
QESHNI…….! ME ZË MË SHANI,
Qeshni…….! Me zë më shani,
Veç inat mos më mbani!
Telefoni s’pushon nga cërret,
Na heq mendjen nga gërr-vërret
I pyes: - A jeni mirë?
Dëgjoj: - Mirë, tërë mirë!
Më pyesin: - Po ju mirë?
U flas: - Edhe ne mirë jemi!
S’dalim dot, s’kemi ku vemi.
Rrimë mbyllur si fakirë,
Natë- ditë na gjen shtrirë.
Divanët ç’u bënë gropë,
Dhe çarçafët copë-copë.
Si plagë na dhemb kurrizi,
Mjekra si gjemb murrizi!
Flokët zgjatur si qëmoti,
Hallakatur kot së koti.
Jemi bërë si të mjerë,
Nuk troket njeri në derë.
Gojën qepur me gjilpërë,
Tek dyqani, sërë- sërë.
Me oreks gjynah të qahemi,
Nga shëndeti mezi mbahemi!
Jemi bërë si të mpirë
Gjumi vjen në të gdhirë.
Nga dritarja na flet dielli,
Syrin shkel hëna nga qielli.
Ju marr vesh pa bërë fjalë
U bë muaj, të pa dalë
Me puthje shëroni mallë,
Mbyllet dashuria vallë?
Sa të ikë edhe kjo valë,
që zvarritet çalë-çalë
Në fund them: të fortë jemi!
Hiç merak për ne mos keni!
S’ka ç’na bën virus mavria!
Të na rrojë dashuria!
Shpejt do festohet liria……!
Kadri Tarelli
Durrës më: 09, mes pranvere, 2020.
留言