top of page

SAZANI ËSHTË HISTORI


SAZANI ËSHTË HISTORI

nga Luan Çipi


Përmbi Vlorë, shtruar në det,

Si hark, vetull gajtanlie,

Një imazh thëret e flet,

Pjell’e bukur gjithësie.

E kundron e mrekullohesh,

E shëtit, veten s’e mban,

Zbulon vlera dhe gëzohesh:

Lum si ne për ty, Sazan!

Ndër vite, luftëra kanë ngjarë,

Dhjetra pushtues lakmimtarë,

Turq, Romakë dhe Venecianë,

Grekë, Anglezë e Italianë.

Dikur, skafe, topa dhe anije,

Popullim dhjetëmijë banorë,

Shkolla, kopshte, çerdhe fëmije,

Ishull, mbushur me dasmorë.

Klima e butë bregëdetare,

Gjire e plazhe fantastikë,

Parku, më i miri fare

Për amfibë e zvaranikë.

Shpella e Haxhi Alisë,

Rreth e rrotull shumë tunele,

Gjiri Djallit, Shtegu i Dhisë,

Mbushur me ekosisteme.

Ju, bashkiakë e shtetarë,

Sazanin mos e braktisni,

Populloeni sa më parë,

Nuse të bukur ma nisni!

Tiranë, më 11 Janar 2022

18 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page