top of page

"SARANDA NË DITË PËRJETËSIE"


Së shpejti del në qarkullim libri "SARANDA NË DITË PËRJETËSIE". Është një ese që zbulon gjëra të padukshme, matanë ngjarjeve historike, të cilat mund ti vlejnë një lexuesi me mendje të hapur jo vetëm për veten e tij por, akoma më shumë për fëmijët e tij, me vlerë për jetën e përditshme, për shkak të admirimit që janë në gjendje të ofrojnë karakteret prej çeliku, të jashtëzakonshëm.

Saranda e shtatorit të vitit 1943 ka vlerë historike të pamat sepse, në sajë të shpëtimit të mijëra jetëve njerëzore, u bë pjesë e Qiellit në palcën e Luftës së Dytë Botërore. Të kujton gjestet e rralla humane në Shqipëri, që në Ferrin e luftës u bënë shkak të shpëtonin mjaft jetë hebrenjsh. Por çfarë mund të thuhet për Sarandën, që falë marrjes në dorëzim të qytetit pa gjak prej italianëve, (I VETMI QYTET NË SHQIPËRI), mundën të riatdhesoheshin në vendlindje rreth gjashtë mijë italianë.

Dhe nëse fjala “Përjetësi” shkakton dyshim apo habi, kuptimi i saj shpjegohet përmes të vetmeve kujtime me vlerë ndërtuese, rilindëse për një shoqëri, për brezat e ardhshëm që, si udhëtarë të pandalshëm në kohë, janë pjesë e pandarë e kësaj Përjetësie...

Mjafton të mos mbetet ajo KOHË e bukur, kalimtare, e shtatorit të vitit 1943, një grimë e vogël qiellore, e izoluar dhe pa kuptim. Të mos duket sikur dridhet e pafuqishme për t’u kuptuar në një sfond ngjarjesh të dhimbshme, nga e kaluara e pandryshuar, prej shekujsh në Shqipëri: përherë në tragjedi, kaos dhe vëllavrasje.

Pikërisht këtë gjendje shoqërore, intelektualit me mendje të hapur, pa kurrfarë interesi për veten, i bëhet thirrje të ndryshojë. Ky është misioni i tij.



141 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page