top of page

Rruga e vështirë, e Ismail Qemalit


Rruga e vështirë, e Ismail Qemalit

"Shilla" dhe "Karribda" në një novelë

Novela"Karvani i Pavarësisë" nga Aristotel Mici

(ese)


Nga Përparim Hysi


Aristotel MIci është jo vetëm një nga krijuesit,por dhe studiuesit të letërsisë Shqipe. Ngritja e tij arsimore dhe formimi i tij intelektual flet për një krjues potent që stekën cilësore vazhdimisht e ka rritur. Ka emrin e tij të nderuar në fushën e arsimit e të kulturës,ku është shquar si një pedagog dhe,veç fushës pedagogjike,por dhe shkrimtar. Si pedagog, ka qenë me diapozon formues dhe kërkues njëherësh. Brezat e nxënësve që kanë dëgjuar ligjërimin e tij,flasin me konsideratë të thellë dhe tek ky pedagog,me një formim të gjithanshëm, ata gjenin konsulantin më prudent e të papërtuar për gjithëkohën. Aristotel MIci po shkon 88-vjeç dhe,megjthatë,pena e tij lëvron herë si studiues dhe herë si si krijues. Këtë radhë ai vjen para lexuesëve më një novelë me fond historik,siç është"Karvani i Pavarësisë". Profesori ma dërgoi me postë elektronike dhe,megjithëse jam i izoluar prej 8-ditësh,për arsye shëndetësore, nuk mund të rrija që jo vetëm ta lexoja,por dhe të jap përshtypjen time modeste për novelën.

* * *

Në qendër të novelës është vënë rruga e vështirë, e BABAIT të KOMBIT,Ismail Qemali për të shpallur Shqipërinë më vete. "SHilla" dhe "Karribda" janë metaforat e mia për t'ju afruar,sado pak,ato peripeci ku të rrezikohej dhe koka."Shilla" janë taboret e ushtrisë turke të mbushur me nizamë,për të kapur të gjallë Ismail Qemalin,rebelin të cilit"baba Sulltani" ia donte kokën në tepsi. Nuk mjaftonte kaq,por"Karribda" ishte moti i keq në atëfund vjeshte që ishte një barrierë e madhe për ta ndaluar atë"karvvan aq fatbardhë". Në novelë dalin qartë këto barriera,por unë jam myzeqar dhe në novelë jo vetëm gjeta atë stinë,por mirëfilli e di që myzeqari thotë:-Në vjeshtë "shkelen" retë. Kjo thënie nuk është vetëm hipotettike,por e gjen në atë mot të keq dhe tek ajo "qerrja mbuluar me rrogozë" që kthehet në"dhomë pritjeje" për Ismail Qemalin dh ekipin e tij. Si myzeqar që jam,e di mirë që rrotat e qerreve në Myzeqe janë aq të larta sa kalojnë rrapinat e qerreve, E tillë është"Karribda" në Myzeqe. BIsmarku thotë diku:" Gënjeshtrat kanë fushën e tyre në fistori luftrash dhe pas gjuetisë".Parë me këtë sy,kjo novelë nuk ka asgjë të stisur dhe,ndërsa "forcat regresive"(unë ikam quajtur"Shilla",mundohen ta kapin gjallë,ai,përkundrazi:çan baltrave të Myzeqesë nga Çerma,Divjaka,Karapotraku dhe,rrugë mbi rrugë,strehohet në"sarajet e Nedim Leskovikut" në Libofshë të Fierit. Atëherë pyetjes se si është e mundur,autori e ka dhënë përmjet personazheshshumica historikë dhe jo vetëm aq: tek bëj një ballafaqim pak racional,më shkrepet të thërres në ndihmë KAFKËN,ky i metaforizonte personazhet dhe mua më duket se Ismail Qemali në novelë është bërë Dallëndyshe që gjen strehë tek koka e njeriut.Kjo strehë e shpëton ISMAIL QEMALIN e karvanin etij edhe nga"Shilla" turke,por dhe nga"Karribda" e motit. Aty jepet ideja që PAVARËSIA nuk u arrit vetëm nga ISMAIL QEMALI,por dhe nga Mbështetja e madhe nga JUGU në VERI dhe gjithë SHqipërinë e mesme.Aty janë rrreshtuar me emra gjithë ata intelektualë që formojnë PANTEONIN e NDERIT e të Krenarisë KOMBËTARE. Në këtë kontribut nuk mund të mungonte as Diaspora me përfaqësuesit e tyre. Aty ka një harmoni dhe sintoni me klerikë të të gjitha feve. Nuk i është dashur autorit për të stisur dhe për të kënduar siç do vet.Karvani la "sarajet" e Nedim Leskovikut dhe marshuan drejt Petovës. Petova është vendlindja ime dhe autori më çon atje tek"Rrapi i Kupes".Këtu,tek ky rrap shekullor,mbahej lidhur gjemia për të kaluar lumin. E kam njohur atë të birin e lundërtairt (sa herë thoshte:-Pepja im e mori hopa Ismail -benë. Karvani kaloi lumin dhe vazhdoi drejt Vlorës ku dihet seç ndodhi. Por unë tek e shoh me me sytë dhe mwe gjykimin tim,them:autori i ka qendruar besnik historisë duke na dhënë një galeri të tërë me personazhë të njohur.E vetmja "shpikje" e autorit,është nizami Bushi Furka,fshatar i trevave të Semanit.Arratisja e tij,si nizam ka vetëm një qëllim: të ndihmojë Ismail Qemalin.Dhe ia arrin.Nuk ke se si del mbështetja e madhe qoftë dhe përmjet këngëve që u bëjnë jehonë KARVANIT dhe Ismail Qemalit.

* * *

Në mbyllje, e përshëndes autorin me një thënie të Anais Nin.Ky thotë:"Nëse nuk merr frymë në shkrim,nëse nuk bërtet në shkrim;nëse nuk këndon në shkrim,atëherë mos shkruaj,sepse kultura jonë nuk ka asnjë dobi. Aty,në novelë,edhe merr frymë,edhe bërtet,por edhe këndon se ti,PROFESOR, të vërtetën historike e ke treguar artistikisht.

Tiranë, 5 shkurt 2023

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page