top of page

SEJMEN GJOKOLI NA SJELL KORIFEJTË



Ka të drejtë Vasil S. Tole që shkruan në parathënien e librit se: “Duke lexuar librin “Korifejtë…”, në vesh, ashtu si pa kuptuar më vinin e më kumbonin jehona zërrash, melodish e vargjesh, që secili prej tyre ka gdhëndur në kryemonumentin e madh të trashëgimisë muzikore popullore, kryesisht të Labërisë”. Sepse te ky libër, duke kaluar nga një faqe te tjetra të duket se: bujt sa te një artist i madh i artit gojor, me një të çfletuar të faqes gjëndesh te tjetri. E veçantë është se te këto bujtje ata nuk flasin, ata dëgjojnë se çthotë Sejmen Gjokoli për këngën, vallen apo vargjet e tyre. Ne i njohim të gjithë, i kemi dëgjuar në ëkëngë, i kemi parë në valle, i kemi admiruar në finesën dhe madhështinë e tyre, madje na janë dukur monumente të gjallë që rrezatonin bukuri. Dhe Sejmeni kështu na i paraqet, si monumente në lëvizje, veçse mbi të bardhën e bukurisë ka hedhur një tis të florinjtë lavdie.



Unë ju them se ky është një libër që nuk do ta lëshoni nga dora pa i takuar të gjithë monumentet, madje do të riktheheni disa herë tek ata, veçse në çdo rikthim do vini me hapin e tyre të valles, me këngën e tyre në gojë, me tingullin e vargut të tyre dhe kur të “ikni” do jini më të bukur. Prandaj ejani sa më shpesh te ky panteon lavdie, dhe në ndonjë nga kthimet tuaja kujtohuni që ta falnderoni atë burrin e qetë që rri aty në cep, ulur e i merakosur në se ju pëlqeu apo jo. Ai është Sejmen Gjokoli “qëmtues i hollë dhe studiues virtuoz i etnosit të jugut”, siç e cilëson me finesë Z Ervis Moçka, por që unë do ta cilësoja si arkitekti dhe ndërtuesi i këtij panteoni që, ju siguroj unë se jetëgjatësinë do ta ketë në disa breza, duke u bërë gjithmon e më i çmuar dhe më i kërkuar. Duhet të të falnderojmë miku im Sejmen Gjokoli, por ti mos rri te pragu i portës të presësh falnderimet tona, ato ne i dërgojmë me postën e shpirtit, ndaj ulu e shkruaj vëllimin e dytë se na e hape vetë “oreksin”për ti njohur më në thellësinë krijuese dhe shpirtërore Korifejtë dhe për të njohur dhe shokët e shumtë të tyre.

Të lumtë Sejmen Gjokoli, Korifejtë do shndrohet në munumenti yt.

Sarandë, më 09 dhjetor 2023

51 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page