top of page

Qetësi dhe vetëm



Astrit Lulushi

Të vetëmenduarit është përgjigjia; jo kur mendon gjërat për-rreth; si arti, i cili nuk u përgjigjet pyetjeve, por nxit pyetje të tjera. 

Nëse doni të dini, gjëja e parë që dëshironi të pyesni është se kur, ku, dhe si ka qenë gjysma rinore e jetës. David Copperfieldi do t’iu dukej komedi. Por të mos të hyjmë në të. Veç kësaj, nuk do t'iu tregoj autobiografi; brezi ynë, i vjetër, është mësuar të mos thotë të vërtetën, vetëm për të fituar “buzëqeshje” nga pushteti. 

Do t'ju tregoj vetëm për këtë rast që më ndodhi para se të ikja: 

“Duhet ta merrja me qetësi”.

Jetoj shumë larg nga vendi, dikur i mbylur, që shpesh e vizitoj. Takova një ditë një shkrimtar, tani ishte plakur, para presidencës, në pritje për një dekoratë. Vite më parë, kishte shkruar një libër - Sekreti i peshku të artë. Bënte fjalë për një njeri që nuk lejonte askënd ta shikonte peshkun e artë, sepse e kishte blerë me paratë e veta. Më mirë ta kishte titulluar "Sekreti i peshkut të kuq". Ndjej shtrëngim në gjoks.  

Nëse ka gjë që urrej, janë filmat. Mos m’i përmendni. Më mirë do të ishte të quheshin “filmat e epokës së kuqe”. Më falni, se fola gjatë. 

Ajo që dua të tregoj është dita kur u largova. Kjo është e gjitha. Ndoshta mund t'ju them se çfarë bëra pasi ika. Tani, këto gjëra nuk më interesojnë. 

Dhe njeriu që ndodhet pranë, vazhdon - “Po për punë si ia bëre?” 

Është një pyetje kaq idiote - Si ta dini se çfarë do të bëni derisa ta bëni? Por pyetja mbetet në mendje që lind shumë pyetje të tjera. Gjithçka që mund t’iu them është se mungonin të gjitha. Por mos i thoni askujt asgjë. Nëse e bëni këtë, do të mbeteni vetëm. 


Vincent

Astrit Lulushi

Jeta ështe një lojë që njeriu e luan sipas rregullave. Nëse kalon në anën ku janë të gjitha fitimet, atëherë është lojë e rregull. Por nëse luani në anën tjetër, ku nuk ka asnjë përfitim, atëherë çfarë është ajo? Asgjë. Nuk ka të ardhme, si mendim pesimist. Nëse mendojmë fanta-shkencë, e cila nuk është larg nga miti ose metafora, kjo duket e vërtetë. Bota nuk është kot rrethore. Ajo na kujton se çdo jetë dhe epokē pērsëriten. Kur shohim diçka, na duket se e kemi parë, de javu. Mos vallë ne ndryshojmë vend dhe epokat nuk lëvizin? 

Në vitet 1960, një fermer në një fshat, në veri të Parisit, gjeti një armë të vjetër të ndryshkur. Ajo u gjet në një vend të veçantë - ku Vincent van Gogh ka shumë të ngjarë të kishte qëlluar veten. Arma përputhej me kalibrin e plumbit të marrë nga artisti i njohur. Ajo u testua gjithashtu dhe sipas shkencës mjeko-ligjore, kishte qëndruar e groposur në tokë që nga vitet 1890. Është diçka e mrekullueshme… thjesht një fermer, që lëron arën e tij, has në një pistoletë të vogël që ndoshta piktori më i famshëm në historinë botërore e kishte përdorur për të vrarë veten. 

Vincentit të varfër iu deshën dy ditë për të vdekur - plaga ishte e rëndë, por jo menjëherë fatale. Ai vdiq ngadalë. Gjetja e një "të dhëne përfundimtare" shtatëdhjetë vjet pas faktit ishte shumë e vështirë. Së fundmi dëgjova, se arma u shit në një ankand për 182,000 dollarë. 

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page