top of page

S'JETOJMË PËR VETE ...


Ildije Xhemali

Një dru çelur lulet plot e për plot Falenderon, fton me modestin e vet Bleta këmbëlehta, të gjitha, tabor-tabor Lëshohen si re mbi lule, nektarin tret

Lulet lulëzojnë, ca bien, ca lidhin fruta Druri që u dha jetë, gëzoi të tjerët. -Asgjë s'fitove. Për një mendim iu luta. " Sa të jetoj, pa dhuruar, s'i dua jetët" ( vitet )

Me rrezen e Diellit, aromën e pran'verës U përshëndeta. I fola edhe Bletës -Puno sa për vete, gëzo të bukurat e jetës. Ashpër foli: "Njeri egoist, i shërbej së NESËRMES."

"Ju, Diellit po i rrëmbeni shkëlqimin Hëna ndarë në pjesë, e madhe babëzia Ajrin po e dotni, pëlqeni errësimin Nga pangopësia do ta pësoj njerëzia."

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page