top of page

Respekti njerëzor një fill i shijeve demokratike Perëndimore


Respekti njerëzor një fill i shijeve demokratike Perëndimore


Prof Dr Fatmir Terziu


Ndonjëherë mjafton një ditë. Një ditë që i përket një kohe të caktuar. Mjafton ajo kohë. Kohë në të cilën Njeriu ndjen atë që duhet të ndjej, respektin, mikpritjen, përkushtimin dhe arsyen e Njerëzores mbi të gjitha. Kështu ka ndodhur këto ditë, ose më saktë disa ditë më parë, kur Sami Osmani, një intelektual i njohur dhe një aktivist demokrat i përkushtuar vizitoi Londrën. Ai menjëherë shkroi: „Faleminderit për pritjen që më bëte në këto 5 dite të vizitës time në Londër! Përveç këto që po i shikoni në foto, një faleminderim shkon për Gazmend Cufaj dhe shumë të tjerë që më respektuan pa fund!“. Dhe kështu vete gjuha ku të dhëmb dhëmbi, thotë populli. Po ti shikosh nga fotografitë të gjithë janë demokratë, madje me përkushtim. Një ndryshim mund të jetë disi, se ata kanë mendime të ndryshme, por që nuk i ndryshon asnjëherë bindjet e tyre. Kjo natyrisht dhe një kuptim të gjerë në situatën në të cilën kalojnë sot demokratët. Dhe natyrshëm ka të bëjë me përpjekjet demokratike.

Përpjekjet për të krijuar një themel unifikues të respektit, mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të ideve të ndryshme demokratike dhe për të çrrënjosur mosbesimin dhe dyshimin meritojnë vlerësime të larta dhe dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për këta njerëz fisnikë, miq dhe demokratë të mikpritjes dhe mërisë që janë për dialogun e qytetërimeve dhe për fatin e së ardhmes demokratike. Idetë që krijohen dhe formohen gjatë takimeve dhe shembijve të tillë kanë potencialin të shërbejnë si blloqe të rëndësishme ndërtimi për projekte që do ta bëjnë demokracinë dhe vetë praninë në PD si një shenjë qëndrueshmërie, falë mendimeve ndryshe, dhe madje do ta bëjnë vetë Shqipërinë dhe shqiptarët të bëjnë realisht pjesë botën si një vend më i mirë dhe më i sigurt për të jetuar.

Fakti historik që anëtarët e fmendimeve të ndryshme jetuan krah për krah në vendet më të ndryshme kulturore për qindra vjet në paqe dhe harmoni gjatë kohësrave të ndryshme tregon se mendimi i ndërsjellë dhe paqja globale janë të mundshme për sa kohë respektohen drejtësia dhe të drejtat themelore të njeriut dhe respektohet barazia para ligjit dhe statutit të vetë PD-së, ku këta demokratë përkushtohen, aderojnë dhe sakrifikojnë nga koha e tyre e çmuar, gjithnjë bazuar në ligjet përkatëse. Ka shumë për të mësuar nga përvoja të tilla dhe fijet e padukshme që i mbajtën bashkë këto grupe të ndryshme njerëzish për kaq gjatë duhet të merren si shembull dhe aq më shumë kur ata kanë një pikë të përbashkët atë që i vlen Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga pikëpamja e besimit të tyre demokratik dhe mendimit ndryshe në partinë e parë opozitare shqiptare.

Mjafton vetëm kaq, mjaftojnë disa fotografi, mjafton vetëm një shënim falenderues që të mirëkuptohet se në mesin e këtyre miqve të respektuar demokratë gjithënjë ka dhe zë vend preambula se respekti njerëzor është dhe mbetet një fill i shijeve demokratike Perëndimore.



61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page