makroekonomisë del jasht kornizes së ligjeve ekonomike;

(4)shkallë e lartë e specializimit dhe e kooperativitetit duke i falenderuar ndarjes shoqërore dhe teknike të punës

( në vazhdim-faqe 736-djathtas, Kukoljeça jep spjegim më të gjërë për makroekonominë por, ajo pjesë është e determinuar ideologjikisht ndaj nuk e trajtova të duhur që të jetë pjesë e eksplikimit të tutjeshëm të termit/.

Ne fillim të vështrimit të këtyre termave në rrafshin komparativ, e përmendem termin MEZOEKONOMIA.

Përsëri prejardhjen e termit do e gjejmë në gjuhën greke dhe dallimi qëndron në parashtresën MEZO që d.m.th. i mesëm /i midismë/ gjë të cilën e dijmë nga shumë raste të tjera. Sipas Kukoljeçes, termi nënkupton ekonominë e çfardo organizate ekonomike. Edhe ketu vërejmë determinizmin ideologjik sepse që ne vazhdim të eksplikimit, ai nuk i ikën termit “puna e bashkuar” Mirëpo, duke e ditur dhe për këte duke e pranuar si një autoritet të lartë shkencor dituria nga shkencat ekonomike e të cilit është vërtetë enciklopedike, ia vlenë që në këte shtjellim modest të gjej vend shpiegimi i tij. Makroekonomia - sipas tij – është një lidhje organizative midis makroekonomisë /ekonomisë shoqërore/ dhe mikroekonomisë /ekonomisë së prodhuesit-individit/.

Karakteristikat e saj janë:

(1(pajtimi i kundërshtive midis makroekonomisë /ekonomisë shoqërore/ dhe mikroekonomisë /ekon. së prodhuesit-individit/,

(2) drejtimi /administrimi/ dhe sjellja sipas principeve vetanake,

(3) zbatimi i metodave vetanake sipas të cilave kryhet aktiviteti i saj dhe

(4) sëndertimi i formave vetanake organizative adekuate me principet dhe metodat e afarizmit vetanak në kushtet shoqërore të atij afarimi.

Duke vajtur në shpiegim sipas metodes së dedukcionit /nga e përgjithëshmja drejtë individuales/ arritem ke

MIKROEKONOMIA

Shpiegimi që është dhënë për termat të cilat u parashtruan më lartë /ekonomika

makroekonomia, mezoekonomia/ vlen edhe ketu. Termi rrjedhë nga gjuha greke

dhe mikro kupton i vogël. Në teorinë e ekonomisë do të thot sistem material

organizativ qëllimi i të cilit është plotësimi i nevojave ekonomike të veta dhe nevojat

e antarëve të familjes së vetë/. Në realizimin e qëllimit të tillë individi i përmbahet

parimeve të caktuara , duke zbatuar metoda të caktuara dhe trajta organizative në

aktivitetin e vetë. Me fjal të tjera, sistemi i mikroekonomisë është i determinuar

(1)me qëllimet e mikroekonomisë

(2)principet e m.e.

(3)metodat e m.e.

(4) trajtat organizative të m.e.

Në vazhdim, duke vazhduar sipas parimit të njejtë, do të jipet kuptimi i termit

MENAXHMENTI /e që është me interes për rastin e këtij Fakulteti, sepse në planprogramin e vetë ka të ingranuar më shumë lëndë studimore /Menaxhmenti NVM. Bazat e Menaxhmentit etj./

Menaxhmen është shprehje amerikane për “udhëheqje me të cilin ata nënkuptojnë koordinimin e elementeve e faktorëve të prodhimit në sendërtimin e qëllimeve dhe formulimin e politikës për realizimin e qëllimeve të një organizate.

Në atë rast në terminologjinë amerikane diferencohet:

1.udhëheqja /administration/ që përqëndrohet në përcaktimin e qëllimeve /objektivave/ dhe formulimin e politikes për reralizimin e atyre qëllimeve /objektivave/ në atë ndërmarrje.

2.udhëheqjën (drejtimin) /menaxhimin/ detyra e të cilit është zbatimi i politikes për të realizuar qëllimet /objektivat/ e veta.

Në gjuhën shqipe është paksa vështirë të bëhet dallimi midis termave /jo ne aspektin kuptimor por thjeshtë terminologjik/ 1.administrim e 2. menaxhim, ngaqë e para kupton “ udhëheqjen /drejtimin/: që konsiston në përcaktimin e qëllimeve /objektivave/ dher në formulimin e asaj politike për realizimin e atyre objektivave në një ndërmarrje kurse e dyta /menaxhmenti/ që ka detyrë të zbatojë politikën sa për të sëndertuar ato objektiva /qëllime/.

Shpeshherë ndodhë përzierja e termave: udhëheqje /administrim/ dhe menaxhment, si rezultat i lidhjes së tyre të ngusht të ndërsjellë dhe për shkak të ndikimit të fuqishëm që menaxhmenti bënë të udhëheqja. Funkcioni i menaxhmentit paraqitët në të gjitha llojet dhe qëllimet e ndërmarrjeve ekonomike. Në ndërmarrjet ekonomike, menaxhmenti është i drejtuar në koordinimin e të gjitha akcioneve në të gjitha fazat e riprodukcionit shoqëror. Në ndërmarrjet joekonomike /kulturore, arsimore, shëndetësore, sportive etj./ ai bënë koordinimin e akcioneve në realizimin e interesave të tyre specifik.

Në pjesën poshtë të këtij vështrimi në trajtën e një si shtese dhe sa për të dijtur ç’definicione qarkullojnë në media për shkencen /dhe termat/ e ekonomisë, do paraqes një insert të asaj që pëmbanë Wikipedia-Enciklopedi e Lirë- në gjuhën shqipe. Aqë më parë e bëjë këte kur dihet se ky shkrim ka një datë më të vonë se ato që u parashtruan më lartë dhe duke u vënë në rrafshin krahasues, duken më konkrete dhe më të kuptueshme, por përsëritja e tyre në vija të shkurtëra kursesi të mos trajtohet gaf.

Ekonomia- thot aty- si një term rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe në esencë përputhet me shpiegimin të paraqitur në hyrje të këtij shkrimi.

Ekonomia-shpiegohet më tutje- është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve.

Në këte përshkrim, më tepër jipet objektivi që ka kjo shkencë se definicioni i mirëfilltë, gjë që ka për qëllim të jap informacion shfrytëzuesve të Wikipedia-s se ç’është kjo shkencë. Ndryshe- vazhdon shpiegimi- ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

Përkufizimi i i mësipërm është një nga shumë definicionet e formuluara nga ana e ekonomistëve eminentë botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.

Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndryshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.

Ekonomia është një fushë studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjërohet kështu që rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë.

Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimi nga i cili bëhet pikënisja për ndarje.

Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion njësitë e veçanta të ekonomisë siç janë familjet apo ndërmarrjet.

Kjo degë merret me pjesë të veçanta të kërkesës dhe ofertës, si dhe me ndërthurjen e tyre.Ndofta nuk e gaboj po e thash se ky përshkrim /përkufizim/ është kundrim nga jashtë i mikroekonomisë, i përgjithëshem dhe i pazbërthyer sa duhet.

Makroekonomia është ajo pjesë e shkencave ekonomike që meret me studimin e funkcionimit të ekonomisë në kuptim të gjërë të fjalës.

Në këtë kontekst, ajo analizon format më sintetike të treguesve ekonomikë si: Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe ciklet ekonomike të tij , papunësinë dhe inflacionin, konsumin, investimet, politikat fiskale dhe monetare, tregëtinë ndërkombëtare, bilancin e pagesave, etj

Specifikimet e tjera të dhëna në Wikipedi, për shkaqe praktike, nuk janë paraqitur në këte shkrim.

Kundrimi shkencor teorik dhe leksikonor i termave dhe nocioneve të parashtruara më lartë, është fundekrye i bazuar në autorët që u përmenden gjatë trajtimit. Kjo nuk është e vërteta e fundit dhe logjikisht se me ndryshimet që kanë ndodhur pas botimit të fjalorëve, leksikonëve dhe literatures tjetër, ka dhe shumë e shumë mendime që gjithësesi mund të jenë kundrim më i avancuar teorik shkencor.

Por qëllimi nuk ishte që termat e nocionet e më parë ti vë në rrafshin krahasues me të rejat, në veçanti me ato amerikane dhe evropiane /përendimore/ por vetëm të parashtroj informacione të shkurtëra me qëllim të përkufizimit të njëres nga diciplina shkencore tjetër.

Të shtoj se, meqë literatura e eksploruar ishte kryesisht në gjuhën sërbokroate, në përkëthim i kam dhënë vetës lirinë që të përdorë më shumë terma që devijojnë zhargonin e termave në përdorim. Këte e bëra për të sfiduar ata që do të kanë rastin ta lexojnë por edhe duke dëshiruar që të ndihmoj në begatimin e leksikut të shqipes.

Nëse sadopak kam arritur të sëndertoj këte gjithnjë me shpresë se studentëve u është ofruar një ndihmë që nëpërmjet këtij shkrimi që përmbanë shpiegime e përkufizime të kjarta të termeve të ekonomisë të begatojnë njohuritë nga shkenca ekonomike, atëherë e besoj se shkrimi ka mbërrijtur objektivin.

Në Pejë 09.06.2008

Minush M. Hoxha

Sekretar në Fak. të Shkenc. të Apl. të Bizn.

60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page