top of page

RTSH - Shqip është pjesë e një kulti.


RTSH - Shqip është pjesë e një kulti?

Fatmir Terziu


Çdo pjesëmarrës në një diskutim rreth situatës aktuale në kanalet e hapura numerikisht nga Televizioni Shqiptar zbulon një pozicion duke përdorur emrat 'media' dhe 'kult'. Të parës i jepet një shkallë respekti dhe njohjeje (socialisht, moralisht dhe juridikisht), kjo e fundit shihet me dyshim dhe armiqësi. Megjithatë, emërimi i një grupi si 'media' ose 'kult' nuk e vërteton apriori vërtetësinë e kanalizimeve të tij thelbësore. Pra, çfarë është sot ky lloj kanalizimi numerik i TVSH-së?

Ja një shembull. E martë 9 gusht 2022. Pulti shkon të kërkojë në rrjeshtin e madh të kanaleve RTSH. Ndalet tek RTSH-Shqip dhe aty menjëherë të del film shqiptar, ku dominimi rus i Luftës së propaganduar herë sjell urrejtjen mes njëri-tjetrit, herë nënshkrimet në rusisht, herë armiqësinë me aleatët e Perëndimit. Një film që as titullin më mirë mos t'ia përmendësh, në një kohë që ende sot problemi global vjen nga ajo pikë, nga Rusia! Përse ndodh kështu? RTSH nuk del dot nga kulti. Ky televizion është kult?

Televizioni është një dritare mediatike e më gjerë që ofron një përzierje gjithë-tematike të bazuar në rregullat e miratuara (një televizion publik me paratë e taksapaguesve dhe gjithë shqiptarëve). Metodat e tilla, ose rregullat janë pretenduar se ndihmojnë që njerëzit të reduktojnë stresin, zbulojnë jetët e kaluara, i japin fund varësisë nga droga, kurojnë sëmundjet mendore dhe shërojnë sëmundjet fizike, por a janë të tilla? I zënë në befasi nga suksesi i madh i manualit të tij me hapje kanalesh pafund, RTSH vendosi të hapë edhe RTSH - Shqip (një terapi me një zbulues gënjeshtre dhe propagande të vdekur tashmë këtu e tridhjetë vjet më parë, por të mbajtur gjallë vetëm nga skeptikët e saj) me qëllim që ta kontrollojnë ende mendjen e njeriut të shkatërruar nga çmimet marramendëse dhe të fitojnë para kushedi nga cilat skenare të pashkruara në ndonjë protokoll ose marrëveshje. Armiqësia e RTSH-Shqip ndaj një pjese tjetër shqiptarësh që menduan ndryshe, (s'ka si të jetë ndryshe kur shfaqen filma të tillë ende) të cilën programatorët e tij e konsiderojnë si një qasje „pozitive“ kur dihet se shfaqje të tilla nuk janë vetëm propagandë, por edhe dëme dhe debate aktuale për vëllavrasjet dhe degradimin opozitar në atë kohë të zymtë.

Dhe si për ironi filmat e bërë me ndihmën e rusëve të kohës së miqësisë vëllazërore nuk kanë të sosur në të njëjtën datë në RTSH-Shqip. A thua është ndonjë rastësi? Dihet se më 9 gusht 1991 është Lindja e Federatës Ruse. Federata Ruse njihet si pasardhëse ligjore e BRSS. Ngjarjet e ndryshme në fund të viteve '80 dhe '90 e bënë të qartë se BRSS do të zhdukej dhe se ishte e nevojshme të gjendeshin forma të reja qeverisjeje për çdo republikë, përfshirë Rusinë: një referendum u mbajt për të pyetur republikat se cilën formë qeverisje dëshironin, një grusht shteti i dështuar kundër qeverisë sovjetike, shpalljes së pavarësisë së Estonisë dhe Letonisë... Atëhere a është RTSH - Shqip pjesë e një kulti?

16 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page