Sali Hoti, një shqiptar meritor i “Hoti Constructions Limited”


Sali Hoti, një shqiptar meritor i “Hoti Constructions Limited”

Dr Fatmir Terziu


Shkolla e Mesme Teknike, “Shaban Spahija” në adresën rruga Beqir Kastrati, Pejë ende zhurmon papushim nga zërra të tjerë. Vite më parë ajo shkollë kishte ndjerë dhe një zë që më pas do të transferohej pos studimeve në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Por ky zë do të pushonte për pak kohë, pasi kohërat me ngarkesa dhe oshëtima armësh do të transferonin atë zë në rrugë emigrimi.

Ashtu si qindra e mijëra të tjerë, zërri që rrekej pos emrit të Sali Hotit, do të kalonte oshëtima të tjera, derisa do të ndalej në auditore të tjera, në skena të tjera jetike. Dhe kështu nga koha e lindjes më 15 Gusht 1976, kur fëmijës së një fisi të madh do ti vinin urata dhe urime nga njerëz me peshë të asaj kohe, në Pejë do ti shtoheshin ngadalë e ngadalë ëndërra të cilat tashmë janë bërë realitet në emigrim. Ai ka mjaft kualifikime dhe specializime të tjera dhe drejton një nga kompanitë ndër më të suksesshmet në Britaninë e Madhe, “Hoti Construction Limited”.

Biseda tek “Poem” e Ilir Beqirit nga Peja

Ndërsa bëjmë bisedën e zakonshme tek “Poem Bar-Grill Restaurant”, të mjeshtrit nga Peja, rruga më e populluar “Abbey Road” trazohet dhe nga hyrje-daljet e shumta të punonjësve të Kompanisë “Hoti Constructions Limited”, që drejtohet nga z Sali Hoti, njeriu mjaft i thjeshtë në komunikimin tonë. Dhe më pas biseda shkon në shtratin e duhur. Ai na thotë se është kënaqësi të jesh në këtë restorant të mrekullueshëm dhe natyrisht shton fjalët më të mira për mjeshtrin Ilir Beqiri. Kështu fjala shkon tek fjala dhe ne kuptojmë se një zë tjetër vjen nga larg që nga fëmijëria dhe rinia e tij në vendlindje.

            “Hoti Constructions Limited” është themeluar në vitin 2013 në Londër, të Britanisë së Madhe. Kompania ka operuar me sukses në zonën e Londrës dhe në mbarë vendin për 3 vitet e fundit duke punuar në projekte të vogla dhe të mëdha në fushën e ndërtimit duke u fokusuar në kontraktimin banesor dhe komercial. Kompania dhe tërë stafi i saj profesional, që drejtohet nga i palodhuri Hoti, është përkushtuar për të ofruar projektet e ndërtimit me cilësi dhe në kohën e duhur, sikurse është të rënë dakord me kontraktorët dhe klientët e kësaj kompanie, gjë që e bën këtë kompani të ketë fituar mjaft seriozitet dhe kulturë profesionale. Kompania “Hoti Construction Limited” ofron  shërbime të plota, të projektuar për të lejuar kompaninë për të bërë gjithçka që duhet dhe për të përfunduar një projekt me cilësi dhe kushte mjaft të mira.

Shërbimet e “Hoti Constructions Limited”

Disa prej këtyre shërbimeve përfshijnë; mirëmbajtjen, ndërtimin dhe restaurimin, remodeling dhe ndryshime të ndryshme sipas projekteve, ndërtime të parafabrikuara (sigurisht të brendshme) mbledhje, remodelime, ose rinovimin e strukturave ekzistuese rezidenciale, përgatitjen e sipërfaqeve, zdrukthtari, shtrime me anë të çimentos, dizajnime, veshje, dhe punime hidraulike, si edhe shërbimet e instalimit. “Hoti Constructions Limited”, sipas drejtuesit të saj “përpiqet të ofrojë gjithnjë profesionalizëm, ndërtimin, riparimin, dhe ndryshimin e nevojshëm për klientët që kanë nevojë për shërbime të mëdha në fushë të ndërtimit. Dhe për këtë kompani brenda ligjeve përkatëse, nuk ka problem nëse ajo të jetë ndërtesë, zyra, magazinë, komplekse të mëdha të banimit, punë publike, etj. Kompania është përpjekur për të ruajtur standardet më të larta të shërbimit në fushën komerciale duke zbatuar të gjitha kërkesat dhe ligjësitë që vijnë nga industria e ndërtimit. Me disa vite përvojë në menaxhimin e ndërtimit, kontraktimit të përgjithshëm, dhe shërbime të dezajnuar në ndërtim, “Hoti Construction Limited” ka dorëzuar me sukses rezultate të jashtëzakonshme në të gjithë kontraktimet e saj dhe sidomos në Londër. Ekipi i profesionistëve ofron shërbime profesionale, që nga ndërtimi mes udhëzimeve profesionale dhe të cilësisë më të lartë të renovimeve të thjeshta për projekte të mëdha dhe komplekse të ndryshme.

Protofoli: një kompani me emër

            Kështu janë me dhjetra e qindra projekte dhe shërbime të realizuara nga “Hoti Constructions Limited”, të cilat plotësojnë portofolion e kësaj kompanie. Kjo kompani është e specializuar edhe në drejtim të çative dhe mbulesave të shtëpive. Ajo ka funksionuar mjaft mirë dhe me shërbim të lavdërueshëm kur ka mbuluar të gjitha aspektet e kontraktura me tjegulla, si dhe ato që kanë nisur nga punë të vogla dhe riparime të mëdha. Disa nga projektet që kompania ka bërë kanë arritur vlerësime të larta, dhe në disa të tilla thuhet se kjo kompani ka rritur suksesin e saj dhe ka arritur që të transformojë çdo sipërfaqe në dizajnin duke e bërë realitet një ëndërr të klientit që ka kërkuar shtëpi të bukur, me të gjitha kushtet dhe me banjo, kuzhinë ose një dhomë të re të realizuar bukur.

Mjaft shërbime të tjera, nga më profesionalet e bëjnë këtë kompani të drejtuar nga z Hoti, një kompani me emër dhe me mjaft sukses në Britani të Madhe. Kjo kompani i ka të gjitha formatet e duhura të licensimit nga FPP, ECL, TRESPA, EDEN, STO British Gas, WEBBER etj. motoja kryesore e kësaj kompanie është vetë këshilla që prindërit e z Hoti, të afërmit e tij të përkushtuar për punën dhe vendlinjen, i patën mësuar që herët se “Ne krenohemi me shërbimin tonë të ndershëm dhe të patëmetë.” 

0 views

Shkrimet e fundit