top of page

Sarkazëm me gjethe të thata


Abdurahim Ashiku

LËSHOJ DUSHKE... AS KJO E AS AJO S’BËHET...


Sarkazëm me gjethe të thata


E fuga në hava, se në “Odën Dibrane” mungesat “me arsye” i kam “mullar pa kunj”.

Thashë, tash që kemi “Vitin e Skënderbeut” t’i fkas dibranët ku janë e ku s’janë e tu them “hajdeni të vëmë ka nji gjur e ta ngremë nji përmendore të naltë për Gjergjin tonë, Gjergjin e Gjon Dibranit”. E kam thanë edhe ma parë kët, por as më ka nigjue kush e as më ka shkrue. Ama në facebook kush nuk shkruen, kush nuk merr shatin me teh ma të madh e mundohet ta tekë Gjergjin nga vetja. Llafe shumë sa topi i kandarit nuk ka viJa ku të lëvizë ma andej. Vendosa t’i fkas edhe mërgimtarët këtu në Greqi. U thashë ta sjellim Skënderbeun në Athinë hipur mbi një kalë të bardhë në një vrapim drejt lindjes, me shpatë zhveshur siç e zhveshi 25 vjet radhazi e i futi “dridhmën gjithë Rumelisë”, mbrojti Krishterimin siç i thonë katolikë e ortodoksë. Nuk jemi pak, një e treta e Shqipërisë, me mend e me biznese, me shoqata e krye shoqata. I thashë njërit që më mori në telefon e mi përzjeu germat në fjalë e fjali, livadh me ferra mi bani. “Shkoni tek kryetari bashkisë së Athinës. I kërkoni një shesh ku të vendosni Skënderbeun, heroin e përbashkët ballkanik e evropian. Merrni me vete edhe disa nga media, më ftoni edhe mua. Kështu e bënë në vitin 1980 edhe disa mërgimtarë “të arratisur” me Zhak Shirakun. Ai jo vetëm i priti mirë por shkoi edhe vetë në përurimin “Sheshit Skanderbeg” në Paris. Mbase kështu do të veprojë edhe krye bashkiaku i Athinës. Kanë ardhur kohë të reja...” Heshtje në Dibër për birin e saj... Heshtje në Athinë për heroin e madh... Heshtin dibranët... Heshtin edhe mërgimtarët... Ka një mesele të vjetër dibrane. “Lëshoji dushke”, e ka titullin Ka edhe një mesele tjetër: “As kjo dhe as ajo nuk bëhen”... Të parën nuk po e shkoqi, bie pak erë... Të dytës po i bëj një temena... “Në një odë burrash njërit i kruheshin hundët. Nuk mund t’i kruante se e kapnin “për zhelesh” dhe i tregonin derën. Muhabeti ishte ndezë fort, një palë kishin vu në shilte bërrylin e djathtë e se hiqnin topi të ngrihej. Pala tjetër kishte vu bërrylin e majtë e shpata gjysmë hane e Osmanit nuk e luante. E gjeti... Mori fjalën, u ngreh pak me dorën ke hunda dhe tha: As kjo që thoni ju (dhe kruejti të djathtën e hundës), as ajo që thoni ju (dhe kruejti të majtën e hundës) nuk bëhet... I pari i kuvendit i tha: “Të lumtë, ia vune kunjin mullarit!” Njerëzit u ngritën sepse kishte ardhë shërbyesi me legen e ibrik në dorë për të larë duart e për tu ulur në sofër. Duhej me ngranë e buka nuk të le me folë...” Nuk më pëlqejnë njerëzit që “kruajnë hundët”... Më pëlqen të lëshoj hekur e beton. E mbi to të ngrihet vlera më e madhe që kemi. A nuk jemi në VITIN E SKËNDERBEUT? Vit i rizgjimit të vlerave tona kombëtare!?

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page