top of page

Shikim prapa


Shikim prapa

Astrit Lulushi


‘Më lejoni të mos parashikoj’. E kishte marrë këtë shprehje nga një libër - dhe kishte hapur shumë prej tyre - e gjeti shkrimtarin duke thënë "më lër të mos parashikoj". Pyeti veten: Kush ia kërkoi parashikimin? Ishte viti ‘85. Diktatori sapo kishte vdekur. Vendin e tij e zuri një tjetër pas spastrimeve. Ishte perëndim; hija i familjes së tiranit zgjatej. Libri i merrte gjithë kohën e lirë. Nuk ishte lojë për të mbledhur artikuj. Nuk mund t'i besonte fshirjes, as përkuljes as durimit; si vendi ku mbështen këmbët pas podiumit, publiku nuk e ka idenë.Njihte çdo rrokje që kalonte mes atyre që bisedonin. Dëgjonte me sytê që ishin bërë po aq të shpejtë sa ato me të cilët komunikojnë shurdh-memecët. Po shkonte në Amerikë, ku shumë njerëz kishin qenë më parë në rrethana të tjera. Vendi tani ruhej nga telat me gjêmba dhe pushkë e anije luftarake nga Kina; ishte i rrethuar; kamp përqëndrimi, vetëm disa nuk e shihnin për ta kuptuar. Ai arriti të dilte, natën, së shumti me not, pastaj me anije. Për gati 10 muaj banoi disa kilometra nga Roma. E fliste pak gjuhën; gjithashtu, ishte shumë i zënë me mendime, dhe shumë i papunë kur nuk ishte i zënë; disa do të imagjinonin se kalonte një kohë të mërzitshme. Por nuk ishte ashtu. "Ndihma" erdhi nga vendasit që i flisnin italisht dhe ai përgjigjej shqip. Shpesh nuk i kuptonte dhe ata nuk e kuptonin. Për rrjedhojë nuk bëhej asnjë dëm dhe të gjithë ishin të kënaqur. Për të qenë i drejtë, kur mësonte një fjalë italiane, ajo kishte një ndikim të mirë. Fjalët i merrte nga gazetat e mëngjesit. I dukeshin të freskta, sepse fjalët nuk qëndrojnë në të njëjtën klimë; ato zbehen me natën dhe mëngjesin tjetër zhduken. Por nuk ka rëndësi. Mësonte një shprehje të re dhe i emociononte të tjerët me të. Nuk kishte fjalor dhe nuk deshte një të tillë; Mund t’i zgjidhte fjalët nga tingulli ose nga aspekti drejtshkrimor. Shumë prej tyre kanë pamje franceze, gjermane ose angleze, dhe këto janë ato që ai i robëronte për shërbimin e ditës. Kjo, si rregull. Jo gjithmone. Nëse gjente një frazë që kishte një pamje imponuese nuk i interesonte të dinte kuptimin; nëse e shqiptonte me kujdes, tjetri do ta kuptonte, dhe kaq mjaftonte. Fjala ishte avanti.Tingëllon shekspiriane, dhe ndoshta do të thotë Avaunt ‘pa shiko’. Edhe pse si rregull fjalët dhe frazat janë të mira për një ditë, ka disa që qëndrojnë pranë gjatë gjithë kohës, dhe vijnë në ndihmë kur hyn në bisedë të gjatë. Gjatë javës së parë, në qetësinë e thellë dhe ëndërrimtare, ishte pa lajme; shumë i kënaqur pa to. Pastaj pa një gazetë dhe kjo duket se i dha jetës një hijeshi të re, e mbushte me një ndjenjë që i afrohej kënaqësisë së vërtetë. Dhe erdhi ndryshimi, vendi i ri - oreksi për lajme filloi të shtohej sërish pas këtij pushimi gjallërues.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page