top of page

Shkencetari shqiptar, shkruan nga Bostoni


Shkencetari shqiptar , shkruan nga Bostoni


Këtë përsiatje ja kam kushtuar librit të lunxhiotit Koço V. Mosko nga Selcka e Lunxhësisë, që mban titullin: “Udhëtim në shpirtin Lunxhiot”. Përpara se të shtjelloj problemet, që trajton ky libër me vlera gjithpërfshirëse, le të ndalem, pse e dëshiroj ta quaj shkencëtar, Agronomin e mbrojtejes se bimëve, Koço V. Mosko. Ky agronom i shquar shqiptar, realisht nuk mban ndonjë titull dhe mbititull shkencor, të akredituar nga organet përkatese shkencore, por Ai ka kryer një punë shkencore të mirfilltë, gjat gjithe jetes aktive si agronom i mbrojtjes së bimeve të rrethit Gjirokastër.


Duke shkruar këtë fakt, mu kujtua një shprehje e Dr. Myslim Selenicës, ish drejtor qëndror në Ministri të bujqësisë. Pas disa dekadash pune, në prag të pensionit, e dërgojnë në ish fermën e Lushnjës. Në një kuvëndim zyrtar, dikush e pyeti Doktorin: Këtu tek ne ka shumë dr. profesorë juve pretendoni, për titullin profesor. Ata profesor – doktorë, u përgjigj hazerxhevap Myslimi, janë profesorë me dekret, unë jam profesor me të vërtetë. Me një përvojë të gjatë të punës drejtuse dhe shkencore, Dr. Selenica , ka lene pas një sirtar plotë me libra me vlere universale. Akreditimi i titujve shkencorë, meriton respektin e gjithkujt, por vepra shkencore kryejne edhe specialistë pa tituj .

Specialiteti i mbrojtja e bimëve është një specialitet i hollë i agronomisë, është një punë, që nga volumi, matet me të gjithë shkencën agronomike, të marrë në tërësi. Duhet të ketë informacion të freskët e të saktë për makro dhe mikrokozmosin. Koço, për 17 vjet, ka punuar inspektor i mbrojtjes së bimeve, në rrethin e Gjirokastrës. Rrethi, që ka operuar Koço, është shquar në vend, për bujqësi e bimësi të shëndetëshme dhe për masa racionale, të parandalimit të sëmundjeve bimore si dhe luftimin e tyre, me preparate miqësore për gjallesat e shumta te tjera...



Qysh heret, Koço ka qenë mik i bibliotekave dhe i auditoreve profesionalë. Ka kryer disa specializime jashtë e brenda vendit dhe ka shkruar që me fllimet e punës së tij në shtypin lokal dhe qendror. Është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë. Me këtë libër, që kemi në dorë, shquhet dhe si historian amator. Ka krijuar portalin, me firmën e vet, “Bota Bujqësore “, që grumbullon rreth vetes shumë specialistë të profesoineve bujqësore dhe më gjerë. Njef me detaje të gjitha fshatrat e Gjirokastrës. Po më shumë e njohin bujqit gjirokastritë dhe të gjithë vendit, nëpërmjet botimeve teknike, që sjell portali i tij. Është studjus i mirfilltë, në fushën bujqësore, historike, etno-kulturore, siç e ka plotësuar veten, në librin, që botoi këto kohët e fundit dhe që e kemi në analizë, në këtë përsiatje modeste.

Vetë specializimi i hollë, për mbrojtjen e bimeve, nuk të le asnjë çast të ndahesh nga librat dhe studimet shkencore. Praktika na bind, se të merresh me shërimin e bimeve, kërkon dije shkencore, që lidhin jetën me shkencetarin. Me që jemi në këtë argument, do ta illustroj me një shembull. Ne vitet e pas luftës, në shtetin e madh të Meksikës, prodhimi i drithrave, po ulesh, nga viti në vit, derisa shteti, u ndodh në pragun një kolapsi, të zisë kombëtare së bukës. Specialistat vendas, nuk po gjenin mjetin e duhur të luftonin këto sëmundje në drithra. Kjo situatë sensibilizoi agronomin e mbrojtjes së bimëve, nga Dallasi i SHBA-ve, Norman Borlaug. Ky shkencëtar me ekipin e tij, ju përkushtua këtij problemi dhe shkoi në Meksikë, ku ngriti kabinetin e tij të punës. Në bashkëpunim me vendasit, studjoi problemin dhe pas një pune shumë të lodhëshme dhe thellësisht shkencore, krijuan varitete të reja, me prodhimtari të lartë dhe që u rezistonin ndryshqeve, etj. Për pak vjet gjendja u permbys. Prodhimi i drithit i tejkaloi arritjet e parpara krizës. U eliminua zija e bukës. Norman, u vlerësua me çmimin Nobel dhe Meksika e shpalli hero kombëtar. Norman, është quajtur babai i Revolucionit të Gjelbërt.

Problemi i ndryshkut të të lashtave, rendimenti ulët i drithrave ka qenë shumë dëmprurës edhe në Shqipri në vitet 50-70 të shekullit kaluar. Me hyrjen e variteteteve të reja e rezistente u reflektua, në rritjen e prodhimit të drithrave, prodhimi u rrit tre-kater- herë e më shumë. Ne ate kohë shteti jonë mendonte të prodhonte bukë edhe ne guri., por ky është tjetër problem. Në shtetin monist e të mbyllur në krye të punëve per rritjen e prodhimit të drithrave në atë kohë u vune specjalistat pasionantë të Shqipërisë si: Prof Mentor Permeti, A, Xhomo, etj. Pjesë e kësaj plejade është edhe autori i librit, që kemi në dorë.

Me Koçon, jemi bashkëkrahinas, jemi njohur në mesin e viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur Koçua operonte në rrethin e Gjirokastrës, për mbrojtjen e bimëve. Ish shefi i bujqesisë, i ndjeri, Rustem Dobi, ma prezantoi Koçon, si specialistin e Seksionit të Bujqësisëte. Njohjen e drejtperdrejtë dhe familjare, e patëm në Amerikë. E ndjek në shkrimet e tij të goditura, në organet e shtypit të shkruar dhe atë elektronik. Ndjek rregullisht portalin e tij “Bota Bujqesore “, portal me kulturë teknike dhe gazetarie.

Koço është produktiv në publicistikë dhe portali i drejtuar prej tij, renditet midis të larmishmëve dhe cilësorët, që botohen në Diasporë, jo vetëm, për bujqësinë, por për të gjitha problemet. Portali i Koços, ka vlera referance. Koço nuk shkruan duke ecur, por u qëndron shkrimeve përmbys. Të gjitha shkrimet i kalon në dorën e vet. Në atë portal nuk ka llafollogji, por vetëm shkrime cilësore të ç’do profili të dijes dhe të praktikës. Perpara se të niste botimin e këtij portali, në zonën NY-Boston funksionuan dy portale te tjerë, ku Koço ishte aktivi më cilësor i shkrimeve. Me pak fjalë, pasioni, për të shkruar dhe për të vëzhguar jetën njerëzore ka vijuar të ushtrohet me vëmendje të shtuar, në këto dy dekadat, që Koço është pjestar i Diasporës.

Si bashkëkrahinas, i përkasim dy fshatrave ekstreme të Lunxherisë. Fshati im, ndodhet në skajin verior të krahinës. Unë i kam shkelur fshatrat, deri në Krinë. Nuk kam kaluar në Laboven e Kryqit, Suhë- Stegopul, as në Selckë, që ndodhet në skajin jugor të krahinës tonë. Një gjë është e përbashkët, për të tëra fshatrat e kësaj krahine. Kanë ndërtuar jetesën, mbi bazën e ekonomive të vogla fshatare, në toka skeletike kombinuar me blegtori bravare, kopshtari dhe pak pemtari në kushtet e mungesës të tokave të gjëra bujqësore. Këto kushte i kanë detyruar lunxhiotët të emigrojnë dhe të krijojnë një simbjozë funksionale, midis jetës bujqësore dhe asaj kurbetore. Në vitet e luftës dhe në Diktaturë u prenë rrugët e kurbetit. Ishin vitet më të vështira të jetesës. Mbas viteve 90 të shekullit të kaluar kjo simbjozë është përmiresuar ndjeshëm, por po bëhet shkak i shpopullimit, një problem emergjent aktual.

Banorët e Lunxhërisë, për mënyrën e vështirë të jetesës, për kushtet klimatiko-tokësore dallohen, për ndjenja humanitare, tolerancë fetare dhe inteligjencë natyrore. Në ç’do fshat gjen pleq, të pa shkolluar, por njohin me hollësi, zanatet fshatre. Njohin tokat, blegtorinë, bimët. Kanë njohuri nga historia, nga situata në vend dhe më gjerë. Këto veti të këtyre zonave, na i ka sjellë shumë të fresketa, libri i Koço Moskos, që jemi duke analizuar.

Unë, si lunxhot, i kam lexuar po thuaj të tëra librat, që janë shkruar, për krahinën tonë, që është nga më të emancipuarat në Shqipëri, qoftë nga e kaluara dhe në kohët e reja. Libri i Koços, për Lunxhërinë, është më i plotë dhe i argumentuar shkencërisht. Këto janë njëra anë e analizës, tjetra është se Koçua ka arsimim të përshtatshëm, për analizat ekonomike. Mbi të gjitha, Kocua i ka dhenë shpirtin Lunxhërisë, atë pjesë të shpirtit, që nuk arriti tja jepti lunxhioti i shquar, Jorgo Bllaci.

Ajo, që dua të nënvizoj është fakti, që Koço Mosko, e ka analizuar dhe e ka parashtruar, me aftësi profesionale, historinë krahinës tonë. Unë e kam ditur përciptazi dhe me shumë pasaktësi historinë e krahinës, ku kam lindur dhe kam kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës. Libri i Koços, më bëri të qarta shumë momente historike dhe figura lunxhiotësh të shquar, që nuk i kam ditur, si kanë punuar, për gjuhën dhe lirinë dhe sa janë vleresuar.

Midis burimeve historike, që përmban libri në analizë është dhe emri i Koço Mosko-Stegupollotit. E kujtoj me respekt emrin e tija të ndritur. Më ka dhënë letërsi në shkollën unike. Sado ngjashmëri, që kane letersia me historinë, nuk janë e njëjta gjë. Nuk mund të pranoi historia fantazitë, që letërsia i ka pjesë përbërëse të ndodhive, që shtjellon.

Historia e Lunxhërisë, që na paraqet autori, Koço V. Mosko është e bashkërenduar me veprimtarinë e vëllëzerve frashëri. Këtë veprimtari kaq intensive atdhetare, libri na i përshkruan me penelata të natyrshme dhe me saktësi shkencore historike. Ndihesh mirë kur e lexon edhe si Lunxhot edhe si shqiptar. Per ta ndriçuar këtë fakt historik, po shkëput një citat nga libri : “ Komiteti, i cili u themelua në 12 Tetor 1879, kishte 28 antarë, nga të cilët 5 ishin nga Lunxhëria. Më von ky Komitet mori emrin Shoqëria e të shtypurit të shkronjave shqipe “ ( Libri f 21 ).

Kur lexon këtë fakt historik shume domethenës, lexusi bën një përllogaritje të thjeshtë, nga ku rezulton afërsisht: Në 3% të popullsisë së Lunxherisë, në komitet u zgjodhen 20 % e antarëve. Janë këto fakte historike dhe të tjera të ngjashme, që e rendisin Lunxherinë, në një krahinë atdhetare me emancipim të lartë europjan.

Autori përmend një fakt , që ka ndodhur në dekadën 1870. Hoxha shqiptar, Myftar Kallarati, duke sjellë libra shqip nga Stambolli, u sëmur dhe vdiq në Selckë. Banorët e varrosën me nderimet e meritura. Varri i hoxhës ruhej nga fshatarët, për 150 vjet. Vendi u emërtua dhe ashtu flitet edhe sot, “Varri i Hoxhës “. Eshtrat e këtij hoxhe i morrën bashkëfshatarët e vet, në vitin 2007. Këndohet dhe një kengë, për këtë event, që përfundon me vargjet: Të percollëm si babanë / Për ty tri kambana ranë. /

Populli ynë, që falet në 4 besime fetare, ka qenë dhe mbetet me tolerance fetare të lindur. Kjo edukatë e bën mjedisin shqiptar paqësor dhe arsimdashës.. Deri von, nuk e kam ditur se Kallarati është fshat dhe mbiemër në Vlorë. Nga fshati Kallarat ishte hoxha, qe vdiqi, në Selckë.

Eshtë shumë sinjifikativ një kritikë, që autori i lIbrit, i drejton Akademise së Shkencave, autore e botimit të “Fjalorit enciklopedik shqiptar “. Në këtë fjalor, që veçohet si më korrekti i librave të një shteti , shkruhet e zeza mbi të bardhë: Pandeli Sotiri është nxenës i Koto Hoxhit, në Gjimnazin e Qestoratit. Kjo shkollë u hap, në 1874, kur vëllezerit Sotiri, patën mbaruar shkollat e larta në Vjenë dhe ishin kthyer në Stamboll. Pasaktesi të këtij niveli nuk lejohen as në librat e anekdotave, sepse librat e femijëve, shquhen, për saktësi.

Autori, na ka dhënë një tabllo të gjerë, të shprehur lakonikisht dhe saktësisht të figurave që kryen “Lidhjen e Prizendit “, hartuan alfabete dhe u therorizuan, për gjuhën. Krahas frashellinjve, u përkushtuan vëllezrit selicote, Pandeli dhe Koço Sotiri. Ishte periudhë historike e rëndë dhe shumë e ngarkuar me punë atdhetare, nga më intensivet, që njef historia e Kombit. Gjuha shqipe u ndalua. Shkollat në gjuhët e huaja lulëzonin në Shqipëri. Të dhënat e shprehura në libër, nga autori, janë të plota dhe gjithpërfshirëse. Njohja e këtyre vështiresive të mbinatyrshme do të kushtonte, jo vetëm shumë faqe libri, por dhe mund të shpëtonte ndonjë pasaktesi historike. Për ta lehtësuar librin dhe vetë lexusin, autori i referohet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, i cili e ka përshkruar situtën, për formimin e shtetit dhe martirizimin e gjuhës, si vijon:

“ Nuk ka pasur asnjë gjuhë tjetër në botë marteririzimin, prej pesë shekuj, që ka pasur gjuha jonë. Në 1887, Shqiperia kishte tremijë shkolla, prej të cilave njëmijë e dyqind ishin shkolla turke. Po kaq kishte edhe shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllehe. Shkolla shqipe ishte vetem një, me drejtor, Pandeli Sotirin. Lejohej të mësohej ç’do gjuhë, me përjashtim të gjuhës shqipe. Pandeli Sotiri vritet . Shkolla shqipe mbyllet . Kjo është e verteta, që ende nuk është shpalosur përpara popullit shqiptar.”( F 8) Ismaili sqaron se këto të dhëna i ka marrë nga studjusi francez Serge Metais, botuar ne 2006. Nuk e kemi hasur, në ndonjë shkrim tjetër, këtë tragjedi, që ështe luajtur mbi gjuhën shqipe.

Në këto kushte martirët e gjuhës, u përballën me një diskretitim që nuk e ka njohur bota. Megjithëse në këto kushte të rënda, herojtë e gjuhës, u martirizuan dhe mundën, që të krijojnë alfabetin pa hieroglife, të ngrenë shkolla, në gjuhën amtare, të botojnë revista, të nivelit europjan. Këtë revistë bashkëkohore numurin e parë të saj redaktoi dijetari lunxhot, Petro Poga, ndërsa në vazhdim 11 numra të tjerë i redaktoi Pandeli Sotiri. Shkollën e parë shqipe e krijoi, në Korçë dhe e drejtoi, selicjoti Pandeli Sotiri. Shkollën e dytë shqip, e krijoi, në Pogradec, vëllai i tij Koço Sotori. Dijetarët, që vunë në jetë mesimet e Lidhjes se Prizrendit, krijuan klimën e duhur, për të ngritur shtetin e pavarur, pas 500 vjet robëri.

Kjo eshte periudha e Rilindjes Shqipëtrare, qe u arrit me shumë gjak e sakrifica nga shqiptarët e shquar, një pjesë të rendësishme të tyre i përshkruan autori i librit. Gjat shtjellimit të librit, janë kritikuar pasaktësitë, që nuk janë pak. Përmendim këtu vdekja e P. Sotirit, ishte përshkruar jo saktësisht.

Po thuaj se gjysma e dytë e librit, i kushtohet specifikave bujqësore të krahinës, veçmas të Selkës, vendlindjes të atdhetarëve të shquar Pandeli & Koço Sotiri. Nuk mund të thuhet me siguri, cila është pjesa më e rëndësishme e këtij libri; pjesa historike, apo ajo bujqesore. Të dyja pjesët plotësojnë natyralisht njëra tjetrën dhe janë punuar me merak.

Autori Koço Mosko( Selcka ) është racional, në kufijtë e përpikshmënisë. Të dy pjesëve nuk mund tu heqesh as ç’ke ç’u shton, për t’u bërë të besushme. Janë të zhvilluara besnikërisht, sipas karakteristikave etnokulturore të kalendarit, kur kanë ndodhur. Autori është origjinal, në përshkrimet e objekteve dhe ngjarjeve. Libri është një kontribut me vlera historike dhe gjuhësore, aq dhe bujqësore.

Le t’i drejtohemi një përshhkrimi, atij të “Grykës së Selckës “. Ai është përhkrim, kaq i saktë dhe origjinal, që e kam ndjerë veten se udhëtoja brenda gufave të shpellave shekullore. Eshtë vështirë të gjesh një çift tjetër përshkrimi, në atë nivel. Me i saktë do të ishte ai përshkrim, po që se Gryka e Selkës, do të merrte formën e njeriut të gjallë dhe të na fliste, për florën dhe faunën e atyre shpellave, që nuk kanë vetëm vlera turistike, por kanë vlera thelleisht shkencore, kur kemi parasysh, që ka një shkencë të pavaruur, që e ka emrin spelologji. Në këto vende mund të kultivohen myshqe dhe alga të dobishme, në një të arthme shumë të largët. Kjo shkencë studjon shpellat, dunat, shkretetirat. Kohët e fundit, kjo shkencë, po vlerësohet, me një të arthme optimiste, sepse sipërfaqja tokësore bujqësore, për njeri shënon një ulje nga viti në vit.

Të kesh fatin të udhëtosh në Grykën e Selckës, në brigjet e burimeve të Labovës, në shpatet e gurrës së Hosit, në Skotini, nuk është thjesht kuriozitet dhe lodhje fizike, por është përfitim i mendimit të thellë se natyra vijon të jetë e kursyer, në resueset e saj të dobishme, për jetesën me kërkesa në rritje.

Autori Mosko ka ditur, ku na ka shëtitur, ne lexusve të tij. Na ka marrë me vete, brenda shpirtit lunxhiot dhe na ka udhëhequr an’e mbanë Lunxherisë “ Plot lezete “ , pa na u penguar këmba asgjëkundi. Ndodh keshtu, se vete autori, nuk flet nga kabineti i mbyllur, por qëndron në krye të karvanit, drejt të njohurave dhe të panjohurave të Lunxhesisë, që i mëkoi dashurinë dhe përkushtimin, për tokën amtare.

Dy shkrimet , “Ne mulli “ dhe “Lëmenjtë “, janë tregime të mirfillta letrare që tregojnë mënyrën më racionale të organizimit të jetës, nëpërmjet një bujqësie specifikisht të lidhur me mjedisin ku mbizoteron puna e krahut Eshtë bujqësia racionale e prones së vogël, që ushqen pasionet e dashurisë për pronën dhe natyrën dhe, në të njëjtën kohë e vlereson prodhimin e drithit, baraz me jetën. Gjat leximit të këtyre tregimeve, ndihet britma migjenjane, për drithin. Kjo bujqësi, është duke falimentuar, sepse nuk i reziston ligjit të hekurt të kerkesë-ofertës. Bujqësia ka hyrë në erën e mekanizimit dhe drithi blihet i bluar dhe i standartizuar nga industria.

Këta të dy tregime, nuk do të mund të shkruhen më, veç do të lexohen. Vlera e tyre i është dorëzuar nostalgjisë, për fshatin dhe për bujqësinë bio, në mbështetje të turizmit. Brezat kanë nevojë të mësojnë bujqësinë pararendëse. Këta tregime nuk e humbasin vlerën historike dhe letrare. Autori i ka trajtuar këto dy tema me aftësi të spikatur letrare. Të kësaj natyre janë dhe shkrimet, që pasojnë, që nga “Plloska me vere”, deri te ” Kënga dhe mjeti mbrojtës ndaj hajduteve “, si dhe dhe shkrime, që përmbahen në sythyn “ Gjaku i arbërit nuk bëhet ujë “. Perveç vlerës së përmbajtes, tregojnë se autori ka dhunti të spikatura dhe frymëzim, për tregime publiçitare dhe letrare. Të tëra tregimet e këtij sythi, vërtetojnë se Lunxhëria e vjetër nostalgjike, po ja le vendin Lunxhërisë të zhvillimit bujqësor të mekanizuar dhe turistik, duke trashëguar të tëra virtytet e një të kaluare me histori bujqësore e atdhetare. Autori midis rreshtave na thotë: Tek tradicjonalja e gjejmë edhe modernen.

Libri na paraqet tabllonë e zhvillimit të kopshtarisë, pemtarisë dhe te traditës baritore Lunxhote. Do të veçoja kujdesin e bujkut lonxhiot, për frutikulturën dhe, veçanërisht kulturën e fikut. Në ç’do qytet të botës do të ishe me fat, nëse merrje një shportë me fiq lëkureshkruar të ç’do fshati të Lunxherisë. Aq sa kam parë unë, nuk ka fiq si të Lunxherisë, as brenda as jashtë Shqiperisë. Eshtë një tregus, që meriton vëmendje, për ta zhvilluar ketë drufrutor, në përmasa sa më të gjera si sasi dhe si teknikë të transportit me shporta, që ruajnë freskinë.

Ne kushtet aktuale, industria e turizmit, mbetet një nga alterrnativat që sot ka marrë vlerësimin me të madh të mundeshëm, duke u krahasuar me industritë e tjera, që shoqërojnë ekonominë e shumicës së trevave me det dhe me shume diell. I tillë është vendi ynë dhe specifikisht Lunxhëria, veçuar nga Antigoneja. Pse? Sepse Antigoneja është bërë pjesë e guidës së Republikës. Antigoneja moderne(Lunxheria) ndodhet ne shpatullat e malit të Lunxhërisë dhe të Buretos. Aty jetojnë njerzit, që trasformojnë natyrën dhe me pasuri të larmishme shpirtérore.

Në liber do të njohin mitin e kryqit të Kishës së Shën Marisë së Labovës, qe i ka dhënë mbiemrin fshatit të famshëm, jo vetëm në Shqipëri. Mbasi te kemi mbaruar, këtë shëtitje aerobike, njerzit, që na presinë, në finish, do na pyesin: E njohët Lunxhërinë e K. V. Moskos? Nuk mund të pohoi njeri të kundertën. Konkluzioni është një i vetëm: “Lunxhëria e sotme, është Antigonea moderrne!

Libri na shtjellon bujqësine krejt specifike e tradicionale, për krahinën. Jemi mesuar të lexojmë bujqësi me traktorë, triorë, magazina pa fund, autokombajna. Libri, që anlizojmë, ka sjellë në kujtesë bujqësinë tradicionale, që ishte ndërtuar nga bujq me përvojë jetesore dhe kanunore shekuj me radhë, por që prodhonte vetëm ushqime bio. Eshtë bujqësi e shëndetëshme në aleancë totale me natyrën.

Askush nuk ka arsye të mjaftushme të jetë kundër bujqésisë moderne, të ndërtuar mbi baza shkencore, por tradita krijon bazën mbështetese. Autori na jep sinjale të bujqësisë bio, si pararendëse e kësaj bujqësie, që kemi sot dhe jo vetëm kaq, por të ruajmë shumë tradita, që harmonizohen natyrshëm me bujqësinë bio, për një siguri ushqimore të kontrolluar dhe te shëndetëshme .

Ne librin e Koço Moskos, gjejme të dhëna agronomike dhe dekustative, për llojet e ndryshme te maneve, me ngjyrë dhe pa ngjyrë. Pershkruhet në mënyrë të zgjeruar kopshtaria lunxhote, llojet e dardheve dhe shartimet , lajthitë, thanët, caracat. Përshkruhen karakteristikat e imta te pemeve të veçanta të krahinës. Sejcila përban materjal e resuese gjenetik shume te çmuara.

Për të na sigururuar, për orgjinalitein e tregimit të pemeve frutore tradicionale, autori shprehet: “Une i shkrova ashtu sic i kanë kryer lunxhotet e mi" . Rëndësi të veçante u japin prodhimeve, bio, që do të thotë se puna, për prodhimin e frutave dhe perimeve, duhen mbështetur në praktikën tradicionale . “ ( F 139 )

Të përshkruash një gamë kaq të gjerë të pemëve gjysëm të egra, që rriten në Lunxhëri është një praktikë agronoimike me qitje të largët. Këto pemë, japin prodhim të shëndetshem, krejt të garantuar. Kanë kërkesa minimale, për punë, ushqim dhe investim. Janë një bazë e shendoshë gjenetike, për bujqësinë e të arthmes, që shkencëtarët, nuk dihet si do ta zhvillojnë. Mbi të gjitha, ato lloj pemësh i do toka dhe klima, pa shpenzime, për punë dhe bazë materjale.

Fshatrat lunxhote jane shquar, për kultivimin në kopshtari. Veçanërisht jane shquar: Karjani, Dhoksati, Mingulli, Krina, Suha, Labova etj. Tregu i “Baçese së Teqesë" zotërohej tradicionalisht, nga këta prodhues perimesh dhe frutash .

Libri i Kostandin V. Moskos është punuar me përgjegjësi nga autori. Kam gjetur vetem tre gabime shtypshkrimi, që nuk ndryshojnë konteksin e fjalisë.. Libri, për mendimin tim, duhet te ribotohet, për ta patur në dorë të tërë lunxhiotet, banojnë ose jo në Lunxhëri, perveç lexusve të tjerë, me të njejtat interesa. Kjo shpërndarje, kërkon punë të organizuar, por nuk është e pa mundur. Lunxhiotët, lipset ta kenë në shtëpi Lunxhërinë historike dhe turistiko–bujqësore, që ka shkruar lunxhoti, shkencetari i bujqësisë, Koço Mosko.

Me ka lindur mendimi se ky libër duhet të kishte një syth, që të emërtohej: “Rrugët, për ripopullimin e Lunxhërisë “. I propozoj autorit të shkruaj një libër tjetër, me titullin që lartpërmenda. Natyrshëm ai liber do të jetë i cilësive, të librit, që analizuam. Lunxheria e së arthmes. Brenda fjalës bujqësore përmbahet dhe kuptimi blegtoral, për stane si të Bogaraj dhe te kohës së Timo Muçit, inteligjentit Kostë Karamani dhe labovitit, Sevo Ciko. Këto stane, shtegëtonin deri në Bisejin prallor, ku simbas një studimi të BBC- së, llojet e bimeve në këto treva arrijnë deri në 50 mijë. Lunxhëria , mund ta zhvilloi pa sforcime edhe turizmin e staneve , shumë të kërkuar.

Illo Foto , Studjus ne NY – Shkurt- 2023

49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page