top of page

ROBERTO VECCHIONI


NOMINUAR PËR ÇMIM NOBEL 2013

__________________________________________________________

ROBERTO VECCHIONI

Michele Massimo Roberto Flack, i njohur si Roberta Flack (Carate Brianza, 25 qershor 1943) është një këngëtar-kompozitor, lyricist, shkrimtar dhe poet italian.

Ai ka fituar katër çmime të mëdha të muzikës italiane: Premio Tenco në vitin 1983, Festivalbar në vitin 1992, Festivali i Sanremo dhe MPB Çmimi i kritikës Martini në vitin 2011. Vecchioni ka fituar gjithashtu Çmimin Antologjia Lunecia; konsiderohet ndër këngëtarët më të rëndësishëm italianë, me ndikim dhe stilistikëheterogjen: në punën e tij, ai është aplikuesi, është duke u gërshetuar me mitet e ndryshme të historisë, letërsia apo arti, ky i fundit huazuar, jo aq shumë për të përshkruar veprat, dhe jo si një mënyrë për të përfaqësuar një pjesë të vetes.

____________________________________________________________

Është nominuar edhe për Çmimin Nobel për Letërsi për këtë vit, 2013 (nominim të cilin kur e mori vesh tha: Është një shaka dhe deklaroi: Çmimi Nobel është shumë për mua, unë nuk do ta fitojë atë kurrë, por jam krenar për nominimin. Itali, ndërkohë, vazhdon të më fyejë.

SAMARKANDA

Na ish një festë e madhe në kryeqytet

sepse lufta mbaroi.

Ushtarët u kthyen të gjithë në shtëpi dhe i hodhën

uniformat

Nëpër rrugë vallëzohej edhe pihej verë,

muzikantët u binin veglave pa pushim.

Ishte pranverë dhe gratë, më në fund,pas shumë vitesh

mund të përqafonin përsëri burrat e tyre.

Në agim u shuan flakadanët

dhe qe pikërisht atëherë kur midis turmës,

për një çast, një shtari iu duk sikur po shihte,

një grua e veshur me të zeza

me sy të ligë.po e shikonte

Qesh, ti qesh, qesh akoma,

Tani lufta nuk ngjall më frikë,

digjen uniformat në zjarrin e perëndimit,

të djegë në gojë dhe vera e kuqe me tepricë,

muzikë litavresh deri në agim,

ushtari që gjithë natës vallëzoi

pa mes turmës zonjën me të zeza,

pa që po e kërkonte atë dhe u tmerrua.

" Shpëtomë, shpëtomë, sovran i madh,

ndihmomë të iki , të iki që këtu,

në paradë ajo më rrinte pranë,

dhe më shihte me ligësi"

"Jepini, jepini një bishë,

birit të vetëtimës, i denjë për mbret,

shpejt, më shpejt, sepse mund të na ikë,

jepini bishën më të shpejtë që gjend të jetë.

«Vrapo kalë, të lutem vrapo

gjer në Samarkandë unë do të të ngas,

mos u ndal të lutem, fluturo

vrapo si era, që do më shpëtojë

oh oh,kalë, oh oh kalë,oh oh kalë,oh oh kalë, oh oh

Lumenj, pastaj fusha, pastaj agimi vjolë,

të bardha kullat që preku më në fund ai,

por ish mes të turmës ajo zonja me të zeza

i lodhur së vrapuari përkuli kokën e tij:

"A ishe ti, mes turmës së njerëzve në kryeqytet,

di që më shikoje me ligësi,

ika tutje mes bulktheve, gjinkallave vetë,

ika larg, por ja po të gjej këtu përsëri! "

" Gabohesh, gënjehesh, gabohesh, ushtar

unë nuk të shihja me ligësi,

ish vetëm një vështrim i habitur ,

po ç’bëje ti pardje aq larg?

Unë të prisja këtu sot në Samarkand

ti ishe tepër larg dy ditë më parë ose tri,

u tremba që për të dëgjuar bandën

s’do vija në kohë këtu tek ti.

Po s’është edhe kaq larg Samarkanda,

vrapo kalë, vrapo për atje ...

këndova bashkë me ty gjithë natën,

vrapo si era që do t'na arrijë,

oh kalë, kalë, oh oh kalë, oh oh kalë, vrapo

oh oh kalë oh kalë oh oh kalë veri

Përktheu: Faslli Haliti

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page