Gjeneral * Piro AHMETAJ:
"Referendumet dhe mobilizimi me dhunë, prova të krimeve dhe dështimit të Rusisë Putiniste" !
Në respekt të disa qindra mesazheve inkurajuese por edhe rezervave ndaj opinionit me të njëjtin subjekt (publikuar gjerësisht nga media brënda & jashtë vendit), po paraqes këndvështrime strategjike rreth zhvillimeve thelbësore në fushbetejën e Ukrainës, por jo vetëm:
I. Referendumet nën zinxhirët e Tankeve dhe me bajonetat e pushtuesve, i çmoj si përpjekje dëshpëruese të Rusisë Putiniste për të mbuluar krimet barbare të luftës në Ukrainë» ! Kurrësesi nuk mundet dhe nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombtare, (USA, OKB, BE, NATO, etj) pasi jo vetëm nuk japin asnjë zgjidhje por i përkeqësojnë pasojat e aventurave ushtarake.
I menjëhershëm dhe i prerë, qëndrimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken: "Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin me referendume të territorit ukrainas nga Rusia.. Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t'i mbështesim ata në këtë përpjekje”.
Ndërsa po ashtu ndaj "referendumeve me bajoneta derë më derë", Sekretari Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ju përgjigj me "simbolikën e përballjes me flamujt e 30 vendeve të Aleancës Transatlantike"!
II. Mobilizimi i 300 mijë rezervistëve dhe thirrjet e Patriakut në këtë aventurë vrastare, i çmoj si: "konfirmim zyrtar të dështimit të ofensivës neonaziste të Rusisë për të arritur objektivat strategjike, ndaj integritetit teritorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë» !
E thënë më tèpër, mbas +7 muajsh, makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarak/qytetarë Rus të vrarë si dhe ka humbur inisiativën strategjike në fushbetejë, por edhe po diskreditohet në përballjen me fuqinë ushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së qytetëruar si dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE).
III. Putini nuk do ta shtypë butonin e kuq të armëve bërthamore. Kjo pasi nëse Ai do guxonte, Rusia do merrte shpagimin e merituar nga USA/NATO si dhe Putinistët, ashtu si nazistët do të ndëshkoheshin: “për krime kundër njerëzimit"! Po ashtu, elitat mëndjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrësesi nuk do të lejojnë që Rusia të damkosej përjetësisht si Shtet Terrorist.
Kjo ishte edhe përgjigja e vendosur e Presidentit Biden, gjatë fjalimit historik në OKB, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe BE, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe kujdo tjetër diktatori të marrosur nga paranoja e luftrave të përgjakshme.
IV. Bashkë me dështimin për pushtimin e Ukrainës, Rusia po/do të humbas edhe peshën gjeopolitike në mbarë Botën, Detin e Zi, në Ballkan, Mesdhe, etj.
Për pasojë, kjo do të shërbejë si një rrethanë e favorrshme për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO si dhe për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok (CSBM) mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënies dhe besimit të qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.
V. Ndërsa për oshilacionet e Z. Vučič mbi: "kufijt e Ri shtetërorë; trimërimin pas lufte me (mos) njohjet e Kosovës si dhe nënëshkrimin të Marrëveshes së nënështrimit ndaj Rusisë” = nuk trembin as Kosovën, as Shqipërinë, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s por vetëm diskretitojnē dhe minojnë rëndë axhendën e udhëtimit të Serbisë drejt BE dhe vlerave Euroatlantike!
Kështu, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, të nëshkruar në mënyrë cinike në New York (!), vjen edhe përgjigja në Draft-Rezolutën e Parlamentit Europian (PE): "BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë"!
Duke marrë në konsideratat këto rrethana, do i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politik të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës dhe kolapsi i Superfuqisë Ruse”, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon e gjej jo vetëm si një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në vendimarrjet e mëdha (me SHBA/UN/NATO/), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj, por edhe në dobi të paqes, stabilitetit demokratik dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”!
*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,
Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO.
Comments