RILINDASI I HARRUAR


LEONARDO DE MARTINO (OFM),

RILINDASI I HARRUAR.

Lutfi ALIA


Aktiviteti i urdhёrit françeskan nё trojet tona, vazhdoi tё intensifikohet nё shekullin XIX. Krahas misionit apostolik, françeskanёt kontribuan nё rizgjimin e ndjenjave kombёtare, nё hapjen e shkollave shqipe dhe pёr funksionimin e tyre hartuan tekste mёsimore, fjalorë italisht – shqip, fjalorë latinisht - shqip dhe gramatika tё gjuhës shqipe, qё u përdorёn nё shkollat e malësisë së veriut.

Një ndër françeskanët më të shquar të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe përfaqësues i rilindjes kombëtare shqiptare, është Leonardo De Martino OFM, poeti i admirueshëm me poezi italo-albaneze, autor i disa veprave, përkthyesi në gjuhën shqipe i literaturës liturgjike dhe i disa autorëve të famshëm italianë, luftëtar i vendosur për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Leonardo De Martino u lind në vitin 1830 në familje arbëreshe mga katundi Greçi në komunën e Avellino. Fillimisht hyri në kuvendin Sant Angelo. Zhgunin e murgut e veshi në vitin 1858. Pasi perfundoi studimet teologjike në institutin e Propogandës Fide në Romë, në vitin 1865 shkoi misionar në Shqipëri, ku shërbeu për disa dekada në dioqezën e Sapës. Vitet e shërbimit në vendin tonë, si është shprehur vetë Frati De Martino, ndikuan t’i rizgjohen ndjenjat e atdhedashurisë për vendin e origjinës. Krahas aktiviteteve fetare, Fra De Martino kontribuoi në arsimimin e fëmijëve në gjuhën shqipe dhe ripërtritjen politike të kombit shqiptar, duke u shprehur hapur për çlirimin nga robëria shumëshekullore e Perandorisë Osmane.

Frati Leonardo De martino, ky arbëresh i shquar, është një ndër përfaqësuesit dinjitoz të plejadës të rilindasve shqiptarё të shekullit XIX. Leonardo de Martino, aktivitetin misionar e zhvilloi në Zadrimë dhe në Lezhë, por shpesh kryente udhëtime apostolike në malësitë e Shkodrës, Gjakovës, Pukës, Hasit, Mirditës etj. Për disa vite sherbeu sekretar i Prenk Bib Doda, kapedanit të Mirditës, i cili ishte shumë aktiv në veprimtaritë patriotike për shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Orosh, ishte mësuesi i të birit dhe i fëmijëve të tjerë të familjes të kapidanit.

Në vitin 1871, në kishën e fshatit Kotërr të Zadrimës, Leonardo De Martino e pagëzoi Fishtën me emrin Zef, ndërsa më pas, kur u shugërua prift, mori emrin Gjergj, si e njohim të gjithë At Gjergj Fishta.

Fra Leonardo De Martino u impenjua në mbarvajtjen e shkollave të ngritura pranë famullive të dioqezës të Sapës. Personalisht jepte mësim në shkollat e gjuhës shqipe, madje ka qenë mësuesi dhe mentori i Ndre Mjedës (1866- 1937), i Gjergj Fishtës (1871-1940) dhe Filip Shirokës (1859 – 1935), të cilët i veçonte si nxënësit e tij më të zellshëm.

Frati Leonardo de Martino përktheu në gjuhën shqipe shumë vepra të letërsisë italiane, si dhe materiale fetare dhe për këto aktivitete Ernest Koliqi shkruan: “Ai ishte ndër të parët, që përktheu në gjuhën shqipe me aftësi të mrekullueshme. Përktheu shumë autorë të famshëm italianë. Në vjershat me subjekte patriotike, ashtu dhe në ato me subjekte fetare, përdori mjeshtërisht një leksik të pasur gjuhësor. Ishte i pari që futi në poezinë shqiptare, metrikën italiane mё komplekse”.

Në vitin 1857 përktheu “Passione di Gesu Cristo - Mundimi i Jezu Krishtit”, poezi elegante dhe harmonike e Pietro Metatasio, në të cilën përshkruhet “Via Crucis - Udha e Kryqit”. Në hyrje të këtij botimi, vendosi një sonetë të tijën dedikuar Imzot Pietro Severini, Ipeshkëvi i Nenshatit nё Zadrimë. Vlen të theksohet se Fra De Martino është autori i parё, që ka shkruar soneta në gjuhën shqipe, pra ёshtё i pionieri i kësaj gjinie letrare i letërsisë tonë kombëtare.

Në vitin 1869, përktheu në shqip dhe botoi “Pater Nostro” dhe “Ave Maria”, që këndoheshin në shqip gjatë riteve liturgjike në kishat tona, si dhe perktheu “Natale” e Aleksander Manzonit; “Ora pro nobis – lutu për ne” e Parksaneze, hymnet e Marinionit, të Pietro Metastasio, si dhe shkroi Hymnin e Zonjës të Këshillës së Mirë”, padrone dhe pajtuese e shqiptarëve, një nga krijimet e tij më të frymëzuara.

Literatura fetare në gjuhë shqipe qarkullonte prej kohësh ndër banorët katolikë, të cilat i përhapte murgu Pieter Zarishti (1806 – 1866), i cili me ndihmën e priftit Ndue Bytyçi (1847 – 1917), i shpërndante si volantina në popullatën katolike lokale dhe atë kosovare. Kjo përvojë e ndihmoi Fra Leonardo De Martino, t’i mblidhte këto shkrime në shqip dhe t’i botonte në veprat e tij.



Frati Leonardo de Martino OFM


Nё vitin 1868, Leonardo de Martino OFM prelat dhe poet i shquar, i mirënjohur si Leonardo albanezi (Leonardi shqiptar), botoi në Trieste “Il lamento della prigionera – Vaji i të burgosunës”, që është përkthimi, ose më saktë përshtatje në shqip i veprës “Il lamento della prigioniera milanese – Vaji i të burgosunës milaneze” e Tomasso Grossi (1790 – 1853). Botimin në shqip të kësaj vepre, ia dedikoi rilindëses së shquar shqiptare Dora d’Istria. Në faqen e parë të librit “Vaji i të burgosunës”, De Martino vendosi një poezi të tijën me dedikimin: “Shkrimtares së përndritëshme, princeshës Dora D’Istria”. Në këtë poezi flet për një penё argjendi, të cilën vajzat e varfëra katolike shqiptare, ia dërgonin dhuratë princeshës, nëpërmjet Fratit Leonardo De Martino OFM. Këtë dhuratë të bukur të vajzave stigmatine, De Martino e shoqëron me një homazh poetik: “Ështё e madhe sa njё pendё e patёs, me moton tё mbishkruar: Dora d’ Istrias, nga vajzat e varfёra katolike shqiptare Stigmatine”. Poezia shoqëruese, u stampua në një karton me germa të arta. Këto vajza të varfëra, pra motrat Stigmatine, i drejtoheshin Dora D’Istrias, në emër të gjitha grave shqiptare, me të cilat u bashkuan në kor dhe burrat shqiptarё dhe arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të ishujve Jonike, të cilët dërguan poezi të shkruara në dialektet e tyre në gjuhës shqipe, që u botuan në një vëllim në Livorno. Nё këto poezi evidencohet kombësia shqiptare e princeshës, të cilën e cilësojnë “Ylli jetsorë i Albanisë” dhe shprehin admirim, mirënjohje dhe dashuri për rilindasen tonë të shquar. Mesazhit të Fra De Martino, Dora D’Istria iu përgjigj menjëherë me një letër të firmosur nga ajo vetë:“Reverendo, Ati im. Pasi u ktheva nga një udhëtim në Itali, gjeta poezitë tuaja të bukura dhe letrën tuaj xhentile. Ju them se mezi e pres dhe jam shumë e gëzuar dhe e lumturume të marr penёn, që më dërgojnë të hirëshmet vashëzat albaneze. Pranoni Reverendo, Ati im, me devotshmerinë time perfekte. Dora d’Istria”.

Në mars të vitit 1870, Fra De Martino mori një letër nga murgu Dedё, i kuvendit françeskan të Shen Martinit në Martanesh, i cili i kërkonte ta ndihmonte për t’u sistememuar në ndonjë kuvend tjetër, pasi kishin mbetur pak familje e krishtere dhe ndertesen e kuvendit ishte shndërruar në teqe të Martaneshit. Kjo situatë ishte e shpeshtë në trevat, ku popu-llata ishte konvertuar në myslimane, sidomos në Shqipërinë e mesme. Fra Martino iu përgjigj letrës të murgut Dedё, të cilin e këshilloi të mos largohej nga vendi ku kish shërbyer me vite, por të vazhdonte të jetonte, të predikonte dhe të rrinte pranë atyre familjeve që vazhdonin të ruanin fenë katolike. Murgu Dedë OFM e mirëpriti këshillën e Fra Martino dhe vazhdoi të jetoi me popullin e kësaj treve, që e respektoi dhe e nderoi dhe se ishte i fesë katolike. Murgu Dedё jetoi në një kapellë të fshatit Peshk, ku vdiq dhe aty e varrosën malësorët. Brezat pasardhës e quajtën “tyrbia” e Dedës.

Gjatë një misioni apostolik nё Nikaj - Mertur, Frati De Martino njohu françeskani