Rini e përjetshme
- May 5, 2020
- 1 min read

Rini e përjetshme
(Gëzuar ditëlindjen miku im Fitim Haxhiraj!)
Fatmir Terziu
Ende të shoh mbrëmjeve
buzë Longomares
teksa bën ecjen e përditshme.
Në ecje të “karantinuar”
zgjon kujtimet e kohës së racionuar.
Në zgrip të ditës
Ti dhe Deti udhëtoni memorjeve thellë:
Ai me legjendat e kripura,
Ti me këngët në buzë të Kaninës,
e bashkë gjerbni kafenë,
mbi librat e Vivrës…
… në prag të kësaj dite gotat zgjojnë vitet
me ritmet koreografike.
Londër: 06 maj 2020


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Odise Çaçi: Ta gezoni ditelindjen o Njeri i Perendise. Je me fat se prane kini nje Hyjneshe qe u ndricon rrugen Pac rini te perjetshme.