top of page

Rikardi, komunizmi dhe unë.


Anna Tena

Rikardi, komunizmi dhe unë.

Meqënëse pa arritur të varroset po e shajnë Rikardin, atëherë po ju them: As unë , familja dhe fisi im nuk kemi vuajtur në komunizëm. Nuk vuajmë as tani, pas komunizmit. Ne nuk dimë të vuajmë. Dimë të punojmë. Babai im ka qenë edhe atëherë dhe është antikomunist. Në fisin tim kam komunistë, ballistë, asnjanës. Të gjithë hanë e pinë bashkë si atëherë edhe tani. Kjo nuk do të thotë se na pëlqente ose jo diktatura. As ky sistemi i tanishëm nuk është kushedi, siç nuk qe as ai. Por, njerëzit përparojnë. Në demokraci pranohen të gjitha idetë dhe formacionet politike. Në diktaturë ndalohen të gjitha këto. Edhe pse asnjë nga ne nuk ka vuajtur në sistemin komunist , kjo nuk na bën njerëz të këqinj !! Domethënë , duhet patjetër të kesh vuajtur atëherë që të jesh i mirë tani?! Ky është një këndvështrim i çuditshëm për ata që e quajnë veten demokratë!

90 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page