top of page

Sëmundje zyrtare


Astrit Lulushi

Astrit Lulushi


Ndërsa “karantina” mund të tingëllojë si “kanaçe”, ajo nuk është as “kazan”, por vetëm një izolim 40 ditor për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Fjala është marrë nga italishtja “quaranta” - 40. Praktika e kuarantinës, filloi gjatë shekullit XIV në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare italiane nga epidemitë e murtajës. Anijet që vinin në Venecia nga portet e infektuara u kërkohej të qëndronin në spirancë për 40 ditë para se të fillonin zbritjen e udhëtarëve dhe shkarkimin e mallrave. Mes shqiptarëve, “kuarantina” u bë “ karantinë”, duke u përdorur nga zyrtarë e shtypi, dhe më pas turma, si gjithmonë, ndoqi shembullin e tyre. Kështu, kjo fjalë gjysmake, si edhe masat e qeverisë kur shpall se “ndalohet qarkullimi i makinave private”, ose, “ndalohet ecja në grup me më shumë se dy persona”, të kujtojnë komedinë e B. Levonjës për kohën e fashizmit nga kënvështrimi komunist.

Kur një vend nuk ka një qendër efektive për kontrollin e sëmundjeve, ku qeveritari a çdokush në krye merr pozat e doktorit duke dhënë këshilla e rekomandime, kjo gjendje shkakton tallje nënzë, përçmim dhe hutim në masë. Qeveria krenohet me numrin e të arrestuarve dhe gjobave të rënda edhe pse njerëzit të gjithë ndjehen të mbyllur nga frika, sëmundja e policia e shtetit. Ditë të errëta po kthehen, kur diktatori ishte pronar i popullit dhe ekspert i vetëm i çdo gjëje.

46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page