top of page

Shërrohet infermierja Alicia Borja, stafi duartroket



Një infermiere me stazh pune të gjatë në A&E është filmuar duke dalë e gëzuar nga Spitali Northëick Park. Ajo është filmuar në këtë gjëndje të gëzuar, nga kolegët e saj, pas një beteje një mujore me koronavirusin. Alicia Borja u mbush në lot kur ishte duke lënë spitalin Harroë pasi “familja e dytë” e saj mbushën korridoret për ta uruar atë në shërimin e saj të mëtejshëm. 63-vjeçarja do të ribashkohet me familjen e saj, pasi të jetë në gjendje të mbajë kontakte me ta përmes mediave sociale gjatë karantimit të saj.

“Unë thjesht dua të falënderoj kolegët e mi. Kam shumë dashuri për ta. Ata janë një ekip kaq fantastik. Unë nuk kam arritur të shoh vajzat e mia për një muaj, kështu që mezi pres që të shkoj në shtëpi,” tha ajo.

“Ishte vërtet e vështirë. Unë ndalova së shikuari lajmet ,sepse doja të përqëndrohesha te të qenit pozitiv dhe bëra të gjitha përpjekjet e mia për tu kthyer në shtëpi.”

Deri më tani 523 persona janë shëruar nga virusi në spitalet e BM, ndërsa fatkeqësisht 364 pacientë kanë vdekur që nga e Premtja, 17 Prill. Chris Boën, shefi ekzekutiv i LNËH, tha: “Ne i dëshirojmë Alicia dhe familjes së saj gjithçka më të mirë. Ne të gjithë e dimë se kjo do të jetë një luftë e gjatë por stafi në të gjithë NHS po i jep asaj të gjitha mundësitë e mundshme.

“Numri i njerëzve që e kthyen në brohoritje daljen e Alicias jashtë spitalit ishte prekës dhe tregon se sa shumë bëhet fjalë kur fjala është për kujdesin e personelit për kolegët e tyre.”

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page