top of page

Rahmi Tuda dhe vlerat estetike që i solli dhe i dha poezisë


Rahmi Tuda

Rahmi Tuda dhe vlerat estetike që i solli dhe i dha poezisë


Dr Fatmir Terziu


Jashtë fatit, rrjedhave të jetës dhe mjaft apoteozave të tjera, emri dhe vepra e Rahmi Tudëslidhen me një arkivë që mbetet një thesar i paçmuar në krijimtarinë mbarëshqiptare. Jo thjesht për larminë e tij krijuese, por edhe për cilësinë dhe trajtimin me nivel të veprave të tij. Janë rreth pesëmbëdhjetë tituj të ndryshëm që fuqizojnë arkivën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, por janë edhe dhjetra leksione e krijime që ai ka lënë auditoreve të Reçicës, në Universitetin e Parë dhe ‘problematiko-historik’të Tetovës. Ai tashmë nuk jeton më, por vepra e tij ka mbetur një thesar me vlera estetike.


Autori


Rahmi Tuda u lind më 9.3.1934 në fshatin Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Strugë (1952), Normalen (1956 dhe) Fakultetin Filozofok-filozofinë e thjeshtë (1872) në Universitetin e Shkuptit. Magjistroi në Universitetin e Kosovës (1983) në temën Poetika e fjalëve të urta të popullit shqiptar, kurse doktori (1990) në temën Vlerat estetike të poezisë popullore legjendare shqiptare.

Ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë, mbledhës i visarit gojor të Strugës dhe studiues i krijimtarisë gojore shqiptare.

Në vitet 1956-59 ishte arsimtar në vendlindje, kurse gjatë vitit 1960 punoipo ashtu si arsimtar në fshatin Dologozhdë të Strugës. Nga viti 1962 e deri në vitin 1968 ligjëroi filozofinë dhe sociologjinë (në gjuhën shqipe dhe maqedonase) nëgjimnazin e Strugës. Në Shkollën Normale “Zenel Hajdini” punoi gjatë viteve 1969-1973. Nga viti 1973 deri në shtator të vitit 1991, punoi si pedagog në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Pushteti jugosllav kurrë s’e la të qetë në punë dhe në jetë. Tri herë e larguan nga puna. Herën e parë – në vitin 1968 nga Gjimnazi i Strugës e larguan shovinistët maqedonas, në vitin 1973 koalicioni serbo-maqedonas,, kurse në vitin 1991 obskurantistët serbë, të cilët edhe edhe në vitin 1981 e izoluan (dy muaj) si të “rrezikshëm”- në Lipjan dhe në Mitrovicë.

Në rrugën krijuese letrare, artistike dhe shkencore s’pati fuqi që mund ta ndalte këtë autor. Shkroi poezi për të rritur dhe për fëmijë, aforizma etj. Rahmiu ka botuar një sërë punimesh nga fusha e filozofisë, e folkloristikës – e paremiologjisë. Ka publikuar një varg recensionesh për veprat filozofike dhe etnografike, shqyrtime letrare, kumtesa, artikuj, vështrime, trajtesa, ese etj.

Me kumtesat nga fusha e folkloristikës, ka marrë pjesë në sesionet, në tribunat shkencore të Institutit Albanologjik në Prishtinë, në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që e organizonte Universiteti i Prishtinës.


Veprat


Është një numër i konsiderueshëm veprash që nisin me “Vlerat estetike të poezisë sonë legjendare”; “Vlerësime folklorike : Studime, kumtesa, recensione”; “Çështje paremiologjike”; “Juve ju këndoj”; “Në qelinë pa numër”; “Çka është dhe çka s'është fjalë e urtë”; “Faji; Marrëzia”; “Ndikimi i vargut popullor në poezinë e Lasgush Poradecit: (Kumtesë e lexuar në sesionin shkencor kushtuar jetës dhe veprës së poetit L. Poradeci, mbajtur më 26. 12. '99 me rastin e 100 vjetorit të lindjes, organizuar nga Bashkësia e Qytetit të Pogradecit, shoqata "Miqtë e poetit" dhe krijuesit e rrethit ); “Metafora e kurmit: [Poezi]; “Jeta dhe krijimtaria letrare patriotike e Andon Zako Çajupit”; “Libri që rrëzon maskat e një politike nacionaliste : pasi ta kesh shfletuar veprën "Shpresa dhe zhgënjimi i shqiptarëve në Maqedoni gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore" të Gëzim Ostrenit” etj.


Redaktor librash

Rahmi Tuda është edhe redaktor i mjaft librave të autorëve të ndryshëm si Nuhi Vinca, Meri Lalaj, Nol Berisha, Hajro Ulqinaku, Nermine Qorolli, Munin Zeqiri etj.

Me sytë e Argusit” është një vëllim poetik që edhe pse i mungon arkivës së Bibliotekës Kombëtare, mbetet një vëllim tejet i veçantë poetik i këtij autori. Ky vëllim është botuar në vitin 1993 në Prishtinë, nga “Rilindja” dhe ka për redaktor Nazmi Rrahmanine për recensues poetin dhe shkrimtarin me emër, Rrahman Dedaj.

Tërë krijimtarinë poetike të këtij vëllimi e përshkon raporti midis intimitetit,ngjyrimitdhe dinamikës. Duke kapur me radhë secilën prej këtyre raporteve në poezinë e Tudës, dhe po të huazonim studiuesin shqiptar, Nehas Sopaj në këtë pikë do të kuptonim se intimiteti është përgjithësiht ‘intima personale’, ngjyrimi mbetet ‘fjala, fjalia dhe teksti poetik’ dhe dinamika shihet në raportet e Uni-t dhe Ti-së(Sopaj, 1999:75). Të trija këto raporte përcaktojnë në fakt vlerat estetike të poezisë së tij. Duke lexuar dhe studiuar poezinë e Tudës, natyrshëm këto vlera estetike shihen si transkendencë normale për tërësinë e krijimtarisë poetike shqiptare. Poezi të tilla “Dhembje”; “Sa herë”; “Udhëtari”; “Rruga”; “Marrëzia” apo “Faji” janë dëshmi të këtij fakti.


21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page