top of page

Sa herë ziremi!


Sa herë ziremi!


Nuk e di , por sa herë ziremi të dy

Nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta

Që më shumë të dua!

Më duket sikur më kthen zemra

Më shumë më rreh për të dashur më shumë

Se di përse më ndodh

Kështu

Sa herë që ndjej se më largohesh

Marr zjarr e me inat të përplasem me fjalë

Dhe pse e di se unë të dua më shumë se të gjitha dashuritë e tua

E mos më thuaj jo!

Sepse ske për ta besuar as vet

Që tek mua do kthehesh dhpejt

E ndjej thellë në shpirt

E ndjej në sytë e tu që ma thonë

Dora jote kur shkruan

Zemra jote e butë

Që më vjen të ta nxjerr

E ta vë varëse në tomen qaf

E në gjoks të të marr e të pështjellë!


Teuta Osmani

Amerikë.2022

11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page