top of page

Regjizori fuqiplotë i filmografisë shqiptare


Ekrem Kryeziu


Fatmir Terziu


Është njeriu që iu përkushtua tërësisht filmit. Njeriu që si shumë emra të mëdhenj të kinematografisë botërore, Spielberg, Tarantono, Eastwood, Allen etj, diti mjeshtërisht të zotërojë skenarin, skriptin, storybordin, vendshikimin, kameran, editimin, montazhin dhe tërë proceset që i përkasin realizimit të një filmi. Është mjeshtri Ekrem Kryeziu. Ai ka lindur në vitin e zjarrtë të Luftës së egër Botërore, në vitin 1943 në Pejë, Kosovë. Ka lindur në një vit që shtoi së tepërmi problemet në vendlidjen e tij. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova. Është diplomuar në Akademinë e Filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhën shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisori produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë. Ekrem KRYEZIU, pumoi në TVB nga fillimi i vitit 1966. Si profesionist i vërtetë pas shkollimit në Akademinë e Filmit luajti një rol me rendësi në aftësimin dhe përkujdesjen artistike të punës me kamera të xhiruesve të redaksisë Shqipe në TVB gjatë viteve 1967-1973. Në vitin 1967 mori pjesë në realizimin e filmit të parë në gjuhën shqipe “UKA I BJESHKËVE TË NEMURA” (1967), si asistent i regjisorit Miki Stamenkoviç. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe në shumë raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazhierit në montimin e kronikave për lajme dhe emisione të ndryshme. Ekrem Kryeziu më saktë është autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës. Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari “irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi”. Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës “Labia” dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor. Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në SHBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike. Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve “Një lindje” ka fituar çmimin ORËO, më 1973; dy seriale televizive (“Po e zëm, po e zëm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera në Prishtinë” 2001, skenarist); tri teledrama (“Të ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980); tetë filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar “Prix d’ Italie”, në Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Gjurmë të Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Një jetë e tërë” 1980, “Gjurmë të Bardha” 1980 – “Arena e Bronztë” për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994; dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995; dy filma artistikë “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna” 1997; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si “Të ngujuarit”, 1971 Prishtinë, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004. Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.


Filmografia dhe aktivizimi i tij në këtë fushë:


Regjisor / Skenarist


* Rruga pa kthim - (1998), Regjisor

* Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna - (1997) , Regjisor & Skenarist

* Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist

* E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist

* Gjurmët e barëdha - (1980), Regjisor & Skenarist

* Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor

* Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist

* Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist

* E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist

* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist

* Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor

* Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist

* Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist

* Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist

* Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist

* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist

* Hleb - (1973) (TV), Regjisor

* Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist

* Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist

* Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist

* Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist

* Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist

* Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist

* Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist

* Po e zëm, po e zëm - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist

* Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist

* Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist


Editor


* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)

* Pikë e gurë - (1975)

* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)

* Kullat e Junikut - (1973) (TV)

* Dasma - (1969) (TV)


Asistent


* Crveni udar - (1974) (third assistant director)

* Uka i Bjeshkëve të nemura - (1968) (second assistant director)


Producent


* Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)

* Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)

* Por - (1974) (TV) (asistent)

* Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)



Mjafton të përmendin një nga filmat e tij. Mjafton të përmendim filmin “E Kafshoja Terrin” që është një nga filmat e tërë mundit dhe zotësive të tij profesionale. Është filmi që u xhirua në vitin 1977. Është filmi që angazhoi të papërsëriturën, Nexhmije Pagarusha në rolin e nënës dhe aktorin Skënder Rama në rolin e Ramës. Në role të tjera ishin Avdush Hasani, Kumrije Hoxha, Shani Pallaska, Ismail Gami, Ramadan Malaj, Ahmet Spahiu. E kafshoja terrin është një film televiziv prodhim i RTP “TV Prishtina” 1977, formati 16mm color. Filmi ishte pjesëmarës në festivalin "Prix Italia 1978" në Milano, Itali. Stafi i tij ishte: skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu, Producent ekzekutiv: Eqrem Basha, Drejtor i fotografise: Shukri Kaçaniku, montazhi: Mentor Kaçi dhe Ekrem Kryeziu, Skenografia: Shahin Kryeziu, Kostumet: Avni Ferizi, Zëri:Sahit Sahiti dhe Fahri Pallaska, Ass. regjije: Nuhi Matoshi dhe Nevruz Manxhuka, Assitent kamere: Ramadan Bobaj dhe Agron Nela, Ndriçimi: Bedri Dibra, Organizimi: Bujar Babuni dhe Qemajl Sokoli.

Por nuk mjafton vetëm kaq për të madhin e regjisë dhe tërë komponentit kinematografik. Nuk mjafton kaq…

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page