top of page

(S)ËSHTË BONBON


E VЁRTETA (S)ЁSHTЁ BONBON

(Një poezi – për të rritur dhe fëmijë)

Nga Sadullah ZEQIRI

1. Babi im Agron, çdo ditë më këshillon: kush gënjen e mashtron shumë keq e pëson!

2. Edhe mama Teutë, në placë më futë tutë, kur mbi kokë m’ngrehë gishtin, gënjeshtarit, thot: i’ këpusin “bishtin!”

3. Gjyshi Bardh e gjyshja Nitë, njëzëri porosisin: gënjeshtarit natë e ditë, veshët ia grisin!

4. Vëllai sa një lis, edhe me emër Lis, më betohet me fis, pastaj, dhe m’kërcënohet: gënjeshtarit e mashtruesit jeta i shkurtohet!

5. E, motër nuk kam, në pikë të hallit jam, kujt t’i rrëfehem për këshillë kur s’shoh fund as fill, me kënd të bëj LIDHJE për ndonjë plan a zgjidhje?

6. E, po…të dashurit e mi, të rritur e fëmijë, ora e EDUKATЁS MORALE me kaq s’përfundon, sepse, në praktikë, ca më´ndryshe shkon, kështu dhe halli im fryhet sa ‘i balon, e unë pësoj si t’isha jetim!

7. Kështu…ngjanë e nuk vonon, një shok i vjetër, për një borxh edhe më të vjetër, babin Agron – e kërkon në telefon!

8. Si te ne, rëndom, dëgjuesën kush s’e çon, për prani të babit, zëri im pohon, e veshi im pa faj, ngrehet deri n’skaj!

Praktika vërteton: E vërteta (s)është bonbon!

9. Mama në kuzhinë, punët hallakamë, e, shoqja e saj në derë, më bëri piskamë: e ke aty atë mamë, do shkojmë, a’ jo, në t’pamë ?!

Po, si jo, moj teto, mama këtu është, tani, vrik e thërras e merruni vesht.

10. Për këto “llafe” një shpullë e nxehtë më ngjitet pas qafe, prej mamës, si era, në dalje për te dera!

Kështu, edhe ajo, qartazi më kumton: e vërteta (s)është bonbon!

11. Gjyshja – kërrabëzat, që thurin xhemper i huazoj për një pasdite nga tezja Qefser’, por, i mbajti përherë?! Ajo, zilës furishëm, tani, i bie në derë.

Dhe…prapë, unë, hasi në therrë: po si, gjyshja është këtu, sa mundet thurë xhemper!

12. Pa u ngritur mirë prej kauçi të dy veshët – gjyshja m’i skuqi!

Edhe njëherë, praktika vërteton: e vërteta (s)është bonbon!

13. Kur bën mot i lig, e shi bie pajada, gjyshi frynë e shfrynë: ah e bah, ah e bah, s’është kohë për njeri, e lëre më për gjah ?! Tërë ditën në shtëpi me vetveten luan shah, s’është i disponuar, as për shoqëri!

14. Por, ja që, tani, në oborr një zotëri, e kërkon gjyshin për një levërdi që unë si çilimi, nuk duhet të di ?!

Po si, or’ zotëri, kur bie shi, ai ri në shtëpi – tash e thërras unë gjyshin, pa numëruar ju dyshin!

15. Për budallain që habitet, mësimi përsëritet: kur e kërkuan babin, është dashur të fus në mend se, në këtë vend, dikush njëkohësisht – edhe është, edhe s’është, ec e merre vesht, (s’e kapë për kokë, as për bisht!!!)

16. Rrugës për në oborr gjyshi fort m’pickoi, tha: - more i gjorë, se ç’më bëre horrë, për këtë punë, ç’ti them tani – unë?!

Për të satën herë në vesh brisk tingëllon, madje ulëron: e vërteta (s)është bonbon!!!)

17. Për vëllain, dëgjoj tek thonë, se është një LUAN, e ka plot dashuriçka, sa në derë, sa në telefon, e kërkojnë për DIÇKA!

Edhe ai, gjithashtu, edhe është, edhe s’është këtu?!

Ku ta di, unë si çilimi, për ç’rast e çast, cila përgjigje, i lypet ati’.

18.

Këto fjalë, s’janë boshe, ja, në derë, një bukuroshe, mbështetur për qoshe, buzëqeshë e thot: e ke vëllain këtu, sot?

Po si, them unë, natyrisht – ti do t’i pëlqesh – sigurisht!

19. Sapo i tregoj, vëllai vetullat ngrysë, me një shqelm në prapanicë, sa nuk më përmbysë: kjo, nuk është AJO, kot mos më shqetëso!

Veshët skuqur, qafa ndezur, prapanica vlon, edhe njëherë, budallai rimëson: e vërteta (s)është bonbon!

20. Në jetë, pra, herët, duhet të mësosh, se edhe fjalët e urta herë-herë dalin bosh!!!

Por, nga ky pësim, ai që nuk mëson, jetën me telashe, gjithmonë e kalon.

Sepse, e vërteta, pra, nuk është bonbon, tani e di mirëfilli, sesa shtrenjtë kushton dhe sa shumë gënjeshtra bashkë me të flirton!!!

Një është TEORIA – PRAKTIKA e plotëson!!!

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page