SHIJA E RREBELIMIT
-TREGIM-
Nga PANAJOT BOLI
Nuk e mbaj mend çfarë diskutuam atë ditë me klasën time. Ishte fund prilli dhe natyra kishte veshur rrobat e saj më të mira. Një mantel i vertetë nuserie me një shkelqim fantastik. Nuk e di pse m’u duk me e bukur pranvera atë vit. M’u fiksuan disa kritika për më shumë aktivitete. Dikush propozoi qe të shkonim në P, vendi ku kish renë deshmori i fshatit tonë. Emrin e tij mbante edhe shkolla jonë. Andej nga fundi u çua edhe Ramadani, një djalë i gjatë dhe simpatik, i turpshëm qe rallë fliste. Më bëri përshtypje guximi i tij.’Të vemi , mësues, pse të mos vemi, të ndërojmë deshmorin e fshatit tonë.’’ Vetem kaq tha dhe u ul. Nuk ua prisha qejfin. Pas dy ditësh më vjen mesuesi i muzikës Reshati.
‘’Do të vij edhe klasa ime me ju’’- më tha duke më terhequr pak menjanë nga kolegët e tjerë. Nxënësit e Tatit ishin në klasën e tetë dhe do ta kishin të veshtirë këtë rrugëtim të gjatë Q–P.‘’ I kam çapajeva dhe janë të vendosur e unë s’dua t’ua prish’’ Më erdhi mirë. Kolegët e vjetër na shikonin pak mosbesues dhe hidhnin ndonjë romuz te drejtuesit e shkollës. Ishte e qartë qe na shikonin me xhelozi dhe... Fund i fundit unë kisha edhe një arsye tjetër ta bëja se isha edhe përgjegjes për rininë e shkollës.Tati më siguroi se i kishin premtuar ata të kooperativës se do të na ndihmonin me zisat e kooperativës për një pjesë të rrugës Kjo ishte një zgjidhje e mirë. Tatit i shkonte fjala se kish edhe vellanë deputet nga klasa punëtore. Gjithçka ishte gati dhe marshimi do të behej te dielën herët. Bile më përgëzuan nga drejtoria. Një nismë e mirë qe duhej ta ndiqnin edhe klasat e tjera. Por nuk ishte shkruar qe gjerat të shkonin mirë e bukur. Andej nga ora e katërt u shfaq në derë Reshati. E pashë të shqetësuar. I mërzitur, duke terhequr derën qe të mos degjonin nxënësit, më tha se ia kishin kthyer fjalën ata të kooperativës.
Ngela disa çaste në medyshje. -Si do të bëjmë?- e pyeta -Ne do ta bëjmë marshimin, klasa ime është gati, nuk e di ju?—tha i vendosur ku dallohej një notë zëmërimi - Mirë-thashë-do ta bisedoj edhe unë me nxënësit e mi. Mbylla derën dhe u ktheva në vendin tim. Veshtrimi pyetës dhe kureshtar i nxënësve më bëri të tradhëtoja veten. --Ç’ka ndodhur mesues ?- pyeti Xhixhja, sekretarja e rinisë, një vajzë inteligjente me një fytyrë të embël, flokë kaçurrela ngjyrë geshtenjë qe i binin mbi ballë. Shikimi i saj i butë dhe i ngrohtë kësaj radhe ishte ngulmues . -Nuk na ndihmojnë ata të kooperativës... pastaj rruga është e gjatë dhe e lodhshme.—zvarrita unë fjalët si me siklet. Ata më panë me çudi. E ndjenë veten se i tradhëtova. E pahë se si më shikonin.’’Edhe ti mesues na e drodhe’’ Pastaj ulen sytë. Sikur më kthyen krahët. Nxënësit e mi... Diçka më rendoi fort në shpirt. Një si dhimbje. Të humbasesh besimin... S’ka gjë më të rendë. Pasoi një heshtje. Pastaj një zë.’’Do të vemi,mësues’’ Dhjetra’po’ e mbushen kumbueshëm klasën. Ngela i hutuar. Zeri i tyre më shkundi nga ajo përhumbje. U emocionva. Sytë e tyre xixëlluan. Ndjeva rahjen e zemrave të tyre, ngrohtesinë e syve, dashurinë të derdhet në shpirtin tim. Ishte një ndjesi e çuditshme. S’e kisha ndjerë aq fort si sot. Edhe Astriti ngriti sytë dhe më pa më dhembshuri. Një djalë i embël, i dashur, i buzëqeshur qe të ofronte siguri dhe besim. I pjekur para kohe nga hallet e jetës. Se kish humbur një nga prindërit. Më dhimbte shpirti kur e shikoja. E simpatizoja për atë butësi, brishtësi e sinqeritet feminor.
Një spirt qe falte humanizëm dhe buzëqeshje të padjallëzuar. ’’Ne e vendosem , mesues’’ –tha më një butësi feminore të shoqeruar me një buzeqeshje të embël. I pashë të gjithë me radhë Edhe ata me shikonin me dashuri E ndjeva. Nxënësit e mi aq të mirë.Doja t’i përqafoja. Ishin 42 nxënës, e unë 43. Kaq ishte klasa ime, e madhe. 43 zemra ishin bashkë, 86 sy bashkuan dritën në një dritë të madhe. Më gufoi zemra. Nuk e di pse në ato momente m’u kujtua shkrimtar i madh rus Ostrovski dhe fillova të flasë me pasion për librin ‘’Si u kalit çeliku’’ Në kohën qe flisja për rrethin e hekurt, trokiti dera. -Të kërkon drejtoresha-më tha nxënësi i sherbimit Tek mbyllja derën, veshtrimet e nxënësve me jipnin kurajo’’Mesues,jemi me ty’’ Drejtoresha nuk e ngriti kokën. E filloi me levdata për aktivitete dhe e mbylli me urdhërin për anullimin e marshimit.’ Rruga është e gjatë dhe...Këtë mendim kanë edhe shokët e partisë..’’ Pastaj ngriti sytë ,e kur pa indiferentizmin tim ,më hodhi një veshtrim qortues ‘’Mos vepro me kokën tende’’ Siç duket sekretarit të partisë nuk i shkoi fjala tek kryetari i kooperativës i cili kohët e fundit , pasi i ishte hequr verrejtje nga lart, mendja e tij ishte bërë realizim plani. Nuk e kuptoja pse ishte ftohur edhe më mua. Nja dy herë se fundi,veshtrimi i tij ishte jo miqesor.
Ndofta ishin edhe thashëtheme. Gjoja kishte thenë te disa kuadro të tij se ky mesues i letërsisë po i prish punë duke e larguar rininë nga puna. Jo festivale, jo grupe artistike, mbremje të shpeshta vallëzimi, jo teatro, jo veprimtari sportive,jo programe me valle e kengë popullore të zonës në Televizion, jo marshime,jo... Ia vunë ferrën punës. Bile pati edhe debate të ashpra me drejtuesit e rinisë së kopetaivës qe në disa raste rebeluan.Bile ishin bërë të pabindur edhe disa brigadjerë të rinj. Po i ikte autoriteti mbi rininë. Dhe sigurisht shkaktar ishte ky mesues.Ndaj e priti më këmbët e para kur sekretari i kërkoi makinat për dy orë. ‘’Unë pergjigjem për planin, jo ti ‘’i tha.
I kishte ardhur zogu në dorë qe të hakmerrej ndaj ‘’letrarit’’ qe e kish thumbuar disa herë në shtyp dhe kish bërë me vete rininë. -Sikur na dhatë leje?-i kujtova drejtoreshës me gjysëm zëri. Por qendrimi i saj i ftohtë, më bëri të mos e zgjas me tepër, por nuk harrova t’i them duke dalë: -Nuk është mirë për rolin tonë si edukatorë të kthejmë fjalën. Ne do ta bëjmë aktivitetin. Ajo përseri nuk e ngriti kokën, por me një ton kërcenues përseriti: -Mos vepro me kokën tende. Do ta pesosh.Po ndodhi gjë,do të mbash përgjegjësi të rendë. Unë dal nga përgjegjësia. E ndersa fjalët e saj më shponin si turjelë në kokë, në klasë më prisnin nxënësit e mi. Më prisnin të vazhdoja komentin për Ostrovskin. Me priste Hamdiu, ai djalë i shkathët esmerë, me fytyrën të padjallëzuar qe zbriste e ngjitej në Skroskë si një kec.
Si do të më prisnin nese i zhgenjeja? Çfarë do të thoshte Sabrija me sy të bukur endërrues? Po e mira Dritë? Si mund ta pikëlloja fytyrën engjellore të Sanijes? Po Bashkimi pak egoist por tepër zëmërmirë? Lere Xhixhen. Ajo s’do ma falte kurrë. ‘’Mos u bë merak , drejtoreshë, çdo gjë do të vete mirë’’Ajo vetem tani ngriti sytë dhe një laps qe kish në dorën e majtë e përplasi me nervozizëm mbi tavolinë. Mbylla derën dhe nuk i lashë mundësi të shtonte gjë tjetër. Në klasë ndamë detyrat dhe lamë orën për të nesermen.. Edhe pasditja nuk kaloi pa telashe.
-Të kërkon urgjent sekretari i Byrosë – më tha gati me një fryme korieri i fshatit kur trokiti në dhomën time. Në zyrën e ngushtë, sekretari, një burrë i shkurtër dhe i urtë po më priste. E mori me të butë. Nuk e kisha mendjen atje dhe nëpër te,degjoja jo rrethanat,... hallet e kooperativës,..... problemet..., duhet degjuar partia,..... të respektojmë...Për të dytën herë i thashë se aktiviteti do të kryhet dhe nuk ndërroja mendje. Ahere ai u bë tjetër njeri. Iu zgjua ndjenja e autoritarit , qe partisë nuk ia kthen fjalën askush . Fytyra iu nxi, zëri i doli si ulerimë . Dritarja dhe dyshemeja e drunjtë u drodhen nga zëri i tij, i cili tashmë ishte ngritur në kembë: -Mos e zbato urdhërin e do të shikosh ku do të vesh Ishte një kërcenim i hapur. Hera e parë qe e pashë keshtu . E kisha simpatizuar se dukej një njeri babaxhan, fjalëpak dhe i qetë. Atë çast m’u neverit. Ai e hoqi maskën dhe zbuloi fytyrën e vertetë. I buzeqesha hidhur dhe me stërmundim mbajta gjakftohtesinë. Ika pa i thenë as natën e mirë. Një gjumë i shqetësuar dhe një mengjes entusiast.
Organizimin e mori në dorë Bashkimi, Ramadani, Hamdiu, Xhixhja,Drita, Sanija. Ndalësat , anekdotat, ndihma ndaj të vegjelve, këngët, ruajtja nga dersitja e uji i ftohtë, të gjitha i bënë perfekte. Një interinar mbresëlenës. Reshati, kolegu im, ishte një ciceron i shkelqyer i historisë, i gjeografisë, i traditave dhe legjendave të zonës. Ecja krah për krah me nxënësit e mi.Ishim shok, miq. Tregonim ngjarje, qeshnim. I hapnin zëmrën mesuesit për hallet në shtëpitë e tyre, Shpesh ndonjeri më afrohej e më pyeste: -A u lodhe mesues? S’ kish gjë me të bukur, me njerezore, me prekëse se kjo pyetje qe ta gufonte zemrën. Ata kishin një botë të madhe.
Fillova të eci ngadalë të hyjë në këtë botë të çuditshme dhe misterioze. Akrepat shenuan 13 kur arritem në fushën e Pojskës, atje ku kishin renë 8 deshmorë, ndermjet tyre edhe Dilaver Nezha, deshmori i fshatit tonë.Nga gëzimi s’e ndjemë lodhjen. Na dukej se kishim korrur një fitore të madhe. Vendosem lule, recituam vjersha dhe u ulem të hamë drekën me ato qe kishim marrë me vete. I bashkuam të gjithë. Dreka më e shijshëm e botës. Bashkimi e Ramadani më erdhen pranë e më dhanë dorën të çohesha -Hajde , mesues, të bëjmë një ndeshje futbolli në këtë fushë të bukur. -Nuk u lodhët: - Kot na fole për Nikollaj Ostrovskin? Qeshem. I përqafova me dashuri dhe filluan lojën. Omeri me pas me kërkoi të bëjme një fotografi në liqenin e Linit, kurse Dritat, e Xhixhja një fotografi para monumentit të deshmoreve. Ndersa ditën tjetër në shkollë tregonim mbresat nga ky aktivitet tepër mbresëlenës, sekretari i byrosë në zyrën e tij i diktonte nepunëses së keshillit verrejtjen për mesuesin rebel të letërsisë.
Comments