top of page

Romakë e gotë


Romakë e gotë

Astrit Lulushi


Kur Roma u pushtua në 410, shumë nga njerëzit që e plaçkitën ishin pjesë e legjioneve të saj. Ata kishin luftuar në anën romake për vite me radhë, duke mësuar taktikat e tyre dhe vdekur përkrah tyre, shpesh në numër më të madh. Ata quheshin Foederatis; të trajnuar nga ushtria romake dhe luftëtarë tepër të aftë e të talentuar.

Pikturat e Rilindjes evropiane dhe disa burime, shpesh japin pamjen se ata që plaçkitën Romën ishin si kafshë të egra gjysmë të zhveshur me një kockë, si armë, të lidhur në trupin e tyre. Kjo është kryesisht e rreme.

Alariku, goti që plaçkiti Romën, rridhe nga fisi balt (burrnor) dhe madje luftoi përkrah perandorit Theodosius në betejën e Frigidus. Megjithatë, ai mendonte se grupi i tij kishte pësuar pjesën më të madhe të viktimave, dhe e inatosi Romën për këtë. Më pas, në latinisht, Alaric u bë Almerik, Amerigo, nga mori emrin Amerika.

Gjatë dekadave, Alaric kishte zhvilluar shumë beteja, herë me Romën, herë kundër saj. Kundërshtari kryesor i Alarikut ishte Flauvio Stilicho, Magjister Militum i Romës - një nga gjeneralën e harruar - dhe kujdestar i perandorit Honorius.

Për çfarëdo arsye, edhe kur Stilicho fitonte ndaj Alarikut në betejë, ai e linte të ikte (kishte thashetheme për një komplot mes të dyve.

Gjatë kësaj kohe, Roma ishte mjaft e pafat që kishte në krye të saj një nga perandorët më të paaftë, indiferentë dhe naiv, Honorius.

Në një farë mënyre, (ndoshta sepse ishte i paaftë dhe i mashtruar lehtësisht) Honorius ishte i bindur të mbështetej tek gjenerali i tij. Stilicho ishte njeriu që pothuajse i vetëm e kishte mbajtur Perëndimin të sigurt për më shumë se dhjetë vjet. Vrasja e tij ishte njësoj si t’i prisje dorën e djathtë Honorusit.

Menjëherë pasi trupi i Stilicho-s ra në dysheme (së bashku me shumë njerëz "barbarë" në Romë që ishin të lidhur me të), Alaric bëri lëvizjen; ai dhe gotët e tij marshuan në Romë.

Fillimisht, nuk kishte ndërmend ta pushtonte qytetin. Gjithçka që donte, ishte një komandë ushtarake, një titull brenda perandorisë dhe pak tokë për popullin e tij. Megjithatë, Honorius ishte i bindur të mos pranonte asnjë kusht të propozuar; Alaric rrethoi Romën në dy raste, përpara se ta pushtonte. Në fakt, Alariku thjesht po përpiqej të merrte lëshime nga Honorius, dhe jo të shkatërronte qytetin.

Nëse Honorius thjesht do të kishte bërë gjënë e duhur për popullin e tij, dhe do t'i jepte Alarikut atë që donte, plaçkitja e Romës dhe rënia e saj mund të mos kishin ndodhur kurrë dhe Alaric mund të ishte bërë një aleat i dobishëm.

Fatkeqësisht, Honorius ishte (siç u tha më parë) naiv-budalla dhe i sunduar nga njerëz mashtrues.

Megjithatë, Alaric nuk kishte përpara legjionet siç kishin ekzistuar në Romën e lashtë; ato ishin zhdukur. Roma ishte një guaskë e vetvetes së mëparshme dhe u mbështet kryesisht tek të huajt, foederatistët, për mbrojtjen e saj. Sapo ata arritën të bëheshin shumicë mes legjioneve, u kthyen kundër, Roma pagoi çmimin përfundimtar dhe rrjedha e historisë ndryshoi.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page