Të gjitha rrugët tek ti ndalojnë vendlindja ime Nga Samolica e Lugina rizgjohen kujtime. Në fytyra fëmijësh shohim pranverë lumturie. Mbetëm si lisat e një ylli që kurrë nuk thahet. Mbetëm si gurë të shkulur nga Pragu i lindjes. Jeta herë qenka nji shportë më manushaqe. Herë një zjarr bubulak tek oxhaku prush. Me hapa të hedhur mbetëm udhëtarë të palodhur. Nēpër dogana bote lamë ca grimaca dheu Ëndrrat tona mbetën si karavan i pasosur. Në Toronto tjera ëndërra thurren më duar të ftohta Këtu mungojnë mirnjohjet jo sikur në Luginë. Përtej dhimbjes le të presin tjera muzgje e agime . Ani pse dielli mund të ngroh ndryshe supet e lodhura.
Mustafë Ismaili
Comments