top of page

Sakip  Cami: Publicistika e Rrahman Parllakut


Në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes

Publicistika e Rrahman Parllakut,  

kujtesë historike për të kaluarën, thirrje për të tashmen

Nga Sakip  Cami

Libra të botuar:

1.   Mirënjohje familjeve vlonjate që më mbajtën si birin e tyre, 2007.  Me parathënie nga Prof. Muharrem Dezhgiu

2.   Kosova, andrra e jetës  sime,  2011,  me parathënie nga Prof Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të historisë së Kosovës

3.   Një shekull në memorie, botim i UET, 2019.me parathënie nga Pros asoc Hajri Mandri

4.   Kujtime për shokët, libër në dorëshkrim,

botuar pjesë pjesë në shtyp, kushtuar shokëve të luftës, shokëve të ushtrisë, shokëve të burgut dhe shokëve të demokracisë e të organizatës së veteranëve

5.   20 Vjet OBVL, nën drejtimin e Gjen. Rrahman Parllakut, kryetar i OBVL dhe përgatitur për botim dhe  redaktuar nga Halil Rama dhe Sakip  Cami, viti 2014

6.   “Një legjendë në kufirin e dy kohëve” monografi kushtuar Heroit të Popullit dhe Nderit të Kombit Rrahman Parllaku përgatitur nga Halil Rama dhe Sakip  Cami me parathënie nga Teodor Laco, 2014

7.   “Gjenerali që sfidoi kohërat”, monografi e përmirësuar dhe e shtuar kushtuar Gjen Rrahman Parllakut në 100 vjetorin e tij nga Halil Rama dhe Sakip  Cami, 2019 me pasthënie nga Prof. Paskal Milo

Fisi im shtrihet në të dy anët e Drinit të Zi , edhe aty ku ky lumë, nga më të dashurit për shqiptarët shërben si kufi shtetëror. Pra edhe unë e kam ndjerë mbi supe, çdo të thotë ndarje, çdo të thotë repression, çdo të thotë mall. Prindërit e mi i panë njerëzit e tyre të gjakut në Dibër të Madhe dhe në viset e tjera të Kosovës dhe të Maqedonisë  vetëm pas 45 vjetësh, vetëm pas vitit 1991.

Kosova e lirë ka qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Me gjeneralin, këtë bir të Lumës dhe të Kosovës më lidh jo vetëm qënia ushtarak, por edhe fakti se babai im ka qenë bashkëluftëtar me të në rreshtat e ushtrisë antifashiste Nacionalçlirimtare dhe që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës në vitin 1944.

Atë që nuk e arritëm në vitin 1944, e arritëm 55 vjet më vonë në vitin 1999. Fati e solli që gjeneral Rrahman Parllaku dhe disa të tjerë të ishin përsëri protagonistë  të çlirimit të Kosovës, protagonist të çlirimit përfundimtar. Dhe protoganisti mbetet protagonist.

Në faqen 78 të këtij libri është një fotografi shumë domethënëse. Në foto është gjeneral Rrahman Parllaku me disa gjeneralë të tjerë të Luftës Nacionalçlirimtare e të ushtrisë shqiptare , që të shoqëruar nga kolonel Sali Onuzi në vitin 1999 vizitojnë Kukësin dhe frontin verilindor. U emocionova shumë nga kjo foto dhe nga këto fakte kuptimplote sepse unë në atë kohë kam punuar si gazetar ushtarak në gazetën e Ministrisë së Mbrojtjes “Ushtria” dhe e kemi botuar këtë fotografi.

Gjeneralët e vjetër por me shpirt të ri dhe zemër të madhe nuk shkuan si vizitorë në Kukës e Morinë. Gjeneral Rrahmani ishte rritur në këto anë. Ata i thërriste zëri i atdheut, zëri i vëllezërve tanë kosovarë që luftonin në UÇK dhe që kishin sado pak nevojë për përvojën e madhe të këtyre ushtarakëve të lartë. Ata u pritën nga biri tjetër i Lumës, komandanti i Divizionit të Kukësit Gjeneral Kudusi Lama, që koha jo rastësisht e thirri në skenë në këtë kohë dhe në këtë vend. 

Në atë kohë gazeta “Ushtria “ pa përfilluar politikën  shtetërore hapej me titujt bomastikë “Plagoset Ram Buja”, Tym dhe flakë në Grykën e Morinit” etj. Por edhe ministri i mbrojtjes së asaj kohe Luan Hajdaraga e kishte zhvendosur stafin e tij dhe të shtabit të përgjithshëm në Kukës dhe në Tropojë.

Pra nëpërmjet fakteve dhe dokumentave, artikujve, letrave, komenteve, takimeve dhe vizitave, gjeneral Rrahman Parllaku tregon se Kosova ka qenë dhe mbetet pjesa më vitale e trupit të shqiptarëve. Atë që nuk arritëm ta mbanim dhe ta bashkonim më 1945 , tani e fituam dhe nuk e lëshojmë më, aq më tepër kur miqtë ndërkombëtarë si SHBA dhe të Europës na ndihmojnë dhe i kemi përkrah. Por edhe Zoti i madh, Perëndia, thotë ndihmo vehten të të ndihmoj unë. Pra faktori vendimtar kanë qenë dhe janë shqiptarët, të cilët për hir të së vërtetës po punojnë mirë dhe që duhet të punojnë akoma më mirë, më të bashkuar dhe më me mençuri.

Libri i Gjeneral Rrahman Parllakut është një memorie historike për të kaluarën, është një thirrje për të tashmen, për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë territor, për të gëzuar fitoren e lirisë, por edhe për të administruar me kujdes fitoren dhe për të mos u dehur nga arritjet. Ne ushtarakët e dimë fort mirë se çdo të thotë të lëshosh territor. Po lëshove një majë dije se ke lëshuar një fushë të tërë më pas.

Pjesa e parë për kontributin e kosovarëve në Luftën e II Botërore dhe për çlirimin e Jugosllavisë, e divizioneve shqiptare për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera në Jugosllavi ka një rëndësi të veçantë sepse shkruhet nga një gjeneral, nga një luftëtar konkret, dhe godet teoritë famëkeqe të serbve se kosovarët kanë qenë në anën e pushtuesve gjermanë. Ashtu sikurse kundërshtarët tanë nuk lodhen së shkruari kundër nesh ashtu edhe ne nuk duhet të pushojmë së shkruari e të argumentuari me fakte e dokumente se jemi ne ata që e kemi bërë këtë vend, se jemi ne të parët dhe më pas le të vinë të dytët e të tretët. Ne nuk jemi racistë dhe nuk ngasim njeri, por u marrim gjak në vetull kujtdo që na prek në nder dhe dinjitet.



Autori jep me emra se kush kanë qenë drejtuesit e formacioneve partizane, si u zhvillua lufta, të rënët dhe të plagosurit. Pra është një dokument shtesë në historinë e lavdishme të shqiptarëve.  Pas daljes nga burgu komunist, ndonëse i lodhur dhe i dërmuar nga vitet e gjata të errësirës Gjeneral Parllaku nuk pushoi së punuari për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai u vu në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës Nacional çlirimtare, botoi me dhjetra deklarata për shtyp, artikuj dhe material në gazetat “Veterani”, “Rilindja Demokratike” “Standard” “Sot” etj në mbrojtje të devizës së shqiptarëve dhe të bashkimit të tyre. Jo rastësisht ai përveç se kryetari OBVL është edhe një nga 9 anëtarët e Këshillit Kordinues të organizatave jo qeveritare në ndihmë të Kosovës. Kudo ku përurohet një lapidar, ku shkruhet dhe folet për një hero apo dëshmor të UÇK, ku diskutohen fatet e shqiptarëve është general Rrahman Parllaku. Në këtë libër publicistik nuk duhet të presim klas të lartë të stilit publicistik, megjithse edhe ky nuk mund mungon, por ky libër është protestë, është këngë lirie dhe këngë gjaku, është memorie historike, është dëshmi që duhet ta dijë dhe ta ketë çdo shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Pas një shekulli ata që e shkaktuan këtë padrejtësi në përcaktimin e kufijve filluan të reflektojnë dhe të koregjojnë gabimet e tyre. Le të shpresojmë në koregjimin e plotë dhe në bashkimin e plotë të të gjithë shqiptarëve.

Ndërsa Gjeneral Rrahman Parllaku si një epilog testament e mbyll kopertinën e këtij libri me shënimin :” Arrita realizimin e një prej ëndrrave të mia të kahershme, pavarësinë e Kosovës. Kisha luftuar për çlirimin e saj. Kisha marrë edhe plagë në trup, por atëhere nuk u fitua liria. Po e shoh sot atë (Kosovën) të lirë, të pavarur, tek kapërcen vështirësitë dhe pengesat dhe ecën e sigurtë drejt konsolidimit të pavarësisë, drejt zhvillimit dhe përparimit të saj. Kërkesë tjetër dhe aspiratë e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet bashkimi ynë kombëtar. Jam i bindur se edhe kjo ëndërr e imja do të bëhet realitet. Unë jam i moshuar dhe mund të mos ja mbërrij kësaj dite, por jam i sigurtë se vijat kufitare të hedhura në harta, nuk mund të mbajnë përjetësisht të ndarë popullin e një gjuhe dhe gjaku që aspiron bashkimin. Uroj që kjo të ndodhë sa më parë !

Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë që ka shkruar edhe parathënien e këtij libri në referatin e tij kryesor thekson se Z. Rrahman Parllaku është një emër i veçantë dhe personalitet që të krijon afërsinë dhe ndjenjën e respektit për figurën e tij si dhe për ngjarjet, fenomenet dhe personazhet që i zë në gojë gjatë bisedave spontane.

Rrahman Parllaku, duke qenë njëra nga figurat më të shquara të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, i cili, përkundër moshës, ka një kujtesë e kondicion të lakmueshëm dhe zë një vend të veçantë  në kujtesën tonë historike. Kujtimet e tij për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë një  kontribut i çmuar. Mori pjesë në luftën për çlirimin Kosovës nga fashistët si komandat i Divizionit V Sulmues.    

Në këto kujtime, autori paraqet të dhëna me interes të posaçëm për  kontributin e dëshmuar dhe përpjekjet e të gjitha forcave shqiptare që luftuan kundër pushtuesve në kuadër të Aleancës Antifashiste. Në pjesën e kujtimeve gjatë luftës në Kosovë, Gjeneral Parllaku do të sjellë kujtimet e tij nga takimi me vëllezërit Hasan e Gani Kryeziu, në fshatin Devë të Gjakovës. Ai përpiqet t’i sjellë shprehjet e këtyre bisedave ashtu si i ka ruajtur në kujtesën e vet për  plot 62 vjet.

Rrahman Parllaku na jep kujtimet  në mënyrën origjinale, duke u ndalur në momente më të rëndësishme dhe duke i interpretuar me mjeshtri të rrallë përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë si: Lufta e Junikut, qëndrimi në Mitrovicë, takimi me Miladin Popoviçin dhe oficerët rusë. Ai njëherazi ruan me besnikëri frymën, idetë, porositë origjinale dhe prezantimin  e rrethanave të kohës, ndër më delikatët gjatë luftës. 

Në kapitullin e dytë z. Parllaku  ndalet në krijimin e Divizionit të V-të si dhe sukseset e këtij divizioni  drejt marshimit të përgjithshëm në Mitrovicë, Rashkë, Pazar i Ri si dhe gatishmërinë për te zhvilluar mësymjen në drejtimin Sjenice-Priepole. Duhet cekur se autori vlerëson lart forcat e Divizionit të V-të, të cilat ai i komandonte, si përfaqësues të denjë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, qëndrimin e tyre shembullor me popullin vendas, veçanërisht në terrenin e banuar me serbë e malazez.        

Autori, siç është e kuptueshme, vihet në mbrojtje të të vërtetave historike, për veprimet luftarake të forcave që ai i udhëhiqte në Kosovë, si për luftimet e brigadave të 3-të e te 5-të për çlirimin e Rrafshit të Dukagjinit, (Prizrenit, Gjakovës e Pejës me rrethinat e tyre), si dhe u kundërvihet të pavërtetave që janë shkruar për veprimet e Divizionit të 5-të  e të 6-të pas kthimit ne Kosovë, në mes të marsit 1945, me përfundimin e luftimeve në Sanxhak, Mal te Zi dhe Bosnjë.

Në pjesën e publicistikës na jep mënyrën origjinale të të menduarit prej një patrioti të kulluar, duke u ndalur në momentet më të rëndësishme të shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë si dhe të Luginës së Preshevës.  Për Gjeneralin Parllaku preokupimi kryesor është përpjekja për të shpjeguar rrethanat e shtypjes, të dhunës e të gjenocidit të egër ndaj vëllezërve shqiptarë që jetonin në viset e tyre në ish-Federatën Jugosllave.

Në përfundim mund të konstatojmë se ky libër përbën një dëshmi  për personalitetin e Gjeneral Lejtënant Rrahman Parllaku dhe brezat e tij.

Vehap Shita, Sekretar i Shoqatës të Veteranëve të LANÇl të Kosovës, shkrimtar në fjalën e tij ka thënë se libri më i ri i Gjeneral Lejtnant Rrahman Parllakut “KOSOVA E LIRË, ëndrra e jetës sime” është shkruar me njohuri prej ushtaraku e me plot emocione e dashuri të sinqertë prej një patrioti të preokupuar me fatin e vendit e të popullit të tij me “ëndrrën e jetës” së tij që Kosovën njëherë ta shohë të lirë e të bashkuar me trungun  vet, nënën Shqipëri. Këtë, jo vetëm që e ëndërronte autori, por për këtë edhe luftoi me tërë qenien e tij si drejtues partizan, si gjeneral e strateg në momentet kur vendi dhe populli i tij duhej të pozicionohej drejt që, në ato momente vendimtare të Luftës së Dytë Botërore, të mos gjendej në anën  e humbësve, siç ka ndodhur shpesh gjatë  historisë. 

 Në arkiva ka shumë dokumenta që e lartësojnë veprën e guximin e tij. Libri i Gjeneral Rrahman Parllakut është një memorie historike për të kaluarën, është një thirrje për të tashmen, për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë territor, për të gëzuar fitoren e lirisë, por edhe për të administruar me kujdes fitoren dhe për të mos u dehur nga arritjet. Autori jep me emra se kush kanë qenë drejtuesit e formacioneve partizane, si u zhvillua lufta, të rënët dhe të plagosurit. Pra është një dokument shtesë në historinë e lavdishme të shqiptarëve.  

Pas daljes nga burgu komunist, ndonëse i lodhur dhe i dërmuar nga vitet e gjata të errësirës Gjeneral Parllaku nuk pushoi së punuari për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai u vu në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës Nacional çlirimtare, botoi me dhjetra deklarata për shtyp, artikuj dhe material në gazetat “Veterani”, “Rilindja Demokratike” “Standard” “Sot” etj në mbrojtje të devizës së shqiptarëve dhe të bashkimit të tyre.

Jo rastësisht ai përveç se kryetari OBVL është edhe një nga 9 anëtarët e Këshillit Kordinues të organizatave jo qeveritare në ndihmë të Kosovës. Kudo ku përurohet një lapidar, ku shkruhet dhe folet për një hero apo dëshmor të UÇK, ku diskutohen fatet e shqiptarëve është general Rrahman Parllaku. Në këtë libër publicistik nuk duhet të presim klas të lartë të stilit publicistik, megjithse edhe ky nuk mungon, por ky libër është protestë, është këngë lirie dhe këngë gjaku, është memorie historike, është dëshmi që duhet ta dijë dhe ta ketë çdo shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Gjeneral Rrahman Parllaku si një epilog testament e mbyll kopertinën e këtij libri me shënimin :” Arrita realizimin e një prej ëndrrave të mia të kahershme, pavarësinë e Kosovës. Kisha luftuar për çlirimin e saj. Kisha marrë edhe plagë në trup, por atëhere nuk u fitua liria. Po e shoh sot atë (Kosovën) të lirë, të pavarur, tek kapërcen vështirësitë dhe pengesat dhe ecën e sigurtë drejt konsolidimit të pavarësisë, drejt zhvillimit dhe përparimit të saj. Kërkesë tjetër dhe aspiratë e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet bashkimi ynë kombëtar. Jam i bindur se edhe kjo ëndërr e imja do të bëhet realitet. Uroj që kjo të ndodhë sa më parë !

Gjenerali Rrahman Parllaku nëpërmjet publicistikës së tij u jep përgjigje shumë pikpyetjeve, paqartësive dhe sajeve të qëllimshme  si ato për masakrën e Tivarit, a ishte lufta antifashiste luftë civile, roli i divizioneve shqiptare në Ish Jugosllavi për shkëputjen e kosovarëve nga divizionet gjermane, për shkrimin e historisë nga historianët profesionistë dhe ata ushtarakë etj.

 Për masakrën e Tivarit

Masakra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje. Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi, kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës. U kthyem në 15 mars në Mitrovicë nga Sanxhaku. Tivari ka ndodhur në 12 ose 13 prill, nuk e mbaj mend mirë. Kur unë po vija nga Sanxhaku mezi po sillja të plagosurit. U mobilizuam të shëronim të plagosurit dhe të sëmurët. Ata i vranë serbët, brigade e dhjetë malazeze. 

Për masakrën e Tivarit ka shkruar një libër Uran Butka. Sipas librit, faji për Tivarin, më ngarkohet mua dhe Ramiz Alisë. Sikur ne i kemi rekrutuar, i kemi organizuar dhe i kemi nisur ata njerëz në Tivar. Një absurditet dhe një shpifje pa asnjë bazë. Këtë pjesë, unë e kam sqaruar kur është promovuar libri i Uran Butkës në Tivar. Unë isha i ftuar nga komisioni për organizimin e këtij promovimi dhe me ftesë direkt të Mehmet Bardhit, ish-deputet i shqiptarëve në Maqedoni. Si qëndron e vërteta? Më lartë thashë se ne jemi kthyer në Kosovë më 15 mars të ’45-ës. Kurse të pushkatuarit e Tivarit, nga tri kolona, janë nisur nga datat 22-26 mars në drejtim të Kukësit dhe Shkodrës për në Tivar. Pra, 8 ditë pasi jemi kthyer ne në Kosovë. Bëhet pyetja: A kishim ne si komandë divizioni mundësi që të komandonim pushtetin ushtarak që ishte vendosur në Kosovë pas ngjarjeve të Drenicës? A bëhet lajmërimi në të gjitha degët ushtarake të Kosovës dhe a bëhet organizimi dhe grumbullimi në Prizren i kolonave nga Mitrovica, Podujeva, Peja e Gjilani brenda 8 ditëve? Qoftë edhe sikur të kisha helikopterin në dispozicion, të kisha telefonin e sotëm për të lajmëruar? Kur lidhja atëherë brigadat, ose kur i komandoja, kjo gjë bëhej vetëm me korrierë pasi nuk kisha telefon. Dhe duke i marrë parasysh të gjitha, a arrihen këto të bëhen më këmbë me korrierë nga Sanxhaku e Bosnja? Vetë ky akt tregoi absurditetin. Koha është e dokumentuar, për ti nisur këto kolona nga Prizreni në Tivar, ishte e pamunduar. 

 

Unë e kam mësuar këtë ngjarje vetëm kur shkova sekretar politik i qarkorit të Shkodrës. Uran Butka është mbështetur për këtë sajesë në një raport që na bënte brigada vartëse e jona nga Skënderaj e Drenicës. Këto raporte i ka marrë sikur na bëhej nga Tivari. Edhe ky është një absurditet, sepse që të vinte korrieri nga Tivari në Drenicë ku ishim ne, duhej një javë që të vinte korrieri. Duhej në jave që të kalonte alpet. Sepse e përsëris, ne nuk kemi pasur telefona e mjetet tjera të sofistikuara komunikimi.

 

Ekzekutimi është bërë nga brigada e X malazeze, me urdhër të Peko Dapçeviç dhe Mila Gjilasë që komandonin korparmatën jugosllave. Për këtë ngjarje është bërë gjyq për komandën e brigadës së X në Jugosllavi.

 

Për rishkrimin e historisë

 

Historia që është shkruar në kohën e diktaturës, është histori e politizuar. Dhe përpjekjet e tanishme për të rishkruar historinë, sërish nuk i kanë shpëtuar politizimeve në kahje të ndryshme.

Nuk është ndarë historia e LANÇ nga diktatura, nga periudha e saj.

Lufta është e lavdishme, se është bërë nga djem dhe vajza nga 13 vjeç deri në 22, 25 vjeç, që kanë demostruar sakrifica mbinjerëzore.

Ajo luftë solli çlirimin e atdheut dhe bashkimin e Shqipërisë me aleancën antifashiste të popujve të udhëhequr nga Anglia, SHBA dhe Bashkimin Sovjetik. Historia nuk bëhet me historianë politikanë.

Historia duhet shkruar me historianë të faktuar nga Akademia e Shkencave dhe që janë historianë jo të partive. Nga një anë, kur flitet për luftën, flitet me madhështi dhe nga ana tjetër, përpiqen të mohojnë vlerat e saj. Historia duhet të thotë të vërtetën. Edhe tani që është krijuar një komision për rishikimin e historisë për shkollat, prapë është krijuar nga qeveria dhe jo nga Akademia e Shkencave, e cila duhet të jetë timoni i drejtimit të shkrimit të historisë dhe jo mënjanimi i saj nga historia.

Detyrat për çlirimin e Kosovës kanë qenë tre kryesoret.

 

E para, që të ndihmojmë për çlirimin e popullit të Kosovës.

E dyta, të godasim dhe të pengojmë forcat e grup-armatës gjermane që tërhiqeshin nga Greqia dhe Maqedonia për në Perëndim.

Dhe e treta, të ndikonim që populli i Kosovës të merrte pjesë në LANÇ.

Kjo për faktin se deri atëherë, Kosova njihej si përkrahëse e divizionit SS Skënderbej, në regjimentin Kosova dhe reparte të tjera, që ishin të lidhur me okupatorët gjermanë.

Qëllimi ishte që, Kosova të kalonte në bllokun antifashist, për të pasur të drejtën e vetëvendosjes pas çlirimit.

Luftimet në Kosovë kanë qenë të rrepta. Kemi pasur 42 dëshmorë dhe 64 të plagosur si brigadë.

Me çlirimin e Kosovës, më 28 nëntor, kam marrë urdhrin e krijimit të divizionit të V, ku u caktova komandant i divizionit dhe u gradova nënkolonel.

Në përbërjen e divizionit ka qënë, brigada e III, e V dhe e XXV.

Në përbërje të divizionit erdhën gjithashtu dhe 1600 kosovarë. Ishin ata që na kishin luftuar ne duke mbrojtur tërheqjen e gjermanëve. Por, megjithatë, ne i kemi trajtuar si të gjithë partizanët e tjerë. Erdhën partizanë te ne dhe kanë luftuar për çlirimin e Sanxhakut dhe Bosnjës Jugore.

Në shtypin e Kosovës dhe tonin, ka pasur lajme sikur divizionet tona kanë vrarë në Kosovë dhe kanë bërë krime, gjë që nuk i përgjigjet të vërtetës.

Këtu do ju jap një shembull. Në luftimet që drejtova unë në Kosovë, mu vranë në Junik të Pejës, 32 veta dhe u plagosa edhe vetë. Përpos kësaj, zumë 27 pjesëtarë të divizionit SS Skënderbej rob dhe nuk pushkatuam asnjë.

Për fatin tim, në 60-vjetorin për fitoren mbi nazi-fashizmin, në Teatrin e Prishtinës, ku isha i ftuar të flisja për këtë ngjarje, përmenda këtë akuzë dhe thashë: “A do ketë ndonjë të gjallë që ta kujtojë? U ngrit ndonjë nga fundi dhe tha: Jam unë. U vërtetua pas 60 vjetësh që ne nuk kemi vrarë kosovarë, por, kemi luftuar për Kosovën.

                                                                     

 

A ishte LANC luftë civile ?

 

Edhe për këtë problem unë kam folur në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, përballë autorit të librit Uran Butka. Në emision ka qenë i ftuar gjithashtu, Sabri Godo, Pëllumb Xhufi dhe Urani. E kam shpjeguar që nuk mund të ketë luftë civile kur ke okupatorin brenda. Nuk bëhet lufta mes dy partive të një vendi për pushtet. Lufta u bë kundër okupatorit për çlirimin e vendit dhe në kohe luftë të tillë luftohen edhe ata që janë në krah të okupatorit. Shembullin e luftës civile e kemi tek fqinjët tonë grekë, ku u bë luftë civile pasi ikën gjermanët nga Greqia. A kanë pasur qëllim pushtetin ata që kanë drejtuar luftën? Patjetër. Sepse ata që luftojnë, duan të jenë edhe në krye të vendit. Por kjo nuk e bënë luftën e popullit, luftë civile.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page