top of page

SHPENDI ËSHTË NJË THESAR JO VETËM PËR MUA…




Disa mendime për librin me tregime—novela “AMANETI”


Kisha lexuar për Shpendin, por personalisht nuk e njihja. Koha na e dha mundësinë në prezantimin e dy librav e të mi në Sarandë, FABULA dhe TREGIME HUMORISTIKE të botuara në shtëpinë botuese 2M në Durrës, ku unë pata nderin që të prisja tre shkrimtar po nga ai qytet. Pol Milo shkrimtar, Luan Jaupi shkrimtar studiues dhe Shpendi Hulusi Topallaj SHKRIMTAR, KRITIK LETRAR. Po ashtu më nderoi dhe pronari i shtëpisë botuese Aristek Osmani.

Shpendi që kishte përgatitur një koment- analIzë për një tregim nga të librit Tregime humoristike, e lexoi në sallën me plotë pjesëmarrës ku ndermjet tyre merrte pjesë dhe Kryetari i Bashkisë Sarandë Zoti Adrian Gurma dhe drejtori kabinetit Zoti Thoma Nika. Me atë analIzë të studiuar, vërejta se Shpendi ka një ngritje profesionale në letërsi, për të gjitha fushat.

Ndërmjet tre librave që më dhuroi, ishte dhe libri me dymbëdhjetë tregime—novela AMANETI, megjithse e botuar që në vitin 2015 unë e lexova me kënaqësi dhe kuriozitet. Më bëri përshtypje arti i të shkruarit realist dhe me personazhe pothuajse real.

Megjithse një ish ushtarak, ku edhe i ati ushtarak që nga të luftës dhe i dënuar me grupin gjsme “PUÇIST”, Shpendi i formuar tani shkrimtar, e kritikoi atë system diktatorial me të gjithë fuqinë e mëndjes dhe të penës.

Që tek tregimi i parë “HEBREU”, e shpreh Shpendi me veprimet e doktor Ludovik Kalmarit, ku ai shprehte pakënaqësitë sidomos tek një shok i tij Enver Bali. Dhe ky e pyeti një ditë. “Doktor! Nuk di si ta mar! Ti më beson mua e më shprehesh kështu, por unë kam të drejtë edhe të mendoj se mos po më provokon…” Frika e provokimeve ishte shumë e madhe. Por doktori Hebre nuk ishte i till.

Shpendi si shkrimtar i pa lodhur, të jep përshtypjen se ditë—natë ka shkruar duke mar hua edhe nga gjumi. Dhe nuk ka shkruar pak. Lista e lodhshme edhe me të numuruar eshte 70 apo edhe ndonjë më tepër. Jo pak. Dhe ka shkruar fillimisht mbi 12 libra me poezi, nga të cilat kam lexuar disa prej tyre në portale dhe gazeta të ndryshme. Pastaj ju hodh me shumë art tregimeve të shumta, ku unë numurova rreth 10 libra. Me guxim ju lëshua shumë i sigurt novelave. Dhe ato nuk janë pak, por mbi 6 libra. Në vazhdim me penë të sigurtë mbi 10 romane si “MASHTRUESI”, MALLKIMI, LUANI I KAFAZIT, ZHGËNJIMI I PARTIZANIT, UNË KAM QËN NË MATHAUZEN ETJ. Romane të një karakteri më shumë politik ku kritikohet jo vetëm nazizmi dhe okupatori, por edhe pushteti ynë gjoja komunist. Ndërsa në kritikat letrare, të cilat janë mbi 30 libra, ka komentuar dhe analizuar pa u lodhur shumë tregime, poezi, novela, romane të dhjetra shkrimtarëve, ndermjet tyre edhe komentin—analizë për mua. Shkrimtari i talentuar Shpendi Topallaj ka treguar interes për fjalën e intelektualëve, disa prej të cilëve edhe të zvarrisur nga sistemi kaluar.

Të kthehemi tek Amaneti. “KËNGËTORJA E PAFAT”, në të cilën shkrimtari ka shkruar me nostalgji dhe dashuri për kengetaren Jorgjia, tenore shumë e talentuar, e cila u diplomua në Rumani. Këngëtare opera me famë , por fati nuk e la të gëzonte dhe të përparonte. Vdiq për çudinë e të gjithëve në sallën ku kishte studjuar nga një termet. Në atë sallë ku oshëtinte nga zëri i saj, si nga një resonance, oshetiu tavani i rrëzuar mbi trupin e sajë. Ky ishte fati i Jorgjisë. Dhe ja si shprehet rektori për të, kur ajo u paraqit tek ai kur ajo shkoi përsëri në Rumani pas pak kohësh. –“O kush na ka ardhur, studentja e shkëlqyer dhe nusja jonë nga Shqipëria…”

Tek tregimi “PATA” shkruan artistikisht se si mund ta pësojë edhe ambasadori nga udhëheqja jonë pas shumë kohësh për një patë, e cila hyri në ambjentet e ambasadës dhe shoferi si Shqiptar dhe ndofta bir çobani, nuk pyeti se kuja i përkiste ajo patë. Ai e poqi! Dhe shpendi jep shpjegime se nuk ishte ndonjë gjë e madhe një patë, kur në një vend të egër të Afrikës, një fis kanibal kishte ngrënë vetë ambasadorin. Kjo duket si komedi, por ai fis kanibalësh u shprehën në ambasadën gjermane me një shprehje të pabesushme. “ merrni hakë. Hanie edhe ju ambasadorin tone aty…”

Tek novela,”Ja çfarë na tregoi Shaziman Gjoci” … Varfëria e tejskajshme e vitit 1991, i detyroi qytetarët shqiptarë, të shkolluar, zanatçinjë, punëtorë e fshatarë, të merrnin rrugët e botës. Greqia dhe Italia e dinë se sa pritën. Por ai nuk iku. Mendoi të merrej me peshkim dhe ja arriti të bënte diçka. Por ja si shprehet autori i novelës. …”Por varka e tij prej gome ishte si një lëvozhgë arre në gjithë atë llahtar…” Por anija e Guardia di financias e shpëtoi. Dhe ja si shprehet autori. ..”Dhe ika me zemrën plotë mirënjohje për ata njerëz që më shpëtuan jetën, pa ja ditur se atë ditë kishin festen e Krishtlindjeve…”Shpendi i shkruan me mjeshtëri tregimet duke të mbajtur në ankth, se çfar do të ndodh më pas.

Edhe tregimi “AMANETI” Është interesant, sepse me mendime dhe veprime shqiptarçe, në vend që të triumfonin në djallëzinë e menduar, humbën edhe trupin e nënës, e cila u a kishte lën amanet që ta varrosnin në fshatin e saj. Amaneti nuk u mbajt. Dhe përse. Nuk menduan me ndershmëri. Besoj se edhe shkrimtari këtë ka dashur të na thot.

Edhe tek tregimi “DALLAVERAXHIU edhe tek MAGAZINIERI KORREKT, godet manifestimet neveritse. Marifete të njerëzve që kërkojnë përfitime të padrejta. Po ashtu edhe tregimi “TITUJT E DYL BALOQES”. Midis shumë titujsh të dhënë nga ai komisjon , i kishin akorduar edhe një çmim Dyl Baloqes. Dhe përsëri i japin një çmim tjetër….”Po këtë titull ma keni dhënë njëherë”, u shpreh Dyli. Por Rrapo Vetëtima që nuk e priste këtë pohim, aty përaty dhe pa e prishur terezinë iu afrua mikrofonit dhe improvizoi para publikut fjalët që mbetën anekdotite! Ashtu ështe! Por herën tjetër ne i akorduam zotit Dyl Baloqja, “NDERI I QYTETIT Të KLASIT Të DYTë”…Mëndjemprehtësia e shkrimtarit Shpendi Topallaj, kalon edhe në çaste humori. Tregimi ështe i studjuar dhe klasik, duke demaskuar organizatat famëkëqia të dhënies së titujve.

Edhe tek tregimi “KAPRIÇOT E FATIT” Shpendi ka një gjetje të bukur. Nuk i dihet nga të vjen e keqja. Një përshkrim që të lë mbresa. “PËRÇARJA” Është një tregim që e lexon me kureshtje. Të ngjara dhe të papritura. Dënime të gjyqeve partizane të llahtarshme dhe të nxitura nga edhe të eleminonin edhe kuadro. Shkrimtari e ka përshkruar me ndjenjë. Një e pushkatonin, tjetri bëhej dëshmor…”Hëna u pikëllua pa masë, ama ndihej edhe krenare. Por një gjë duhej thenë: nuk dinte ku ta rreshtonte veten. Grua e armikut të pushkatuar, bijë e babait ballist që e kishin shpallur edhe kulak, apo motër e njërit vëlla dëshmor e tjetrit officer.” Këtu shkrimtar Shpendi ka fshikulluar me hithra, ku me siguri e di gjithsecili nga ata se ku i ka cuksur më shumë dhe kuja i është drejtuar në fytyrë tufa e hithrave.

Tani dua të ndalem pak më shumë tek tregimi “PORTRETI”. Sepse më intereson më shumë si piktor që jam, por dhe se më bën përshtypje se Shpendi e njeh mirë artin, sidomos pikturën, skulpturën, arqitekturën etj. Qysh kur ishte officer, Shpendi ka patur një intelekt të përgjithshëm sidomos në njohjen e thellë të artit të piktures. Dhe mua më befasoi kur më dhuroi librin “PËRSIATJE RRETH PIKTURëS”. Duke par artikujt kuptova se Shpendi është një njohës i shkëlqyer i piktures. Këtë e vërteton tregimi i shkruar me mjeshtri nga shkrimtari “PORTRETI”.

Në Këtë tregim mund të themi se përmblidhet shkurt e papritura. Çlirimi nga diktatura. Për shqiptarët ajo çka pritej ndodhi…”Pikërisht pse nuk dihej se ç`ishte, dukej shumë e rendësishme. Përfytyrymi i njerëzve sado i shfrenuar të qe, kurr nuk besonte se komunizmit në Shqipëri i kishte ardhur fundi. Jashari mendoi Brehtin që kishte thenë se: “Fati i njeriut, është vet njeriu”. Kishte studjuar për letërsi, por nuk e duronte dot këtë jetë qeni profesor Jashari dhe vrapoi për në anijen ku kishin hypur edhe nxënësit e tij…”Pasi u ankorua anija maone, u gjendën sa hap e mbyll sytë karabinierët, autoritetet lokale, punonjësit social, dhe kureshtarët e çoroditur…” Jashari që e njihte shumë mirë italishten, në Bergamo ku e çuan e punësuan në një shtypshkronjë. Aty e njohën me djalin e pronarit Valter Serra, i cili e pëlqeu si karakter me një inteligjencë të lartë. Valteri e njohu edhe me të atin Xhezuinin. Ai megjithëse i heshtur u josh nga kultura e profesor Jasharit, i cili e habiti me njohuritë e tij për letërsinë e vjetër e të re, të cilat i kishte studjuar me imtësi. Por mënyra si i ka përshkruar shkrimtari, të shtojnë kureshtjen për ta përfunduar tregimin interesant.

Me shpjegimet e Jasharit ata u njohën me gjëndjen në Shqipëri. Afrimi që i bënë miqtë Italian profesorit, bëri që të futeshin dhe në fushën e artit, pikturës, për të cilën Jashari kishte shumë njohuri. Bile edhe për piktorët shumë të vacantë. Por për portretin në veçanti, kishte të njëjtin mendim me plakun Xhezuin. Se portreti për një piktor ështe më i rendësishëm.

Me kalimin e kohës Jashari me fitimet e disa viteve, mendoi se mund të bënte një bisnes në Durrës. Kur do ikte nga Bergamo, i kërkoi pronarit Xhezuin disa fotografi të tij. Me ato foto, piktori i talentuar Nikolet Vasia,( Këtu Shpendi si kudo flet me emra real) realizoi një portret të shkëlqyer me karakter, të cilën kur ja paraqiti para pronarit Xhyzein Serra, e la të mahnitur. Nuk e priste dhe e falnderoi shumë i emocionuar. Bile plaku ngeli i befasuar që profesor Jashari nuk i pranoi pagesën…”Ç`është ajo fjalë i nderuar zoti Xhezuin!? Kjo ështe një dhuratë modeste nga një mik që u detyrohet shumë. Dhe për dhuratat nuk merren para. Ju më keni trajtuar si birin tuaj dhe unë u nderoj si babain tim”…

Me njohjen e artit të pictures shkrimtari është shumë i vacantë. Historinë ja kishte treguar një shokut Shyqyryut, i cili punoi në Bergamo dhe kishte dëgjuar për një Shqiptar të shquar, por nuk e dinte që ishte Jashari. Dhe ai thot. “Ama edhe Xhezuin Serra kur pa portretin që i cove ti, do ta ketë ditur se Horaci kishte thenë. “Non moris moriar”, pra, nuk do të vdes i tëri”

Dhe ja se çfar shkruan në tregimin e fundit “Xha Jaçia”. “Ai system krijoi një kastë mizore zemërzinjsh”. As që donin tja dinin se po shkatërronin jetët e të tjerëve dhe familjet e tyre. Po ashtu, fare pa faj ishte dënuar edhe Xh Jaçia që po kalonte jetën në burg dhe po kalbej aty. Por edhe kur i erdhi koha e lirimit u mendua se ku do të shkonte. Shkrimtari e përshkruan bukur ngjarjen dhe jetën e Xha Jaçes, i cili u quajt Xha Jaçe, sepse u kalb në burg për asgjë. Mirë u lirua, por ku do shkonte. Nuk kishte asnjë në shtëpi, as punë, prandaj sa doli jashtë telave, u mendua…”Ore dola, u lirova, por aty për aty mendova se ku do veja, ku do përplasesha. Shtëpi jo, familje jo, miq e shokë jo, punë jo. Për mua jashtë është më keq se këtu…Skisha zgjidhje tjetër ndaj bërtita për mbretin Zog, se atje nuk durojnë fare këta. Të paktën tani e kam të sigururta këto dhjetë vjetë. Se më shumë s`besojë se do rroj. Por edhe jam i qetë se më kanë dënuar me hake.”…

Për poezitë, tregimet, novelat, romanet, publicçistikë, kritikë letrare, drama etj. Dhe qindra artikuj, e kan bër të njohur në shtypin e kohës. Shumë nga librat dhe krijime të tij, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe janë vlerësuar shumë.

Për SHPENDI topallaj janë shkruar libra voluminozë.

--Liria e të shkruarit…2009

--Të shkruash në liri…2014

--Kur mëndja bashkohet me zemrën…2020

Ju uroj shkrimtar i talentuar Shpendi Hulësi Topallaj, suksese të mëtejshme në prodhimtarinë tuaj letrarë në të gjitha fushat. Shëndet dhe jetë të gjatë.

Shpendi ështe vetvetja dhe ky është një fat i madh për të.

KOSTANDIN VOGLI

PIKTOR--SHKRIMTAR


53 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page