top of page

Realiteti dhe vetëdija


Realiteti dhe vetëdija

Astrit Lulushi


Problemi i filozofisë the fizikës, thotë Platoni, është gjetja e një baze të pakushtëzuar. Arkimedi kërkonte vetëm një vend mbështetje për levën për të lëvizur botën. Ky pasazh nuk është përmirësuar kurrë.

Filozofët - dhe fizikantët - vazhdojnë me idenë se ekzistojnë parime që përcaktojnë të gjitha fenomenet dhe, nëse mund të njihen, mund të përdoren për të kuptuar dhe parashikuar të gjitha ngjarjet dhe përvojat fizike. Siç theksuan Platoni dhe më vonë Emersoni, këto parime, kur janë në mendje, janë ide ose ideale dhe, si të tilla, zotërojnë një bukuri të pafund dhe pranohen. Parime të tilla i japin një kuptim themelor ose shpirtëror gjithë natyrës; ato përshkojnë dhe shpërndajnë të gjithë materien me anë të mendimit; pasi të depërtohet nga kjo njohje, njeriu mundësohet të njohë unitetin dhe harmoninë e të gjitha gjërave. Ky është një demonstrim i shkëlqyer i natyrës së transformuar në mendje, me lëndën e lënë pas, si një mysafir të padëshiruar.

Eksperimente janë bërë dhe bëhen, ku ideologjia buzëqesh dhe njeriu hidhet tej si i padëshiruar.

Energjia, materia, hapësira, koha dhe ndarja janë perceptimet tona për realitetin. Mbi katër mijë vjet përpara bota hapësinore-kohore ishte një iluzion. Hapësira dhe koha nuk janë gjëra që perceptohen, thonin egjiptasit, por është vetëdija që mund të njohë botën që krijon rreth nesh.

Realiteti është një temë më e gjerë sesa mund të imagjinohet. Kushdo që përpiqet të përcaktojë realitetin e vë këmbën në një shpat rrëshqitës, siç e kanë njohur mistikët prej kohësh dhe fizikantët e kanë mësuar. Realiteti është çështje perceptimi dhe asgjë tjetër; perceptim që lind nga vetëdija. Hapësirë-kohë është si qëlimi i thurur nga fijet e ndërgjegjes. Hapësira dhe koha nuk janë aktualitete, ato janë perceptime, në të cilën një botë mund të përjetohet si një seri gjërash dhe ngjarjesh. Hapësira dhe koha janë vetëm një teatër iluzionar; skena, drita, peizazh, rekuizita; ato nuk janë asgjë më shumë se simbole fantazmë që njeriu krijon për të lidhur dhe njohur atë që përjeton. Për të arritur këtë njohje dhe realizim, së pari duhen thyer kufijtë iluzorë të perceptimit; për të realizuar një vetëdije të zgjeruar, shumë të ndërgjegjshme, e cila shkon përtej një vetëdijeje të zakonshme dhe fizike.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page