top of page

SA MË TEPËR DO TË LARGOHEMI NË KOHË

SA MË TEPËR DO TË LARGOHEMI NË KOHË , AQ MË SHUMË DO TA VLERËSOJMË KËTË LUFTË

(Bisedë me Gjeneralin Kudusi Lama

dhe aktorin e madh Mirush Kabashi)

Ka qene ditë e shtunë , rreth orës dhjetë , kur në portën e Divizionit , trokiti një mik i veçantë. Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi së bashku me mua dhe me gazetarin Afrim Imaj ishin miqtë e ftuar nga gjenerali i Divizionit të Kukësit, Komandanti Kudusi Lama. Dhe pikërisht në orën e caktuar , sapo makina shfaqet para postbllokut , gjenerali zbret shkallët dhe del të na presë.

Mirëse erdhe Mirush Kabashi e uron me gjithë shpirt gjenerali dhe e përqafon me të dy duart. Mirëse të gjeta , përgjigjet i emocionuar Mirushi. Artisti i madh që ka interpretuar kaq e kaq role të mëdha në skenat shqiptare e botërore ndjehet i emocionuar. Duke biseduar e duke ndjekur pas gjeneralin shkojmë në zyrën e tij. Ai na vë përpara duhanin e fortë të Kukësit. Edhe rakinë e mban të fortë dhe na e shërben vetë nëpër gota , ndërsa kafeja piqet në pak dekika. Mua të më falni se nuk do të pi , jo se nuk e pi , por për respekt të atyre që mbajnë ramazan këtë muaj , thotë Kudusiu.

Në zyrën e gjeneralit të bien në sy shumë gjëra të veçanta. Në këtë zyrë ndjehet akoma fryma e luftës që sapo ka mbaruar. Një automatik ”Kallashnikov” me qytë metalike qëndron pranë tavolinës. Flamuri ynë kombëtar dhe portreti i Presidentit të Republikës dhe i Komandantit të Përgjithshëm duken në sfond. Harta e Shqipërisë dhe ajo e dislokimit të njësisë është një nga mjetet bazë të punës. Në cep të tavolinës qëndron i hapur kompjuteri i komandantit ku është i afishuar pikërisht studimi shkencor i tij mbi luftën në veri dhe në Kosovë.

-Nuk do të pranoj që analiza e kësaj lufte të bëhet nga njerëz kalemxhinj që s’kanë qenë fare në këtë luftë dhe që s’e kanë parë as Kukësin me sy gjatë atyre ditëve , thotë Kudusiu. Së shpejti do të organizohet në Prishtinë një simpozium shkencor për vlerat e ushtrisë sonë dhe të UÇK –së , ku do të mbaj një kumtesë , në të cilën do të trajtoj dukuritë e kësaj lufte. Ishte një luftë që do të mbetet në histori jo vetëm për çështjen e madhe kombëtare , por edhe për zbatimin ushtarak të doktrinës së luftës së drejtë.

- Ju ishit njeriu i duhur , në kohën dhe vendin e duhur , i thotë Mirushi gjeneral Lames. Sa më tepër do të largohemi në kohë , aq më shumë do ta vlerësojmë këtë luftë.

Biseda rrjedh lirshëm. Mjeshtri i madh, aktori më i mirë i festivalit të Kajros , “Sokrati” ynë i paarritshëm i përfshirë tashmë në enciklopedinë botërore të njerëzve më të shquar të shekullit , gjen rastin të zbulojë para gjeneralit të Veriut origjinën e tij si bir i Gjakovës martire madje edhe ta falenderojë në emër të banorëve të vend lindjes për atë që bëri për lirinë e Kosovës.

Unë isha njeri dhe ushtarak me fat që mora pjesë dhe drejtova në këtë luftë përgjigjet thjesht Gjeneral Lama . Jetën që kam sot e kam dhuratë nga ZOTI , sepse unë e kisha vënë në hipotekën e lirisë së Atdheut. Shkatrrimi i ushtrisë qe një veprim armiqësor i djallëzuar dhe i organizuar nga armiqtë e Shqipërisë . Kjo u la dorë të lirë shovinistëve serbë të bënin atë që kanë bërë dhe që e kishin planifikuar për 85 vjet rresht, të shkombëtarizonin Kosovën, të goditnin tek shqiptarët , atë që kishin më të çmuar , lirinë. Por kjo nuk vazhdoi gjatë . Me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm u bë riorganizimi në kohë rekord i Divizionit të Kukësit që në dallim me njësitë e tjera ishte përballë provokimeve dhe sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë serbe . Në saj të gadishmërisë, disiplinës , profesionalizmit dhe përkushtimit të kuadrove të këtij divizioni , të patriotizmit të trashëguar të kësaj zone , u ruajt me shenjtëri çdo pëllëmbë tokë. Në ndihmë erdhën njësi e reparte speciale të ushtrisë sonë nga Tirana , Laçi, Shijaku, trupa të tjera komando, tankiste, artilerie etj. Për mua si komandant , si drejtues luftimesh nuk kishte gjumë, nuk kishte kohë as me ngrënë bukë , as për të telefonuar familjen në Tiranë. Ishin mijëra burra, ushtarë, oficerë, kapterë, rezervistë e banorë të zonës që kërkonin drejtim e komandim , një drejtim kaq të përpiktë sa një urdhër i gabuar kushtonte jetë njerëzish.

Ishin ndërkohë 60 mijë luftëtarë të UÇK-së që luftonin në Kosovë dhe që nga veprimet tona varej edhe lufta e tyre.

Me të tillë përgjegjësi kombëtare e ushtarake u ndodhëm ato ditë e muaj deri më 13 qershor të vitit 1999. E nesërmja ,14 qershori do të shënojë ditën e shpalosjes së plotë të flamurit shqiptar. Kishte vite që rrinte ashtu i mbledhur e shtrënguar për tu shpalosur plotësisht në 40 mijë kilometra katrore. Ishte një ditë e bukur , një ditë e bardhë për shqiptarët. Ushtria serbe u detyrua të tërhiqej e mundur. Atë ditë dhashë urdhër që në postat kufitare, në të dy anët e kufirit shtetëror , në të njëjtën orë të valvitej flamuri shqiptar. Dhe flamuri rebeloi. Shqipja e tij dykrenare sfidoi ligjet ndërkombëtare , sfidoi padrejtësinë historike. Ishte pikërisht ky çast i lumtur që kishim pritur për gati një shekull. Pas kësaj nisi një epokë tjetër…

Ndërkaq Kabashi i dhuron Lames një kartolinë fotografi ku paraqitej ngritja e flamurit në Prishtinë nga grupi i artistëve shqiptarë në koncertin e Kosovës së çliruar më 1 gusht 1999. ‘Pa Kosovë , s’ka Shqipni , u shpreh aktori me origjinë nga Gjakova. Këtë bindje ka edhe gjeneral Kudusiu.

Një këngë popullore e kësaj zone thotë: “Djemtë e Lumës nuk kanë dert , nga një pashë me e mbyt përvjet” dhe në vazhdim Kudusiu si për të vërtetuar këtë vitalitet shprehet : Është për të ardhur keq se ne nuk e njohim bukurinë dhe fuqinë e vetvehtes. Ne jemi të bukur, të fortë e të zgjuar, ne nuk na munon asgjë. Djemtë e Kosovës nuk i morën leje njeriu për të luftuar për lirinë e tyre. Ata e njihnin fuqinë e serbit , i kishin bërë mirë llogaritë. Do ti lëshonin armët vetëm kur të çlironin Kosovën.

UÇK u paraqit si një qytetare ndërkombëtare që në ditët e para. Ajo nuk vrau njerëz të pafajshëm, , nuk vrau gra e fëmijë , por i doli ushtrisë fashiste serbe ballë për ballë.

Dhe në mbarim të luftës ajo i dorëzoi armët me dinjitet dhe me urtësi. Ajo ka qenë dhe do të mbetet bukuria e Kosovës dhe e shqiptarëve . “Kjo është mrekullia shqiptare e këtij shekulli , ndërhyn Mirushi.

Por kemi pritur shumë , thotë Kudusiu dhe përsëri për çudi nuk e braktisim pritjen dhe vonesën. Dhe vendimet historike i kemi marrë me vonesë, duke vënë në dyshim vetvehten. Kur filloi shpërngulja masive e kosovarëve dikush mendoi se do të bëhej hataja , se shqiptarët nga varfëria e tejskajshme do të hanin njëri tjetrin , por pikërisht këtu ndodhi Mrekullia Shqiptare. Shqiptarët hapën dyert dhe zemrat për vëllezërit e një gjaku , ndanë bukën së bashku dhe mbijetuan. Bota u mahnit nga bujaria shqiptare Gjysmë million njerëz të strehoheshin , të ushqeheshin dhe të jetonin normalisht në një vend të vogël dhe jo vetëm në Kukës e Tropojë , por në tërë Shqipërinë , edhe në Korçë e Gjirokastër. Bota e civilizuar bën çudi me vitalitetin shqiptar .

Stacionet e huaja televizive nuk transmetonin si dikur largime masive me anije , por pritje me krah hapur. Kukësi u bë kryeqenra e Shqipërisë.

Ne e merituam përkrahjen e NATO_s dhe të komunitetit Ndërkombëtar. Në Kosovë u vranë 10 mijë vetë dhe u bënë shkatrrime të mëdha. Dëmet në njerëz do të ishin më të mëdha , në qoftëse nuk do të ishim më aktivë në këtë luftë, në qoftëse nuk do ta bindnim NATO-n, SHBA dhe Europën se e meritojmë të ndihmohemi , se jemi një komb i qytetëruar , se kemi një ushtri të fortë , se luftojmë për të drejtat e njeriut të nëpërkëmbura aq brutalisht nga makina ushtarake e Millosheviçit.

Serbët e dinin efektin e “bombës” së ekzodit , por nuk ata nuk e llogaritën forcën menaxhuese të krizës dhe të luftës si dhe vlerat që ka liria për popullin e Kosovës.

Ne e çmojmë ndihmën dhe përkrahjen e NATO-s , vlerëson Kabashi, por të mos harrojmë se ndihma qe e dyanshme , se e merituam këtë ndihmë, pa na e dhanë . Askush nuk të jep një gjë që nuk e meriton.

Njerëzit e mëdhenj kurrë nuk i kanë munguar Shqipërisë. Ngjarjet e mëdha e kanë shoqëruar atë gjatë gjithë historisë së saj të lavdishme e të vështirë. Por artistët, shkrimtarët, shkencëtarët e ushtarakët e mëdhenj është koha ta thonë më fort fjalën e tyre për Shqipërinë , përfunduan bisedën dy gjeneralët , gjenerali i luftës së Veriut Kudusi Lama dhe gjenerali i artit skenik Mirush Kabashi.

Sipas Gazetës ”Ushtria” të datës 29 dhjetor 1999, AQ MË SHUMË DO TA VLERËSOJMË KËTË LUFTË

Sipas Gazetës ”Ushtria” të datës 29 dhjetor 1999

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page