top of page

“Se mos keni akoma dyshime. Ja nga kush u shpërnda koronavirusi…”





“Instagrami” i ish kolegut tim, gazetarit, Erion Braçe, tashmë në rolin e zëvendës kryeminsitrit të Shqipërisë, duket se është bërë një nga pikat ku tashmë e tutje do të jetë si një pikë referimi “për gjetjen e fajtorëve të këtij virusi”, që mbyllur njerëzimin. Kot nuk thuhet, sa më lartë të ngjitesh, aq më shumë informohesh. Të jetë e saktë? Por pasi e lexova në mediat shqiptare me një titull të tillë, se “Erion Braçe gjen fajtorët te futbolli: Nuk kisha dyshime, ja kush e shpërndau Koronavirusin”, normalisht ia vlente të ndaloje, jo në lartësinë e gjetjes, as dhe në sipëroren e shtjelljes së këtij “lajmi instagramik” me një tis sarkazme. Shkruhet se “Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ironizuar me deklaratën e sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku të bërë një ditë më parë, teksa thoshte se në dhjetor 23 nga 25 lojtarë zikaltër kishin temperaturë.”

Dhe përtej këtij lajmi, ajo që vjen në mend është simpatia dhe zelli për të mbrojtur tashmë dhe nga ky pozicion atë që ndodh dhe duhet të mos ndodhte në shtetin të cilin ne tashmë e kemi ndihmuar edhe me forma të tjera. Në këtë rast Braçe, i deklaruar hapur si mbështetës i skuadrës së Juventusit, u shpreh me ironi se tashmë u gjend se kush e shpërndau koronavirusin, duke nënkuptuar si fajtore skuadrën e Interit” “Se mos keni akoma dyshime. Ja nga kush u shpërnda koronavirusi. Nuk kam patur dyshime qe ky Lukaku ishte djalë i ndershëm!” deklaroi me ironi në Instagram Braçe. Ja pra që duhet besuar?!

96 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page