top of page

SHKULJA E KËSHTJELLËS ...

ODISE KOTE

SHKULJA E KËSHTJELLËS ...

Demiurgu tha : Të shkulim Kështjellën, pengon horizontin dhe diellin nē agim!

Tiranët me dredhitë e tyre të rrezikshme, thyen xhama asosacionesh, muzeumit në vitrinë.

Sipas skemës klasike, një mercenar, ia nguli thikën Kurajēs.

Pabesisht në brinjë...

E megjithatë vertikaliteti, enigma dhune, histori gënjeshtare, u rrëzuan faqe kësaj toke.

Ashtu Kështjellëshkulur, fytyra e së vërtetēs, nuk ngjante më, si e kësaj bote...!

PERIFERI

Prej agut pluhur, në mug muzgu të murmë, djalli i fryn veshit një mendim ogurzi. Pa rrugë, bibliotekë, pa shkollë, rrëmujë, Periferi dhe vetëm periferi.

Ferri e parajsa, një klithmë qiellore, qyteti një kumbim vegimtar në marrëzi. Pa teatër, xhungël, kënaqësi rastësore gjumë hashashi, Rehat - Periferi.

Mendje si zgavra gërryer pakthyeshëm, duar grabitqare që zhvasin në errëti. Jetë e dyfishtë, diell që than shpresën, dhembje shtegëtare, shakullimë, Periferi.

Ecje çalashe, faj - ngut e tërbimndrydhur, dremkë çjerrëse, panik, fasoneri. Riake fat humbur në qark të mbyllur, shenja fundi. Mërzi. Periferi.

Ngecur n'zgrip, plakur rrënimesh, dobësish, vdekja orakull vrazhdan, rrotull në ajri. Fantazma burimi që s’meritojnë besim, bisht i hatashëm valëvitës. Periferi.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page