top of page

RRËFEHEN...


Vullnet Mato

BURRË E GRUA RRËFEHEN, NË PLEQËRI... (Gazmore)

Ai:- Ah, sa të bukur ishim ne në jetë, moj grua! Druaj, kur të vijë koha të shkojmë në Parajsë, do gjej belanë me femrat, që do më qepen mua, por dhe ti me meshkujt, që do të ngjiten pas!... Se thonë, atje mes sekseve, ka liri absolute dhe s’kemi të drejtë të bëjmë refuzime kote. Atëherë ti për mua, do bëhesh xheloze akute, unë do tërbohem keqas, nga tradhtia jote... Ajo:- Këto shitja ndonjërës, që do vijë me ty në Ferr, për tradhtitë, që ke bërë disa herë pas shpine, por unë nuk të kam rënë ty në sy, asnjëherë, se s’kam dashur të ta rrit vlerën, mbi veten time. Ai:- Edhe unë diçka di, nga intimitetet e tua, por nuk ta kam tjerrë, se më ka ardhur zor. S’je qelibar si dukesh, për në Parajsë, ku thua, po ec të lutemi bashkë: O zot, na ço në Purgator!...

Ajo:-

Në Purgator, ty s’të hyn në punë fare bukuria,

atje dhe po të jesh hekur, mund të bëhesh dru,

të korrigjosh ligësitë që ke pasur, që nga rinia,

për t’u pranuar në parajsë, nëse ndryshon dikur.

Ai:-

Në rini, kam pasur veç një të keqe të madhe,

bukurinë, me të cilën kam çmendur çdo bukuri.

Atë kohë s’më kundërshtonte dot, asnjë sorkadhe,

të mora ty, vetëm se ishe nikoqire për shtëpi...

Ajo:-

Të gatuaj, të laj, të mbaj si një princ, në këtë botë

prapë nuk thua, se kam qenë si miss bota e bukurisë?!

Ai:-

Pse më detyron të gënjej, për atë që s’e them dot,

sikur kam pasur grua Dianën, princeshën e Anglisë?...

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page